22/12/2024

Mitet që rrëzoi dhe të vërtetat që rizbuloi protesta e thirrur nga Sali Berisha!

0
Protesta-PD-7-7-22

Nga Enver Bytyçi

Mbrëmë, më 7 korrik 2022, në Tiranë u zhvillua protesta e thirrur prej Sali Berishës. Gjithkush pajtohet se kjo protestë anti-regjim në Shqipëri ishte më madhështorja, me një pjesëmarrje të jashtëzakonshme. Për herë të parë pas nëntë vitesh, që kur regjimi i Edi Ramës u vendos në vend, më shumë se Shqipëria lëvizi dhe u gjallërua Tirana. E kur lëviz Tirana, gjithmonë rrëzohen regjimet e diktaturat!

Por nuk do të ndalem thjesht te protesta. Do ndalem te rezultati i saj. Kjo protestë rrëzoi shumë mite dhe na rizbuloi shumë të vërteta. Në analizën time nuk mundem t’i zbuloj të gjitha. Megjithatë po ndalem në disa prej tyre:

  1. Protesta e 7 korrikut dhe ylli i saj, Sali Berisha, rrëzuan mitin se “mafia në pushtet është e pathyeshme e nuk mund të rrëzohet”! Ato zbuluan të vërtetën se mafia politike e Edi Ramës, e lidhur ngushtë me mafien e oligarkëve, thyhen dhe rrëzohen! Se regjimet e bazuara në korrupsion, krim dhe grabitjen e taksave, si dhe pasurive kombëtare bien!
  2. Kjo protestë dhe lideri i opozitës shqiptare thyen e rrëzuan mitin e krijuar, sipas të cilit “të gjithë politikanët shqiptarë janë njësoj”! Ndërkaq zbuloi të vërtetën e madhe se ata nuk janë dhe objektivisht nuk mund të jenë njësoj. Vetëm Zoti nuk është mëkatar. Mëkatarë janë të gjithë njerëzit. Por kjo nuk do të thotë se ata janë njësoj. Protesta e zbuloi edhe këtë të vërtetë. Të vërtetën se fitues është jo ai që nuk mëkaton, por ai që beson te Zoti, te Atdheu, te Kombi e te Familja!
  3. Më 7 korrik u thye miti se shpallja “non grata” ose “kulak” nga DASH, qenka akt i mjaftueshëm për ta rrënuar autoritetin, dinjitetin, integritetin dhe prestigjin e një njeriu që beson te e vërteta! Dhe u zbulua e vërteta se qytetarët shqiptarë nuk e besojnë propagandën. Ata shohin krejt diçka tjetër te personi i Sali Berishës! Kjo do të thotë se DASH-i do të duhet të reflektojë dhe ta rishqyrtojë vendimin e tij. Në këtë rast thyhet edhe miti, sipas të cilit u përpoq të ngjizë propaganda e mafies se “Non-grata është e përjetshme”! Ndërkohë që në filozofi ka një ligj: – Asgjë në këtë botë nuk është e përjetshme dhe e pandryshueshme!
  4. Protesta e 7 korrikut rrëzoi mitin, sipas të cilit “Edi Rama blen gjithçka, edhe opozitën”! Dhe zbuloi të vërtetën se shit-blerja e pengmarrja janë atribute të liderëve të thyer, të pavendosur, me moral të dobët dhe etikë të papranueshme! Zbuloi të vërtetën tjetër se Sali Berisha, si lider i opozitës, nuk është e nuk mbetet peng i askujt!
  5. Prej asaj çfarë thamë në pikën 4 shkojmë te fakti se kjo protestë theu mitin e mosbesimit! Dhe risolli në vëmendje të vërtetën se besimi është çelësi i suksesit. Besimi në fitore! Besimi në të drejtën që ta ka dhënë zoti! Besimi te lideri! Shqiptarët më 7 korrik provuan se i besojnë opozitës dhe Sali Berishës. Prandaj ishin aty! Të gjithë së bashku! Si kurrë më parë!
  6. Propaganda pro-regjim, e artikuluar edhe në diskursin e analistëve ish-demokratë, vazhdon të “ngushëllohet” me atë se “Sali Berisha, pavarësisht kësaj proteste madhështore, nuk vjen në pushtet”! Thonë se “I duhet shumica e shqiptarëve”! Por kjo protestë e rrëzoi edhe këtë mit! Nuk ka opozitë në botë që nuk vjen në pushtet me një mbështetje të tillë si ajo e 7 korrikut në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”! Nëse dikush do të mobilizonte kaq shumë njerëz kundër regjimit edhe në Moskë, do ta rrëzonte diktatorin e çimentuar Vladimir Putin e jo më Edi Ramën e zhveshur si “Mbreti lakuriq” në Tiranë!
  7. Protesta e 7 korrikut rrëzoi mitin e krijuar nga Edi Rama, sipas të cilit “Ose miqësi e ngushtë me Serbinë, ose luftë në Ballkan”! Dhe zbuloi të vërtetën e madhe se Kosova është kërthiza e çështjes shqiptare e ballkanike! Se nuk është Serbia ajo që mund të diktojë kushte për shqiptarët e masakruar, por janë shqiptarët ata që kanë të drejtën morale t’i diktojnë kushtet e tyre agresorit gjenocidist në Beograd!

Pra kjo protestë rrëzoi mitin e vëllazërimit Rama-Vuçiq dhe të Open Balkan dhe rizbuloi faktin se është Procesi i Berlinit ai që çon në integrimin e Ballkanit Perëndimor në BE! Pra, suksesi i Shqipërisë dhe i shqiptarëve nuk varet nga bashkim-vëllazërimi me Serbinë, por nga aleanca, miqësia dhe bashkëpunimi me Europën dhe SHBA-të!

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

error

Nese e pelqyet ket artikull? Ju lutemi përhapni fjalën :)

Follow by Email
YouTube
YouTube
Tiktok