Mirnjohje përjetë njeriut që vrau frikën në emër të Lirisë
Nga Osman Stafa
Sot është përvjetori i vrasjes së heroit të demokracisë Azem Hajdari, përvjetori i vrasjes së njeriut që mposhti frikën, përvjetori i të riut që i dëshmoi popullit mbarë se ata mund të jetonin në liri dhe se liria ekziston. Azem Hajdari është një ndër themeluesit e Partisë e Demokratike, dhe për këtë Partia Demokratike e nderon dhe e kujton kontributin e tij të paepur në shërbim të vendit, kombit dhe demokracisë.
Azem Hajdari ishte dhe mbeti tribun i lirisë dhe fjalës së lirë, trim dhe i palëkundur në idealet e tij deri në momentet e fundit të jetës. Ai i mbeti besnik idealeve të vetë të larta derisa dora kriminale e shtetit e ndau nga jeta.
Partia Demokratike në Durrës kujton dhe nderon kujtimin e heroit të demokracisë Azem Hajdari. Idealet e tij dhe të studentëve të tjerë të Dhjetorit ’90 do të vazhdojnë të mbeten aktuale edhe për vitet që do të vijnë, në përpjekjet e Partisë Demokratike për të ndërtuar vendin dhe Durrësin demokratik dhe evropian.
https://www.facebook.com/osman.stafa.3