03/12/2024

Memorialet për kriminelët grekë kane vulën e kokëministrit “qirje” Rama

0
u6_mnimeio-thimiou-loli

Nga Keze Kozeta Zylo

Krimineli grek Thimio Loli që vrau dhe masakroi shqiptarët në dy luftrat botërore i ngrihet memoriali në Krane, Finiq të Sarandës si Hero.

Toka ime e shenjtë po mbushet nga djajtë, nga kriminelë të shteteve të ndryshme që kanë masakruar, vrarë me sopata dhe hanxharë popullin e pafajshëm shqiptar.  Toka ime arbërore po kthehet në varrezë me memoriale turqish, grekësh, serbësh duke ju bërë hije Heronjve të vërtetë shqiptarë që luftuan dhe derdhën gjakun lumë për trojet e tyre.

Kohët e fundit u hodh në erë memoriali i Thimio Lolit ngritur në fshatin Krane, Bashkia Finiq, Sarandë.  Është nje lajm që ta ndez gjakun dhe të jep drithërima në shpirt se si është e mundur që shteti nderon vrasësit e Kombit tim? Megjithëse aspak nuk befasohem me planet djallëzore të udhëhequra nga shteti shqiptar me kokëministrin “qirje” Edi Rama që bën show me brekushe të pista të zeza dhe kërcen vallen e palikarit mbi kufomat e shqiptarëve duke nderuar vrasësit, barbarët e popullit tim.  Por le të ndalemi tek memoriali i grekut dhe barbarit Thimio Loli që u ngrit në Krane, në një fshat të Sarandës për ta nderuar si Hero.  Pamja e memorialit dhe ngritja e Flamurit grek gjer tek retë të heq “kapakun e kokës” të godet si thikë pas shpine ashtu si pabesia greke e njohur botërisht që nga antikitetit me kalin e drunjtë, por mjerisht po njihet dhe pabesia shqiptare që për një tas grosh shet gjithçka edhe shpirtin…

Memoriali i kriminelit grek Thimio Loli nuk është i pari i këtij lloji, janë disa memoriale që i nderon shteti shqiptar.  A nuk u bë ndërtimi i memorialit, varrezës së ushtarëve grekë, ja aty pranë Mezhgoranit tim, populli i të cilit ka parë tmerret me sy nga ultranacionalistët grekësi tipi i Thimio Lolit?  A nuk mbahet aty ceremoni përkujtimore për vrasëit e Kombit tim që zhvillohen në datën 28 tetor, me protokoll shtetëror?

Populli i Jugut e ka pritur vazhdimisht me armë në dorë dhe ka luftuar trimërisht kundër Thimio Lolit udhëhequr nga Heroi i Popullit Sali Vranishti.  Sali Vranishti ka qenë luftëtar në të gjitha luftërat kundër barbarëve turq, grek dhe është Hero shqiptar.  Ai luftoi trimërisht kundër kriminelit Thimio Loli ndaj dhe populli i Kurveleshit e përjetësoi në këngë ku midis të tjerash i thuhet: “Në Krane tek u përpoqe/ Zunë dhe vend edhe qëllojnë/ Foli Saliu me gojë/ Del mor pusht të shohim shoshoqnë/ Se burrat fshehur s’qëllojnë/ Ti je Saliu që thonë/ Unë jam Saliu që thonë/ Tek Kocomili në brinjë/ Ngule gjunë e shtrove synë/ Godite Thimio Lolinë/ Çe mori brinjë më brinjë/ Gjithë të ligjtë ulërinë”…

Çfarë mallkimi për viktimat dhe çfarë nderimi për okupatorët!

Memoriali i Thimio Lolit u hodh në erë kohët e fundit dhe policia e shtetit po bën hetimet sipas urdhërit nga Ministrja e jashtme greke e cila ka reaguar me një notë zyrtare si dhe nga ambasadorja greke në Tirane Eleni Sourani e cila u nderua për “bëmat” e saj këtë javë me çmimin më të lartë “Kalorës i Urdhërit të Skënderbeut” nga presidenti shqiptar Ilir Meta.

Vëllezër dhe motra shqiptare ju që keni në deje gjakun e Arbërit ne duhet të reagojmë fort me nota proteste kundër nderimit të vrasësve tanë, si Thimio Loli etj ashtu siç bën Diaspora shqiptaro amerikane. Diaspora shqiptaro amerikane është ngritur disa herë në protesta deri para ambasadës greke udhëhequr më së shumti nga Rrënjët Shqiptare me president Marko Kepin. Diaspora u ngrit kundër ekstremistit grek, Kostandinos Kaçifas, I cili u vra nga policia shqiptare pasi kishte qëlluar me kallashnikov, në fshatin Bularat në Gjirokastër, ndërsa lobet ekstremiste vazhdojnë ta nderojnë si Hero.  Ai aq nderohet sa 7 ditë pas vrasjes u mbajt meshë në Bularat aty ku u vra.  Nëna e tij tha se: “Ai luftoi për Epirin”.  Po në cilin shtet të botës nderohen kriminelët që kryejnë krime mbi popullsinë e pafajshme?

Heshtja jonë është rivrasje për viktimat dhe pajtim për të nderuar vrastarët e Kombit.

Nuk mund të heshtim përpara valleve të palikarit, përpara kriminelit Thimio Loli i cili ka kryer masakra në vitin 1914 si dhe në disa periudha të tjera në bashkëpunim me gjeneralin famëkeq Zerva që kryen genocid karshi çamëve. Ai ka kryre krime në Tepelenën time, në Kurvelesh, në Sarandë dhe gjithë Jugun.

Thimio Loli nderohet në Greqi si Hero, sepse sipas tyre luftoi trimërisht për të marrë Vorio Epirin me silogjet Vorio Epiriote pretendime që vazhdojnë ende sot në bashkëpunim me sahanlëpirësit dhe të shiturit e Kombit.

Këto memoriale që ngrihen qoftë dhe me vendime bashkish kanë bekimin e shtetit dhe të kokëministrit qirje Rama me njolla të zeza si ngjyra e brekusheve të tij që kenaq “epshet” e Sulltan Erdoganit dhe të Janullatosit  për të pushtuar tokën time të shenjte, tokën e Gjergj Kastriot Skënderbeut.

Larg duart nga Shqipëria!

Shqipëria ka Zot stërnipërit dhe stërmbesat e Skënderbeut, tokë qe s’do të preket kurrë!

Është amaneti i të parëve dhe amanetin nuk e tret dheu edhe pse të ligjtë ulerijnë siç thuhet në këngën më lart…

22 gusht, 2019

Staten Island, New York

Artikulli u vleresua!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

error

Nese e pelqyet ket artikull? Ju lutemi përhapni fjalën :)

Follow by Email
YouTube
YouTube
Tiktok