26/12/2024

Mirë se të gjejmë vendlindja jonë e dashur!

0
Prishtina

]Secili nga mërgimtarët që ia mësyen Kosovës për pushime, kanë mundësi që në vende të tjera t’i kalojë pushimet vjetore (verore), por është dashuria për vendlindjen dhe familjarët, është dëshira që të ç’mallemi dhe kënaqemi me njëri-tjetrin dhe me ngrohtësinë e aromes së vendlindjes!

Shkruan: Florim Zeqa

Mirë se ju gjejmë bashkatdhetar

Neve mërgimtarëve, nuk na bëjnë më përshtypje pankartat e pushtetarëve në hyrje të Kosovës, as në hyrje të supermerkateve “Mirë se vini bashkadhetar”, por përshtypje na bëjnë njerëzit, të afërmit tonë, që, edhe përkundër situatës së vështirë socio-ekonomike kanë vendosur të qendrojnë stoik në trojet e tyre stërgjyshore.

Ne që jetojmë dhe punojmë në botën e jashtme, më e ëmbël na duket balta e vendit tonë sesa buka në dhe të huaj, prandaj vijmë në Kosovë për të kënaqur shpritin dhe për t’u relaksuar nga stresi i përditshmërisë në vend të huaj.

Me mundësitë tona mundohemi me e nderue dhe respektue secilin njeri që e takojmë, pa llogaritur në asgjë dhe në asnjë kompensim. Satisfaksioni më i madh shpirtërorë i çdo mërgimtari është që ditën kur largohet nga Kosova, të largohet i plotësuar në të gjitha aspektet, duke filluar nga dashuria vëllazërore, respekti i ndërsjellë fqinjësorë dhe shoqëror…, ushqime shpirtërore këto, me të cilat i kalojmë muaj të tërë duke i kujtuar takimet e ngrohta vëllazërore dhe ndejat e bukura shoqërore në vendlindje.

Mos vraponi pas politikanëve, por takoni dhe ofroni zgjidhje për qytetarët

Të dashur vëllëzër dhe motra mërgimtare, të gjithë ju që merrni rrugën për vendlindje ju dëshirojë rrugë të mbarë dhe pushime të këndshme në vendlindje. Shfrytëzojeni kohën, dhuratën më të çmuar nga i madhi zot për vizita familjare, farefisnore dhe shoqërore. Nga do që shkoni silluni me modesti, duke reflektuar shpresë dhe dashuri ndaj secilit njeri që takoni.

I rekomadoj secilit bashkatdhetar që shkon në vendlindje, në vend të kohës dhe parave që shpenzoni për takime me politikanët që ua bënë jetën ferr qytetarëve, shfrytëzoni për takime dhe biseda me qytetar, me njerëz të zakonshëm në rrugë dhe trotuare, në supermarkete dhe lokale.

Edhe pse nuk është aspak i lehtë takimi me të varfërit dhe të pashpresët, nëse nuk mund t’i ndihmoni, të paktën një fjalë të mirë t’ua thoni; “Të lumtë na për ju që ju kemi dhe që po na i mbani gjallë shpresat neve mërgimtarëve për kthim në vendlindje…”.

Pa ju ardhur turp tregoni secilit njeri që takoni në vendlindje për peripecitë e jetës në mërgim, për mungesën e aromës së atdheut, për djersën që derdhim për kafshatën e gojës, për stresin dhe sfidat me të cilat përballemi çdo ditë, tregojuni edhe për mallin dhe dashurinë që na vlon në shpirtë si vullkan i pashuar për vendlindjen dhe familjarët.

Të nderuar mërgimtarë, tregonju bashkatdhetarëve në vendlindje se paraja nuk ta sjellë kënaqësinë shpirtërore dhe as lumturinë jetësore, përkundrazi, në disa raste e bënë të kundërtën…, tregonju edhe për efektet negative që sjellë jeta në mërgim, gjegjësisht për rrezikun e tretjes së qenjes sonë kombëtare deri në asimilim!

Duhet ta ndalim trendin e zbrazjes!

Të nderuar bashkatdhetar në Kosovë dhe Diasporë, vendi ynë i dashur, Kosova çdo ditë po zbrazet. Ikja e fuqisë punëtore dhe asaj intelektuale, ikja e kuadrove të specializuara, në veçanti e mjekëve dhe infermierëve është duke krijuar panik në mesin e popullatës.

Kush do të kujdeset nesër për prindërit dhe gjyshërit tonë?!

Përgjigja është, askush perpos nesh!

Kemi kaluar nëpër kohë më të vështira përgjatë pushtimit barbar serb, por asnjëherë nuk ka ndodhur një largim kaq masiv i popullatës nga Kosova!

Nëse edhe për disa vite vazhdon ky trend i ikjes së të rinjëve, kush do t’i dali zot ketij vendi dhe kush do ta zhvillojë Kosovën?!

Të moshuarit!?

Jo assesi, të rinjët janë shpresa dhe jeta e Kosovës, pa ta Kosova do të mbetët e pashpresë dhe e pa jetë!

Andaj secili nga ne, filluar nga unë që po i shkruaj këta rreshta duhet të mendojmë si ta ndalim trendin e ikjes dhe kthimin e shpresës për jetë në Kosovë!

Duhet të mobilizohemi si asnjëherë më parë në histori që ta shpëtojmë vendin nga zhbërja fizike.

Kjo nuk arrihet me fjalë por me veprime konkrete. Secili nga ne mërgimtarët duhet ta dëshmojmë veten për të ardhmen e vendit tonë. Dikush me para e dikush tjetër me prezencë fizike në vendlindje, përkatësisht me kthim në vatrat stërgjyshore.

Me padurim presim me ardhë!

Mirë se të gjejmë vendlindja jonë e dashur!

Mirë se ju gjejmë bashkathetar!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

error

Nese e pelqyet ket artikull? Ju lutemi përhapni fjalën :)

Follow by Email
YouTube
YouTube
Tiktok