22/11/2024

Me Nane Lizen, fisniken qe zmbraps mafien e 5 Majit!

0

Nga Nikoleta Kovaçi

Prej muajsh kam pas frike me e takue Nane Lizen, frike qe ne fakt ishte droje, se s’po muj me ia shpjegue pafuqine me kane krah saj! Fale Zotit ajo rezistoi, si pak kush! E bindun ne te drejten qe i jep Zoti me kane zot i prones se vet, pa e eksagjerue hiç, Liza Marku asht gruaja qe i ka dale perpara mafies se “5 Majit”; Sot, nder ma te rrezikshmet qe ka Ballkani! (Mbajeni mend kte percaktim: mafia e 5 Majit)!

Une e takova! Prape nuk mujta me ia shpjegue, ama e besova se ajo na njeh ne te pamundunve, qofte me kane nji çast prane saj ne betejen e pashoqe, qe nji grua ne moshen 78 vjeçe, ban kunder kermave me pushtet mafioz per thyerje kauze e rezistence! Nane Liza asht ajo çka i mungon ksaj shoqerie me kane shoqeri!

Fjala e pare qe me tha ishte; Kam dy nete pa gjume se Erion rrugaçi me kishte permend emnin e kishte thane qe kam firmos! Jo, sa te kem fryme nuk hedhi firme! Per me shtensionue situaten i thashe: Mire, mire, po na e jep njanen prej atyne makinave luksoze te bajme ndonje xhiro! Qeshi, hidhur e shtoi: kushdo ka mundesi me shkue e me i pa ku jetojne e punojne fmija e mi ne Greqi! Nuk i kane larg! Kta po perdorin gjithcka me na marr pronen!

Sigurisht, na qe i njohim e dime! Madje prej nji jete! Qe nja 3 vjet pa lind Nane Liza! Na folem gjate! Me Nane Lizen e nje tjeter rezistent! Si nga te rrallet qe mbart kjo Tirana jone qe frymon mes germadhave te mafies se ndertimit me stil camorrist qe ne fakt perdor forma te pastra terrorizmi! Po, po, sulmet ne zonen e 5 Majit jane terrorizem shtetnor! Viktima e radhes asht Xherxh Laçi, ai “radikalisti” qe policia e mafies se 5 Majit nderhyni dhe e arrestoi! (per Xherxhin do flasim ne nje shteg tjeter, vijimi)!

Perfolja qe i bani Erion Veliaj, Nane Lizes si firmosese, duke e emertuar si nanen e subjekteve te OFL, ishte nji nder aktet ma te ndyra qe pjell mendja e nji personi qe drejton nji mafia, i lire e ne pushtet, sod absolut ne Tirane! Ai mund ta drejtonte edhe nga burgu ama duhet te jete ne burg!

5 maji asht afera ma e madhe e kesokohshme ne Shqipnine tone! Nane Liza ka fatin e nuk asht vetem! Kauza e tyne asht ne duar te sigurta rezistence, ama duhen mbeshtet! PD-ja mos te fshihet! 5 maji asht poshtersia kriminale ne vazhdim! Qe mos te kena Xherxha te tjere, qe grate si Nane Liza te jetojne te qeta e mos tu shkojne plackitesit e bashkise tu vjedhin edhe buken neper shpia, duhet ba dicka! E di se na skena gjykate, as prokurori, policia asht nje dordolec ne duar mafiozesh, aktoret e tjere jane te kapun nga parate e mafies, po jo te tane njerzit jane shit te llumi i pushtetit kriminal qe ka prodhue mafien e 5 majit!

Duhen ndalue! Tirana e ka ne dore! Dhe mundet! Nane Liza asht sinjali i gjalle se vendi asht ne rrezik! Jo Ajo! Mos t’ju rreje mendja; ajo asht shkam, e s’kane me mujt me e mundë kermat, ma besoni, çfaredo lloj makinacioni mashtrimi te perdorin kunder saj: Nane Liza asht njeriu qe sod lufton me na hap syte e me na udhezue kah rruga e se vertetes…. Kushdo qe tenton Tiranen, e ka udherrefyesen… kushdo qe merr persiper me thye mafien e 5 Majit fiton Tiranen! Ndryshe jeni pale!

Une u mbusha me shprese: Nane Liza ka dishepuj te “5 Maji”!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

error

Nese e pelqyet ket artikull? Ju lutemi përhapni fjalën :)

Follow by Email
YouTube
YouTube
Tiktok