14/10/2024

MEMORANDUM KUNDËR MOHUESVE TË KOMBIT SHQIPTAR NË DARDANI (Kosovë)

0

Akademia Shqiptaro-Amerikane e Shkencave dhe e Arteve në Nju-Jork, miratoi këtë

Prerazi dhe me indinjatë   hedhim poshtë pamfletin shpifarak dhe dezinformues  të ashtuquajtur “komb kosovar” dhe “gjuhë kosovare”  të fabrikuar nga  “farkëtari” Nexhmedin Spahiu, i cili, pa asnjë të drejtë  përmes këtyre sintagmave politike dhe propagandistike të rreme dhe mashtruese,  jo më pak se 16 vjet ka kontiminuar  “florën dhe faunën” e Kombit Shqiptar dhe të Shqipërisë Etnike në Ballkan. Ky është turpi më i madh, edhe për politikën zyrtare, edhe për institucionet shkencore dhe universitare të Shqipërisë, të Kosovës, të Shkupit të Tetovës, që deri më sot nuk e kanë problematizuar, kontestuar, neutralizuar dhe përtrollisur ligjërisht këtë gënjeshtër ordinere, këtë floskulë perfide dhe këtë shpifje provokuese  të Nexhmedin Spahiut , që synon zhbërjen e Kombit Shqiptar  dhe të gjuhës shqipe në Kosovë.

Ky fenomen i shemtuar antikombëtar, antishkencor dhe anticivilizues na shqetëson, na indinjon, na zhgënjen dhe na ofendon rëndë, edhe neve si shqiptarë ( me etni, me komb, me gjuhë dhe me kulturë të përbashkët shqiptare) edhe si institucion shkencor gjithëkombëtar shqiptar (Amerikë, Kosovë, Shqipëri, Iliridë etj.).

Edhe Nexhmedin Spahiu si “Bizmarku i hekurt”, shqiptarëve në Dardani ua mohon gjuhën, etninë dhe kombin !?

Mirëpo, edhe pse ai  në këtë “temë” me porosi dhe me mbështetje të armiqve të Kombit Shqiptar dhe të Dardanisë, ka shkarravitur  “11 libra” (sç u ka deklaruar mediave), ne kurrë nuk do të pranojmë rrenat, fallin, përrallat dhe shpifjet astrologjike manipuluese dhe vulgarizuese të tij, që në Dardani, të “mbjellë” ndonjë “komb kosovar” apo ndonjë “gjuhë kosovarishte”, në vend të KOMBIT SHQIPTAR dhe të GJUHËS SHQIPE.

Ne nuk jemi aq  naivë, dhe, assesi të vullnetshëm e puthadorë të  “mangllavetave” të  allashkencës-shkollës resaviste të N. Spahiut, që identitetin tonë  më të lashtë në Evropë, ta varrosim në “sarkofagun” e Çernobilit të falimentuar të Mihail Gorbaçovit, të ashtuquajtur “komb kosovar”.

-Jo, jo KOMBIN SHQIPTAR DHE GJUHËN SHQIPE  në Dadani e as në trevat e tjera të Shqipërisë Etnike, nuk do të ketë  forcë në botë, që mund t’i zhdukë, në asnjë formë derisa të ketë KOMB SHQIPTAR dhe SHQIPËRI ETNIKE në Ballkan.

Prandaj, ai farë “babe” i “kombit kosovar”, mund t’i ketë shkruar edhe 1 milion paçavure të tilla të turpshme dhe falsifikuese imagjinare, por kurrë nuk do t’i arrijë atij  qëllimi të ndyrë,  të verbër, armiqësor dhe të dënueshëm moralisht dhe ligjërisht, që ta inastalojë “kombin e vet kosovar” në Dardaninë e Shqipërisë Etnike. Kjo do të jetë vetëm një ëndërr e shkretë dhe një utopi e parealizueshme.

Si shteti i Kosovës, ashtu edhe ai i Shqipërisë  e kanë për detyrë ligjore dhe kushtetuese, që ta mbrojnë KOMBIN SHQIPTAR në  Dardani, por jo vetëm në Dardani !

Propagandimi i “kombit kosovar” nga Nexhmedin Spahiu, është vepër e rëndë penale, sepse askush nuk ka të drejtë të shpallë kombe të reja  as në Dardani e as në territoret e tjera të SHQIPËRISË ETNIKE.

Prandaj, nëse kemi shtet normal në Dardani dhe në Shqipëri, të dyja me mjetet dhe me instrumentet e tyre ligjore , duhet ta mbrojnë KOMBIN shqiptar. Ndryshe, sa ia vlejnë ato shtete dhe përse?

Kur dikush ta mohon kombin dhe gjuhën, atëherë nevojitet mobilizim i përgjithshem për neutralizimin dhe për ndëshkimin e tij  me ligj. Shteti, duhet të ketë ligje e Kushtetutë për ta mbrojtur qenësinë e Kombit. Ndryshe, ai shtet nuk ia vlen për asgjë, nëse nuk është gjendje ta mbrojë kombin e vet dhe gjuhën shqipe.

Derisa Nexhmedin Spahiu përditë e gënjen dhe e dezinformon opinion publik se gjoja  “kombi kosovar është sanksionuar me Kushtetutën e Kosovës” (qershor 2008), shtrohet pyetja, cili është ai institucion shtetëror, që duhet t’i përgjigjet atij, si dhe ta vërë në dijeni popullin lidhur me këtë gënjeshtër të N.Spahiut?

Shpallja dhe  propagandimi i  “kombit kosovar” përmes mediave dhe “11” paçavureve-fletërrufe të N.Spahiut (2004-2021) nuk ndeshi në asnjë reagim zyrtar shtetëror  as nga Prishtina e as nga Tirana ! Një heshtje e tillë është e pajustifikueshme, mbasi shteti e ka për detyrë mbrojtjen e kombit. Ky fenomen negativ i imponimit arbitrar  të  “kombit kosovar”, është objekt jo vetëm për institucionet shkencore, por edhe për institucionet e  sistemit të drejtësisë si në  Dardani, ashtu edhe në Shqipëri. Ndryshe, brenda një kohe të shkurtër, do të ballafaqohemi me agresivitetin dhe me trysnitë e  forcave  të errëta reaksionare antikombëtare, që do të mbështetin  “kombin kosovar” dhe “heronjtë” e tij  për të çrrënjosur KOMBIN SHQIPTAR dhe GJUHËN SHQIPE në  Dardani.

Fundja, kush është N. Spahiu,  një individ privat, që në emër të një kombi shqiptar mbi 7 milionë, ta shpërpallë një “komb kosovar”, duke ua mohuar shqiptarëve (mbi 90%) në Dardani identitetin etnik, kombëtar, gjuhësor, territorial, historik, politik, kulturor…etj.

Nga e drejta e tij, dhe kush ia ka dhënë atë detyrë të ndyrë antikombëtare shqiptare, që ta zhdukë kombin shqiptar në Dardani, ta  bastardojë gjuhën shqipe në të ashtuquajturën “gjuhë kosovarishte”, si dhe t’ia tjetërsojë territorin e tij pellazgo-ilir-dardan, duke ia “imputuar” një komb të ri multietnik falso, të ashtuquajtur “komb kosovar”  të imagjinuar artificial, pa territor, pa histori, pa gjuhë, pa etni, pa kulturë, pa simbole, pa tradita… të përbashkëta etj.

Bizmarku shqipfolës i  “kombit kosovar” kundër ribashkimit të Dardanisë me Shqipërinë !

-Po kush është ai bir tradhtari që mund ta varrosë KOMBIN SHQIPTAR dhe GJUHËN SHQIPE në DARDANI ?

-Po, epokat dhe shekujt kanë provuar se  KOMBIN SHQIPTAR nuk kanë mundur ta shuajnë, as Roma, as Bizanti, as Sulltani, as Serbia, as Mali i Zi, as Greqia e as “Severna Makedonija”, jo më një Nexhmedin Spahiu me paçavuret, me “dairet” dhe me “zurlat” e tij  dërdëllitëse për t’i dëfryer “karkalecët” e kolonializmit, të neokolonializmit dhe të barbarizmit sllavo-bizantin ballkanik, se gjoja në Dardani “nuk paska komb shqiptar”, por “komb kosovar”; se kinse  në Dardani “nuk paska gjuhë shqipe”, por “gjuhë kosovarishte”…, se gjoja “Nëse bashkohen Shqipëria dhe Kosova, njëri nga këto dy kombe shuhet”!? -Të gjitha këto janë gënjeshtra, manipulime politiko-propagandistike, teori komploti dhe konspirative dhe mafioze, që dikush në “kuzhinat” e Beogradit, të Moskës apo të aleatëve të tyre, i kanë planifikuar sipas interesave të tyre afatgjata strategjike për shfarosjen e shqiptarëve  si ETNI dhe si KOMB, duke filluar në Dardaninë shqiptare, si dhe në territoret e tjera autoktone të Shqipërisë Natyrale Etnike.

*** Nexhmedin Spahiu : “Nëse bashkohen Shqipëria dhe Kosova, njëri nga kombet shuhet”.( https://abcnews.al/deklarata-e-analistit-nese-bashkohen-shqiperia-dhe-kosova-njeri-nga-kombet-shuhen/ ).

Nga kjo psikopatologji urrejtëse dhe armiqësore ndaj kombit shqiptar, rezulton kjo pyetje thelbësore: -Po kush e autorizoi, kush e pagoi dhe, kush ia dha atë të drejtë autoriale-individuale private, që  të dalë botërisht me paçavuret  e tij mashtruese politiko-propagandistike e tregtare, të shpallë një “komb të ri” të ashtuquajtur “komb kosovar”?!

-E, ku je “dijetar” i globalizmit rajonal-ballkani i hapur ?! – Po,  kësi konstatimi të zi dhe analfabetik, deri më sot nuk kanë parashikuar, as nuk kanë deklaruar as armiqtë më të egër serbomëdhenj, të cilët që nga Beteja e Kosovës 1389(XII) e deri më sot, 2021 (XXI) me programet, me elabortatet dhe me paltformat e tyre gjeopolitike dhe gjenocidale kanë zhvilluar luftëra për t’i shfarosur shqiptarët  bilogjikisht dhe etnikisht nga territoret e Shqipërisë Natyrale Etnike. Por, asnjëherë nuk i kanë akzuar shqiptarët, kinse përbëhen nga dy kombe të ndryshme , ashtu siç ka shpifur N.Spahiu se : –Nëse bashkohen Shqipëria dhe Kosova, njëri nga kombet shuhet” !?

-Po ku janë ato dy kombe të ndryshme, që kur po u bashkuan , “njëri po u shuaka”?!  -Çfarë magarie kjo!?

Ku është logjika e thjeshtë në këtë rast? –Po sikur të kishin qenë dy kombe të ndryshme, nuk do të kërkonin për t’u bashkuar njëra me tjetrën. Madje,  shqiptarët e Dardanisë, si dhe të trojeve të tjera të aneksuara dhe  të kolonizuara nga monarkitë, nga mbretëritë dhe nga republikat serbo-jugosllabe, nuk do të kishin luftuar më se 150 vjet, që të bashkoheshin me vëllezërit dhe me motrat e tyre në Shqipërinë Nënë !

Pse “kombi kosovar” e ndihmon  “Srpska zajednicën” ?

Simetria :

  1. Beogradi zyrtar dhe serbomëdhenjtë kolonialistë, neokolonialistë dhe militaristë me formimin e “Bashkësisë së  Komunave Serbe” në Veriun e Dardanisë po synojnë  ruajtjen e territorit, të historisë, të etnisë, të kombit, të gjuhës, të trashigimisë kulturore serbe (kishat dhe manastiret), si dhe zhbërjen e shtetit të Republikës së Dardanisë. Edhe pse, e gjithë kjo histori  serbe ipso facfto është e falsifikuar në dëm të historisë objektive dhe të vërtetë të kombit shqiptar dhe të territorit të Shqipërisë Etnike në Ballkan.
  2. Ndërkaq, “kombi kosovar” po synon të njëjtën gjë, duke në favorizuar kërkesat strategjike nacionale dhe shtetërore neokolonialiste (lebensraum)  të “Bashkësisë së Komunave Serbe” në Dardani: shuarjen e etnisë shqiptare; shuarjen e gjuhës shqiptare; shuarjen e kombit shqiptar; shuarjen e kulturës shqiptare; shuarjen e gjenealogjisë  pellazgo-ilire shqiptare; shuarjen e kujtesës, të miteve, të tradtiave të lashta historike; të nacionalizmit shqiptar; të etnosimboleve kombëtare; të ndjenjave shpirtërore;  të vetëdijes kombëtare shqiptare dhe të territorit të Shqipërisë Etnike.  Kjo është baza e arsenalit luftarako-propagandistik dhe subversiv e “kombit kosovar” për ZHBËRJEN  e KOMBIT SHQIPTAR, të GJUHËS SHQIPE dhe të TERRITORIT të SHQIPËRISË ETNIKE në  DARDANI

-Krejtësisht e qartë si drita e diellit, kush e pranon këtë faqe të zezë, të turpshme, antikombëtare, anticivilizuese dhe antishkencore, do të mbetet  “apatrid” edhe pa shtet, si  edhe pa komb shqiptar edhe pa gjuhën shqipe, edhe pa atdheun e shtrenjtë shqiptar. Do të mbetet paçavure  dhe “tepricë teknologjike” e ballkanizimit sllavo-bizantin sipas modelit “më modern” të rizgjerimit territorial të Serbisë së Madhe,  të  ashtquajtur  “Ballkani i Hapur”.

Ne, me asnjë kusht nuk e japim as KOMBIN SHQIPTAR  e as GJUHËN SHQIPE në Dardani !

Mbase “Shqiptarët e ruajtën gjuhën e të Parvet, e Gjuha e ruajti Kombin Shqiptar” !

-E jo Nexhmedin Spahiu, as “kombi kosovar” e as gjuha e trilluar dhe e  shpifur “kosovarishte” e fuksave internacionalistë dhe kozmopolitë me paçavuret e tyre antishqiptare dhe anticivilizuese regresive dhe ataviste.

Prandaj, nuk del Nexhmedin Spahi a sulltan, që të ketë fuqinë e bastardimit të KOMBIT SHQIPTAR dhe të GJUHËS SHQIPE në DARDANI. Këtë fuksat e globalizimit  sllavo-ballkanik, duhet ta mbajnë parasysh, sepse mbi 90% të shqiptarëve në Dardani nuk do të pranojnë dot as “komb kosovar” e as “gjuhë kosovarishte”, duke qenë se më shumë se 7 shekuj kanë  zhvilluar mbi “300 kryengritje dhe luftëra” për të mbrojtur identitetin e vet etnik, gjuhësor, kulturor, kombëtar dhe territorial në Ballkan nga perandoritë e huaja pushtuese, që nga Roma, Bizanti dhe Sulltanati e deri te kolonialistët pushtues serbo-sllavë  fqinj (Serbia, Greqia, Mali i Zi,  Maqedonia veriore).

Për KOMBIN SHQIPTAR, ETNIA, GJUHA, TERRITORI dhe VETËDIJA KOMBËTARE janë ndër elementet kryesore, që përbëjnë THEMELIN e tij, që nuk mund ta  bastardojë, ta shembë e as ta  shuajë asnjë forcë (qoftë centrifugale a centripetale e brendshme apo e jashtme) dhe, asnjë teori spekuluese mbi  përkufizimin e nocionit “KOMB”.

Këtë të vërtetë e kanë dëshmuar edhe shkencëtarët evropianë : 1) G.L.Jaray , duke kosntatuar se: “Shqiptarët pëmes GJUHËS kanë ruajtur individualitetin e tyre ETNIK.” ; 2) D. Comparetti :” Gjuha shqipe është një shembull i shkëlqyer i vlerës së GJUHËS, si element ruajtës i Kombësisë, edhe atëherë kur kombet kanë bjerrur njësimin e pavarësisë së tyre.”

Duke qenë se qe 16 vjet një fantazmë ugurzezë ndjellakeqe po sillet vërdallë mbi Dardaninë e Shqipërisë Etnike, që aty të lëshojë vezë të “gjarpinjve të gjakut” për t’i përçarë dhe armiqësuar shqiptarët e Kosovës me shqiptarët  e Shqipërisë Etnike, është koha e fundit që  të zgjohen nga “gjumi” qeveria e Dardanisë dhe ajo e Shqipërisë, që bashkërisht sipas ligjit dhe kushtetuës të  demaskojnë ashpër propagandimin publik masiv të të ashtuquajturit “komb kosovar, i cili, në thelb është njësoj i rrezikshëm sikurse “Srpska zajednica” , që po ngulmon  për zhbërjen e shtetit, të teritorit dhe të rikolonizimit dhe serbizimit të Dardanisë.

Për ASHASHA-në: Nju-Jork, Prishtinë, Shkup dhe Tiranë,

Prof.Dr.Skënder Kodra (president)

Nju-Jork, më 4 dhjetor 2021

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

error

Nese e pelqyet ket artikull? Ju lutemi përhapni fjalën :)

Follow by Email
YouTube
YouTube
Tiktok