08/10/2024

Mizoritë serbe në Kosovë nuk kanë fund as emër!

0

Nga Enver Bytyçi

Nje grua nga Prishtina, V.B, ka treguar historine e saj te dhunimit (perdhunimit) nga 12 serbe ne mars te vitit 1999 ne ambjentet e fakultetit ekonomik te Universitetit te Prishtines.

Nuk eshte e mundur ta lexosh ate rrefim, perjetimin dhe akthin e saj disa vjecar, si dhe vuajtjen e vjehrrit e te bashkshortit te saj e te mos emocionohesh deri ne lot! Njemije pyetje te vijne ne koke! Po sikur ta kishte perjetuar kete ngjarje e dhimbje gruaja apo vajza ime?! Po sikur, dhe sikurset jane te pafund!

Police e ushtare serbe qe jo vetem te dhunojne, por edhe te perdhunojne ne grup, gje qe as kafshet nuk e bejne! Oficere serbe qe te kujtojne “Golgoten shqiptare” te Aleksander Leo Freundlich per akte dhune si keto qe kane ndodhur ne Luften e Pare Ballkanike ne vjeshten e vitit 1912, por edhe ne vjeshten e vitit 1913!

Akte primitive qe kane ndodhur ne vitin e fundit te shekullit te XX! Dhe keta serbe askush nuk i trazon. Ndoshta dhe me siguri punojne ne institucionet qendrore te Serbise!

Shpesh here themi Zoti i denofte! Por ne shqiptaret akte te tilla barbaresh nuk duhet t’i leme vetem ne ndeshkimin e Zotit! Duhet te kerkojme me ngulm qe te behet drejtesi dhe duhet t’i denojme te gjithe ata shqiptare pro-serbe qe pajtohen me Serbine dhe serbet, ende pa kerkuar ata ndjese e pa i denuar fajtoret kriminele!

Lexojeni ate rrefim dhe thoni pastaj se “na duhet mirekuptim, pajtim me Serbine per te pare nga e ardhmja”! Nderkohe qe jane serbet ata qe e kane vra edhe te ardhmen e se paku dy ose tre brezave te shqiptareve te Kosoves! Nje popull qe jeton akoma me perkujdesje mjeksore ne psikiatri! Nje popull qe ende pas me shume se dy dekadave zgjioet naten nga ankthi dhe makthi i veprave kriminale te Serbise!

Zoti i vrafte ata kriminele! Zoti i ndeshkofte edhe ata shqiptare pa gjak e shpirt shqiptari qe falin gjakun e vuajtjet e shqiptareve te masakruar, dhunuar e perdhunuar nga serbet! Zoti ua qofte ketyre shqiptareve ne dere keto fatkeqesi!

Kthjellohuni o njerez dhe nese nuk keni pak dhimbje per viktimat e dhunes serbe, se paku ruani pak dinjitet e integritet, se na turperuat per jete te jeteve! Lexojini se paku rrefime te tilla, se mos ndoshta beheni pak me humane ne mbrojtje te viktimave dhe jo ne ndihme te dhunuesve mizore!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

error

Nese e pelqyet ket artikull? Ju lutemi përhapni fjalën :)

Follow by Email
YouTube
YouTube
Tiktok