26/12/2024

Mësuesi, drejtori, studiues dhe intelektuali që i bën nder vendlindjes!

0
Mehdi-Hoxha1

Nga Ibrahim Kabili

Kisha vendosur të shkruaja disa radhë për kolegun, mësuesin, drejtorin dhe intelektualin Mehdi Hoxha. Mehdiu është bir i Selitës së Malit dhe i bën nder asaj, krahinës dhe Tiranës.

Pasi mësova se ai po botonte një monografi për Selitën dhe selitasit, nuk pata më asnjë mëdyshje për këtë. Vlerat mbesin vlera, me kudro e studiues të tillë, ato nuk shuhen kurrë!

Qe ditë e mërkurë datë 06.01.2021. Ditë me reshje shiu. Në orën 06 të mëngjesit zgjohem nga nipi, Ajni dhe mbesa, Ajsla! Për to qe një ditë e veçantë. Nipi mbushte 4 vjeç dhe bashkë me motrën e tij do shkonte në kopësht të festonte me shokët. Pasi më zgjuan dhe mua nga gëzimi i tyre, marrin tortën dhe të shoqëruar nga mamaja e tyre Irma, nisen për të festuar… Pi një kafe në lokal me Çimin, Tinin dhe Leon. Çimi pasi paguajti kafet, më motivon bashkë me Tinin për shkrimin. Luftë brezash! Kohë të tjera! Beteja me kovidin vazhdon. Artisti Kujtim Prodani, fatkeqësisht e humb betejën me të! Ne do dalim fitimtar por me humbje! Duke tejkaluar emocionet, nisem për në destinacion. Takoj Mehdiun në shtëpi te 21 Dhjetori, dhe bëjmë një bisedë të shtruar…

Mehdi Hoxha lindi në Salitë të Malit më 30.03.1956 në një familje të madhe, me emër dhe me tradita atdhetare. Që fëmijë Mehdiu qe një djalë i zgjuar dhe i interesuar për shkollë. Nën kujdesin e prindërve, Elmazit dhe Hajries, dhe me gjithë vështirësitë ekonomike, ai vazhdoi shkollën dhe i mbaroi të gjitha ciklet e shkollimit. Shkollën fillore e filloi te godina e xhamisë, për mungesë lokali, dhe e mbaroi të godina e shkollës aktuale sot, me rezultate shumë të mira. Ai kujton me nostalgji mësuesit e tij të parë; Lejla Masha dhe Qamil Meta. Shkollën 8 vjeçare e kreu në vendlindje në vitet 1968-’72 me rezultate shumë të mira, dhe, u vlerësua me fletë nderi. Flet me shumë respekt për mësuesit e përkushtuar dhe mjaft të përgatitur si: Vangjel Dilo, Fadil Disha, Hamdi Hallvaxhiu etj. dhe drejtorët Fidus Haxhiademi dhe Andon Ceci.

Vazhdon studimet për mësuesi në Shkollën e Mesme Pedagogjike në Tiranë në vitin 1972 dhe i përfundon më 1976 me rezultate të mira.

Flet me fjalët më të mira për atë grup profesorësh në pedagogjike që jepnin mësim e dije dhe përgatitnin gjenerata mësuesish. Veçon profesorët Besim Turdiu, Shpresa Kasimati, Evgjeni Gjeçi dhe Bestar Ruli etj.

Fillon punë si mësues në ciklin fillor në Selitë të Malit në vitin 1976 deri 1978, dhe e ndërpret punën pasi kreu shërbimin ushtarak në Tiranë.

Gjatë shërbimit ushtarak dallohet për rezultate dhe i dërgohet letër pranë familjes. Pas kryerjes së ushtrisë fillon punë si mësues në Shkollën 8 Vjeçare Mëner i Sipërm në ciklin e lartë në lëndën histori- gjeografi deri në qershor 1990. Shkon në një shkollë ku gjeti një kolektiv të mirë me mësues të përkushtuar. Drejtori i shkollës Fehmi Alimehmeti dhe stafi pedagogjik si: Sali Hida  Kadri Tafa, Vesel Lami, Selim Hysa, Hamit Lika e Xhume Hida punonin shumë, dhe si shkollë patëm rezultate me nxënësit. -“Isha mësues i ri e pa përvojë në arsim në ato vite, por mësonim nga përvoja e më të vjetërve dhe veçon si metodist shumë të mirë mësuesin Sali Hida”…, citon Mehdiu.

Në vitn 1980 emërohet mësues në Shkollën 8  vjeçare Bastar Murrizë në lëngët gjuhë-letërsi e më pas histori-gjeografi. Aty, Mehdiu gjeti një kolektiv shumë të mirë ku ishin këto mësues: Kostandin Dhjamanti, Ilir Mehqemeja, Fredi Shalësi, Afërdita Kondi, Xhemile Hoxha, Abedin Koçi, Ymer Ademi, Hysni Hoxha, Hysni Takaci, Agron Ruçi, Abdulla Ceka, Ramazan Selmani etj. Duke kujtuar atë periudhë mediu shton: “Ishim një kolektiv kompakt, me mësues shumë të përgatitur. Bëhej një punë kualifikuese shumë e mirë si nga drejtorët; Përparim Braçe dhe më pas Hekuran Balla, dhe nga komisionet lëndore si ai i histori-gjeografisë me kryetar K. Dhjamantin, dhe komisionet e tjera. Kam nostalgji për ato vite,

përfundon ai”. Gjatë kësaj periudhe Mehdiu vazhdon arsimin e lartë pa shkëputje nga puna në Universitetin “Luigj Gurakuqi” në Shkodër në degën Histori-Gjeografi dhe e mbaron në vitin 1985 me rezultate të mira, dhe punoi deri në vitin 1985. Deri më tani puna e Mehdiut qe e lidhur me mësimdhënien, me punën me nxënësit, përgatitjen shkencore dhe profesionale të tij. Puna e tij nga viti në vit erdhi në rritje.

Duke parë ecurinë e punës si mësues dhe arritjet DARQT në vitin 1985, pasi diplomohet në profilin e tij, e mëron drejtor shkolle në Shkollën 8 Vjeçare Bulçesh. Në shkollën e Bulçeshit stafi ishte i përgatitur. Mehdiu në pozicionin e ri punoi me përkushtim me stafin, vendosi marrdhënie shumë të mira me komunitetin, dhe punojë shumë për rregullimin e ambientit figurativ, gjelbërimin e shkollës, e kthimin e saj në një mjedis që rrezatonte kulturë.

Në vitin 1992 emërohet drejtor i Shkollës së Mesme  të Baskuar Zall-Dajt. -“Këto vite qenë të vështira për arsimin dhe me gjithë përpjekjet e stafit, shkolla kishte probleme që vinin nga tranzicioni. Ra numri numri i nxënësve nga largimet qenë të shumta. Edhe këtu pata kolegë të mirë si; Zija Muça, Liman Doko, Hamdi dhe Cen Mansaku, Mustafa Duhani, etj.

Në vitin 1993 Mehdiu transferohet në Kërrabë në pozicionin e drejtorit të Shkollës së Mesme. Kushtet këtu ndryshuan dhe përkushtimi i tij qe më i madh. Tranzicioni qe i vështirë dhe problemet qenë të shumta. Duke kujtuar ato vite Mehdiu shton: ” Këtu në fillim i kushtova rëndësi rregullit, disiplinës dhe më pas ngritjes së cilësisë, e megjithatë mendoj se bëmë diçka së bashku me kolegët, në këto rrethana tepërtë vështira, respekt për kolegët”.

Në vitin e mbrapshtë ’97 Mehdiu e mërohet drejtor shkolle në Shkollën 8 Vjeçare Babrru-Fushë. Shkolla hapej për herë të parë, mungonin baza materiale e didaktike, gjithçka ishte amulli, komuniteti qe heterogjen dhe shteti pothuajse ra. Në këto kushte duhej një dorë e fortë, një drejtor i përkushtuar e vizionar, që ta mblidhte shkollën dhe të vazhdonte normalisht punën e mësimin. E këtë e bëri më së miri “drejtori i kudo ndodhur” Mehdiu.Duke kujtuar ato vite Mehdiu shprehet: ” Për vetë arsyet, mendoj se historia e kësaj shkolle në vite përbën një histori suksesi dhe arritjesh. Me përkrahjen e MASH u sigurua lokali, baza didaktike dhe kuadri i kualifikuar. Brenda vitit shkolla arriti në 360 nxënës. Ajo që ishte më e rëndësishme, qe fakti se shkolla pati një rritje cilësore. Na viti në vit rezultatet në procesin mësimor-eddukativ. Me mësues të tillë si: Ferit Lika, Kristina Ahmetaj, Caush Kullufi, Metije Totojani, Kimete Fregja, Meria Prenga, Nezir Isaku, fillimisht dhe shumë të tjerë më pas shkolla pati vetëm arritje. Asnjë xham nuk u thye në ’97 në këtë shkollë”. E pa asnjë dyshim meritë shumë të madhe pati, Mehdiu.

Në vitin 2001 Mehdiu emërohet drejtor i Shkollës së Mesme Pedagogjike “Sadik Stavileci” në Katund të Ri, detyrë të cilën e kreu deri në qershor 2005. Historia e tij këtu qe histori suksesi. Meritë të veçantë për arritjet pati stafi i zgjedhur mësimor dhe puna plot përkushtim e tyre. Drejtorit i DARQT zotit Ramazan Gjuzi përzgjodhi kuadrin më të mirë për Pedagogjiken. Për vitet si drejtor këtu, Mehdiu modestisht shprehet: “I kujtoj me nostalgji ato vite. U përkushtova shumë në punë. I kushtova shumë energji proçesit mësimor-edukativ duke u bazuar në plan-programin vjetor të shkollës  bazuar në udhëzimet e instancave të arsimit. Kisha katër nëndrejtor që organizonin e kontrollonin punën sipas profileve të tyre. Shkolla kishte1200 nxënës dhe 80 mësuesve, shkolla pati rezultate gjithnjë në rritje”.

Krahas proçesit mësimor që ecte mirë, në saj të punës së kolektivit  dhe drejtoritsë në këtë shkollë arrit:

▪︎Ngritja e kabineteve, laboratorëve e pajisja me bazë didaktike.

▪︎U ngrit dhe u pasurua Muzeu i Shkollës.

▪︎Pati funksionim të mirë të Departamenteve

lëndore.

▪︎Funksionuan shumë mirë veprimtarit kulturoro-artistike dhe ato sportive.

▪︎U bë një ambient figurativ mjaft komod.

▪︎Realizohej shumë mirë “Pranvera letrare”.

▪︎U ngrit dhe funksionoi “Radio shkolla”…

Natyrisht për të gjitha këto arritje merita kryesore i takon kolektivit pedagogjik por dhe drejtoria e shkollës ka rolin e saj.

Pas këtij viti, për rrethanat e kushtet e kohës del në aktivitet privat dhe ka një histori të mirë suksesi.

Pavarësisht se është larguar shpejt nga vendlindja, ai se ka harruar kurrë atë. Ai ka punuar shumë në këtë drejtim dhe mendoj se është modeli që duhet ndjekur nga intelektualët dhe brezat e rinj. Kështu ai:

▪︎Që në vitin 2000 ka krijuar Shoqatën”Selita” dhe është kryetar i saj. Shoqata funksionon dhe po bëhet një punë e mirë në: Evidentimin dhe ruajtjen e vlerave të trashëgimisë kulturore, bëhet takim çdo të diel të fundit të korrikut në vendlindje, promovon figurat historike në MHK, organizon me aheng “Dasmën Selitase” etj.

▪︎Ka financuar, ideuar, shkruar dhe redaktuar Gazetën “Benda”. Gazeta ka trajtuar probleme me një tematikë shumë të gjerë dhe ka funksionuar nga viti 2013, deri në fund të vitit 2019. Duhet të rihapet, ky është mesazhi…!

▪︎Siç cekëm më lart, Mehdiu ka bërë një Monografi kushtuar Selitës e banorëve të saj.

Në një lexim të shpejtë arrin një konkluzion se libri në botim, është një studim i mirëfilltë shkencor, i ndarë në kapituj, tema dhe nëntema ku trajtohen; pozita gjeografike e kushtet natyrore;  historia e shtrirë në kohë; kultura dhe trashëgimia e saj. Kjo është puna më e rëndësishme e Mediut për gjthë karierën e gjatë në arsim. Ky është mesazh për brezat! Një mesazh që merr vlera në këto kohë të trazuara! Përgëzime Mediut për këtë arritje të madhe!

▪︎Mehdiu ka një bibliotekë shumë të pasur me libra të fushave të ndryshme. Ai ka arritur në vite të siguroi libra shkencor, artistik, historik, botime enciklopedike, relacione, visaret e kombit, studime të mirfillta në shkenca e figura të ndryshme etj. Ka siguruar shumë libra që i përkasin vendlindjes etj!

▪︎Mehdiu në vite të shtrira në kohë ka bërë, relatuar, publukuar dhe botuar shumë artikuj në shtypin e kohës.

▪︎Për punën, veprimtarinë dhe arritjet e tij, janë bërë shumë artikuj nga autor me zë dhe janë botuar në organet më prestigjoze të shtypit.

Mediu është i martuar me Vjollcën, e cila vjen nga familja Reçi, me emër në Tiranë. Kanë 3 fëmij, Fatjonin, Eljesën dhe Enkelejdën. Të tre me arsim të lartë dhe që kanë krijuar familjet e tyre…

IBRAHIM KABILI

Tiranë 07.01.2021

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

error

Nese e pelqyet ket artikull? Ju lutemi përhapni fjalën :)

Follow by Email
YouTube
YouTube
Tiktok