13/10/2024

Më shumë autonomi e më pak shtet!

0

Shkruan: Florim Zeqa

Modeli i ri i Asociacionit “sui generis” me kompetencat e Autonomisë, përveq shkeljes së Kushtetues e cenon rëndë sovranitetin dhe integritetin territorial të vendit tonë. Mos nënshkrimi i marrëveshjes nga presidenti i Serbisë, është tejkalim i të gjitha orekseve grabitçare të Serbisë, e cila nuk u mjaftua me diskriminimin më pozitiv të mundshëm të pakicës serbe me planin ‘Planin e Ahtisarit’, por as me planin franko-gjerman, me të cilin e kemi “Ahtisari Plus”, për implementimin e të cilit kërkohen ndryshime në Kushtetutën e Kosovës.

Asociacioni një “Rrip i Gazës” në Ballkan

Autonomia e Asociacionit apo e pakicës serbe në Kosovë është ekuivalente me pavarësinë e shumicës shqiptare, madje Autonomia e Asociacionit është më e madhe sesa Pavarësia e shtetit të Kosovës. Nëse ju referohemi aspekteve numerike, atëherë më e madhe, më e zgjeruar dhe më e fuqishme do të bëhet Autonomia e Zaje(b)dnicës serbe sesa Pavarësia e Kosovës shkaku i shtrirjes gjeografike të Serbisë në Kosovë.

Ndarja në baza etnike e Kosovës sipas planit franko-gjerman, e shtron nevojën imediate të riorganizimit të shqiptarëve në një shtet të përbashkët në Ballkan. Në të kundërtën, çdo vonesë në këtë drejtim do t’na kushtojë me tkurrje të reja territoriale.

Kosova në dialogun e Brukselit dhe në takimin Ohrit e pranoi Asociacionin me kompetencat e Autonomisë dhe eksterritorialitetit të Kishave dhe Manastireve serbe pa marrë asgjë në këmbim!

Përveqse nuk e mori njohjen reciproke dhe as ulësen në OKB, Kosova vazhdon të mbetet në Preambulën e Kushtetutës së Serbisë, e cila Kosovën e njeh si pjesë integrale të saj.

Të paktën kryeministri ynë do duhej të insistonte në vënjen e kushtit për heqjen e Kosovës nga Kushtetuta e Serbisë, gjë e cila do t’i hapte rrugën ndryshimit të Rezolutës 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së, e cila e njehë sovranitetin e Serbisë mbi Kosovën, kurse këtë të fundit vetëm si territor e jo si shtet.

Marrëveshja e Ohrit, fundi i kauzave të rrejshme

Siq duket më në fund, Albin Kurtit ju djeg edhe karta e fundit e mashtrimit me të cilën erdhi në pushtet, pra, siq ishte ajo “ZAJEDNICA nuk kalon”, me të cilën i mashtroj analfabetët e tij funksional, këta “ushtarët” e Facebook-ut të cilët e sollën në pushtet.

Sado të guximshme, janë të pamjaftueshme reagimet individuale të analistëve të pavarur, të cilët si çdo herë e thonë të vërtetën lakuriqe, pa frikë dhe pa glorifikime ndaj negociatorëve, në këtë rast të vetmit në negociata, kryeministrit Albin Kurti, i cili të vetmen gjë që e ka trashëguar nga opozitarizmi janë, fjalët e mëdha e punët kurrkah. Ai dështimin e tij në dialog po mundohet ta mbulojë me ndryshimin e terminologjisë së kompetencave të Asociacionit.

Ajo çka ka ndodhur është thjesht ndërrimi i terminologjisë së Asociacionit, fillimisht nga “Zajednicë” në vetëqeverisje, vetadministrim, e së fundmi në vetë-menaxhim. E që në fakt, secili emërtim ngërthen në vete kompetenca juridike dhe adminstrative të ndara nga shteti i Kosovës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

error

Nese e pelqyet ket artikull? Ju lutemi përhapni fjalën :)

Follow by Email
YouTube
YouTube
Tiktok