22/12/2024

Migena Arllati si profesoreshë, si shkrimtare dhe si grua e njohur në botën shqiptare dhe me larg

0
Migena-Arllati3

Është model i një femre të fortë,  që bën sakrificën dhe jep kontribute të mëdha …

Nga Hasan Hasanramaj

Nga biseda të cilën e zhvilluam me Migena Arllatin mësuam së është e lindur në Elbasan në një familje me tradita qytetare dhe arsimdashëse. Jeton në qytetin e Gjakovës  me bashkëshortin dhe katër fëmijët. Aktivitetin e saj paraprihet nga angazhimin në gazetarinë radiofonike, të printuar dhe televizive, ku ka marrë disa herë çmime. Këtë intelektuale të madhe te botes shqiptatre, organizata amerikane Irex e ka nderuar me çmimin e dytë për projektin e saj radiofonik kushtuar gruas së pasluftës në Kosovë. Edhe Qendra mediale “Dukagjini” Migenes i ndau çmimin – vendin e parë për shkrimet e saj në gazetën “Lajm Exclusive”, lidhur me promovimin e punës dhe sfidat e femrës shqiptare. Eshtë ligjëruese në Universitetin Publik “F. Agani”,   punon si prof. e gjuhës dhe letërsisë shqipe në fakultet në Gjakovë dhe në Kolegjin privat “M. Akif” në Gjakovë. Gjatë periudhës së pas luftës ka marrë pjesë në dhjetëra trajnime e konferenca, në shumë prej të cilave është paraqitur me punime shkencore. Prej kohësh ka konfirmuar vullnetin ndaj angazhimeve hulumtuese shkencore ndaj gjuhësisë dhe albanologjisë. Ajo ka marrë pjesë në konferenca të ndryshme shkencore të organizuara nga Universiteti i Tiranës, të Prishtinës, të Tetovës,të Shkodrës, të Elbasanit, të Durrësit dhe të Vlorës, ku është preznetua me punime e saja, kryesisht nga fusha e linguistikës.                                                                                                                                                                               Deri tani ka botuar tre libra: “Mendime në kornizë”- poezi, “Lindur për t’u bërë mjek” – monografi dhe “Vështrim rreth shprehjeve frazeologjike në të folmen e Gjakovës”- studim gjuhësor dhe të tjera. Krijimet e saj poetike janë prezantuar në disa Antologji të botuara në Shqipëri, në Kosovë, në Maqedoni dhe në Rumani. Po ashtu, është redaktore dhe recensente e dhjetëra botimeve të shkrimtarëve të ndryshëm në Kosovë dhe me larg.

Në Mitingun e Poezisë mbajtur në Gjakovë është  shpall si poetja më e mirë e Mitingut, “Filolet , në Zvicër u nderua me çmimin e dytë në konkursin vjetor ndërkombëtar.

Në Festivalin Kombëtar të letërsisë për të rinj, mbajtur në Podujevë, zuri vendin e dytë në gjininë letrare të tregimit me krijimin me titull “Piano”.  Është Kryetare e degës së Fondacionit Kulturor Mbarëkombëtar “Nermin Vlora Falaschi” në Gjakovë, kryetare e Lidhjes së Poetëve, Shkimtarëve dhe Artistëve “Pegasi” në Kosovë, Anëtare e Lidhjes së Shkrimtarëve të Kosovës, anëtare e Institutit Alb-Shkenca me seli në Tiranë, në Prishtinë, në Shkup, ne Elbasan ku ju dorzua titulli i nderit me motivaciom per kontributin e shquar te saj si gazetare, si shkrimtare, si hulumtuese e gjuhes shqipe dhe personalitete civile ne vend dhe diaspore. Ajo është një, intelektuale e fuqishme e botës shqiptare tek secili njeri, sa na mban dhe ushqen njëjtë si rrënja bimën, apo si rrënja pemën e cila në pamje të parë duket e bukur, e rritur, e fuqishme sepse është e zhvilluar me degë e lule, me gjethe e fruta, por fuqia e saj vjen nga rrënjët. Rrënjët e Migenes janë vendlindja e saj, kjo Shqipëri dhe ky Elbasan ku u linda dhe u rrita, ku u shkollova dhe arsimua.

“Nuk mund të jesh asnjëherë krenar për atë që je, nëse harron vendin ku ke lé…

Meqë  së më shumë së dy dekada  jeton në Gjakovë, Migena vuri në dukje se sot Kosova dhe Shqipëria nuk janë larg, njëra tjetre sepse janë ndërtuar me qindra mënyra komunikimi, autostrada, media, marrëdhëniet e ndërsjella. Por, shtoi se në vitet e vështira të saj në Kosovë, kishte vetëm një mënyrë komunikimi, dhe kjo ishte lidhja shpirtërore. Është puna e vetmja vlerë lartësuese e cila na bën të thjeshtë dhe të nderuar ndaj uroj t’i ruani gjithmonë këto tradita kombëtarë dhe civilizuese!”

Kontributin z.“Migena Arllatit në bote shqiptare shkëlqen në gjitha segment të jetës personale dhe profesionale. Shkallët e ngjitura një nga një, me kujdes dhe përkushtim në familje dhe në karrierë, e bëjnë atë një shembull për të gjithë botën femërore. Përveç vlerave humane, si shkrimtare, si publicistë edhe folësit kjo intelektuale dhe aktiviste e vyeshme me aktivitet e saja e ka bërë bashkimin kombëtar shumë e shumë dekada më parë se politika. Pa pyetur për politikën, ajo që para luftës së Kosovës u martua me djalin nga Gjakova, duke ndërtuar bashkërisht  një familje të shëndoshë prej katër fëmijëve dhe bashkëshortit, duke dhënë shembullin e vërtetë se si mund të bashkohen shqiptarët të cilët politika i ndau në shtete dhe në kufij.

Kjo grua e mirënjohur në botën shqiptare dhe me larg  është modeli i një femre të fortë,  që bën sakrificën dhe jep kontributin të mëdha. Në këtë ditë të lumtur  shtoi kjo intelektuale e vyeshme se “Nuk mund të jesh asnjëherë krenar për atë që je, nëse harron vendin ku ke lé. I përulem në gjunjë vendlindjes, prindërve të saj që më bënë të jem kjo që jam sot”.Gjuha e pastër e të folurit, pastaj diksioni i rrjedhshëm, krijojnë simpati  te bibliku që ndjek  kjo poete, profesoreshe dhe aktiviste të vyeshme e botës shqiptare, pa krijuar  monotoni.

Edhe shkrimet e saja janë të qarrta, të kuptueshme dhe me plotë porosi domethënëse, sidomos përshkrimi i situatave në mënyrë poetike dhe temat e përzgjedhura që tërheqin lexuesit t’i lexojnë me një frymë.

Kjo krijuese e mirënjohur në botën shqiptare si Migena Arllati nga Gjakova ishte  dhe mbetet përgjithmonë një nga personalitetet në Kosovë që u vlerësua nga Festivali i XVI Ndërkombëtar  me çmimin “Imazhit kombëtar  në kritikën letrare publicistikë”, titull i shoqëruar nga punimi në bronz i dy duarve të bashkuara në formën e krahëve të shqiponjës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

error

Nese e pelqyet ket artikull? Ju lutemi përhapni fjalën :)

Follow by Email
YouTube
YouTube
Tiktok