28/04/2024

Mbretresha e Nacionalizmës shqiptare Marie Shllaku do te kthehët në Bronz më, 2 prill 2024 në Qytetin e Pejës

0

Nga Nue Oroshi

Rikthimi i Marie Shllakut në Bronz në qytetin e Pejës paraqët edhe realizimin e amanetit të saj e cila në sallën e gjykatës komuniste deklaroj: “ Nuk do t´i mungojnë kurrë lulet Kosovës që t´i sjell mbi varrin tim“. Shoqata “ Trojet e Arbrit “ – Prishtinë dhe Qëndra për Hulumtime Shoqërore dhe Historike-Pejë, ju fton që ta përkrahni me donacione ndërtimin e bustit te Mbretreshës së Nacionalizmës Shqiptare Marie Shllaku. Busti do të vendosët në qytetin e Pejës më, 2 prill 2024.Një falenderim të veçantë për realizimin e këtij projekti shkon tek kryetari i Komunës së Pejës z.Gazmend Muhaxheri si dhe te gjithë drejtorët e qeverisjes komunale që përkrahen pa asnjë hezitim këtë projekt kombëtar, jo vetëm në dhënien e lejës por edhe gjetjen e një vendi shumë të mirë dhe mjaftë frekuentus për vendosjën e Bustit te Marie Shllakut në Pejë. Busti do të punohët nga njëri nder skulptorët më të mëdhenj shqiptar z. Fiqiri Kasa. Asesi nuk mundemi ta harrojmë kontributin e drejtorit te Qëndrës për Hulumtime Shoqërore dhe Historike – në Pejë z. Afrim Shabi i cili ishte i angazhuar natë e ditë për realizimin e këtij projekti kombëtar që vjen si amanet i lënë nga nacionalisti Viktor Gashi, bashkëvuajtes në burgjet komuniste me Marie Shllakun. Me këtë projekt po i kthejmë një borgj të vogël heroinës shqiptare Marie Shllaku e cila u sakrifikua për Dardaninë heroike e cila dha jetën për Shqipërinë Etnike.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

error

Nese e pelqyet ket artikull? Ju lutemi përhapni fjalën :)

Follow by Email
YouTube
YouTube
Tiktok