30/12/2024

Mbrëmje Gala dhe Paradë madhështore nga Rrënjët Shqiptare në 15-të Vjetorin e saj

0
Kozeta-Parada-Rrenjet1

Nga Keze Kozeta Zylo

Qindra shqiptarë u mblodhën në Riverside Church në Manhattan për të festuar 15 Vjetorin e Organizatës së mirënjohur “Rënjët Shqiptare” të krijuar në Diasporë me President

z.Marko Kepi. Është krenari që si media si TV dhe Shkollat Shqipe “Alba Life” që operojnë në të gjitha lagjet e Nju Jorkut dhe në Online kanë qenë prezente që në vitin e pare të saj dhe kanë parakaluar madhërisht për 15 vjet rresht në Manhattan.  Janë rrënjët tona që na mbajnë fort, rrënjë që nuk shkulen kurrë, sepse kanë në gjak, gjakun e Arbërit, gjakun e Dardanisë, gjakun e Gjergj Kastriot Skënderbeut, gjakun e Ismail Qemalit dhe të Adem Jasharit.

Mbrëmja Gala dhe Parada iu përkushtua Lidhjes së Prizrenit në 145 Vjetorin e saj. Ishte një natë mrekullisht shqip.  Në këto dy ditë u promovuan vlerat tona kombëtare, traditat e mrekullueshme, veshjet tona kombëtare si dhe mjaft personalitete të shquara amerikane dhe shqiptare nderuan me pjesëmarrjen e tyre.

Darkën e moderoi gazetarja e mirënjohur dhe plot preofesionalizëm Kozeta Turishta ish gazetare ne TV Top Chanel në Tiranë.  Ajo mbajti ndezur atmosferën festive për disa orë me zërin e saj, komunikimin e ngrohtë me publikun dhe mesazhet përcjellëse.

Darkën e bekoi Baba Eliton nga Teqeja Bektashiane e Detroitit.

Të gjithë pjesëmarrësit u çuan në këmbë për të shoqëruar Himnet kombëtare amerikane dhe shqiptare.  Hymnin kombëtar shqiptar e interpretoi Gezim Nika Mjeshtër i Madh.

Nderonin me pjesëmarrjen e tyre Princ Leka Zogu i shqiptarëve i cili i përshëndeti të pranishmit plot dashuri dhe kulturë dhe tha ta ruajmë fort Kombin, gjuhën dhe traditat tona të mrekullueshme.

Nderonte gjithashtu me pjesëmarrjen e tij z. Blerim Reka, Konsulli i Përgjithshem i Republikës së Kosovës në New York.

Per historikun e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, që Rrënjët këtë vit ia kushtonin asaj, foli Dr. Paulin Marku.

Fjalimi i ish-kreut te Bashkisë së Nju-Jorkut, Rudy Giuliani, i zgjedhur si personi i vitit per vitin 2001 elektrizoi te pranishmit ne 15 Vjetorin e Organizates “Rrënjët Shqiptare” me president z. Marko Kepi.

  1. Gjuliani ndau disa momente në takimet e tij me Shenjtoren Nënë Tereza të cilën e kishte takuar katër herë. Z. Guliani kishte vizituar Shqipërinë. Ai kishte takuar iranianët të cilët janë strehuar në Shqipëri për t’u mbrojtur nga regjimi diktatorial iranian.
  2. Guliani u nderua me çmimin e lartë të Nënë Terezës dhënë nga z. Marko Kepi shoqëruar nga Arbërie Hadërgjonaj.
  3. Mark Gjonaj “Nderi i Kombit” vlerësoi lart punën e z. Marko Kepi dhe të Rrënjëve Shqiptare.

Gazetarja e mirënjohur Newsmax Lidia Curanaj ishte e pranishme në këtë aktivitet madhështor dhe tha se ndjehej krenare që ishte shqiptare, njëkohësisht po aq krenare për ëndrrën e realizuar të saj që ia kishte dhënë Amerika i vetme shtet democrat në botë.

Nderonin me pjesëmarrjen e tyre edhe politikani dhe deputeti i Parlamentit Shqiptar Agron Shehaj.

  1. Tahir Mudhedini kryetar i PDIU-s ish deputet në Parlamentin Shqiptar dhe foli me krenari për Çamërinë nga janë dhe rrënjët e tij.

Gazetari dhe shkrimtari i njohur per TV Klan Blendi Fevziu filmuan, intervistuan.  Ata kishin ardhur enkas për të mbuluar këtë dy aktivitete të cilat u realizuan në dy ditë rresht në Kryeqytetin e botës në Manhattan.

Familja e Gëzim dhe Angjelina Nikës Mjeshtra të mëdhenj u vlerësuan me çmim të veçantë si Familja e Vitit, pasi ata kanë dhënë një kontribut të vyer për Diasporën, Rrënjët Shqiptare.  Fëmijët e tij simpatik si dy vajzat dhe djali kanë punuar fort vullnetarisht për 15 vjet në Rrënjët Shqiptare.

Përshëndetën nga ekrani dy Kryeministrat e Shqipërisë dhe të Kosovës, z. Edi Rama dhe z. Albin Kurti.

  1. Marko Kepi çmoi lart të gjithë Marshallët e Paradës që nga viti i parë i saj, ata ishin Tahir Muhedini, Ismet Kurti, Mark Gjonaj, Lisa Milicaj, Marty Golden, Joe DioGuardi, Ramush Haradinaj, Marin Mema, Belul Qoku dhe për 2023 Princ Leka.

U vlerësuan nga Rrënjët me çmime mirënjohjeje si shoqatat: Kraja, Struga, Rozafa, Ulqini, Vatra etj.

U vlerësuan për kontribut të vyer për Rrënjët si Myzi Alija, Afërdita Delaj, Ervin Toro, stafi i “Albania Roots” si Kledi Roda, Fatime Dukova, Arkelino Hila, Herta Hada, Megi Rona.

Zonja Turishta falënderoi mediet që merrnin pjese në sallë si TV “Alba Life” me president dhe themelues z. Qemal Zylo, TV Klan me z. Blendi Fevziu .

Ajo gjithashtu shprehu mirënjohjen për Tringa Jewelry, Elizabeta Luma dekorin, Store Castle Wine, Peter Lucaj për ushqimet etj.

Performuan mjeshtërisht grupi Rozafati me koreografen Mjeshtren e Madhe Angjelina Nika si dhe grupi i valleve “Rrënjët Shqipare”.

Pjsëmarrësit u argëtuan me këngëtarët si Gëzim Nika Mjeshtër i Madh, Arbërie Hadërgjonaj, Nora Muhaxheri, Ardit Cuni, Viola Kunora, Isli Ademi etj nën shoqërimin e

DJ Edi.

Parada Shqiptare 2023

Është krenari që Parada sivjet iu përkushtua Lidhjes së Prizrenit të udhëhequr nga Abdyl Frashëri biri i një familjeje të madhe kombëtare.  Kjo Lidhje u mbajt në qytetin historik të Prizrenit ku Burrat e mëdhenj u bënë bashkë për Komb e për Flamur!  Pra këto rrënjë që shtrihen kudo në gjithë rruzullin ku ka shqiptarë nuk do të kalben kurrë, por do të përhapen se janë rrënjët e Nënë Terezës dhe të Gjergjit të madh.

Më 10 qershor 1878 në Prizren të Kosovës, Kuvendi hapi dyert për të pritur delegatët, të cilët do të vinin nga të katërt Vilajetet e Shqipërisë: Shkodrës, Manastirit, Janinës dhe Kosovës.

Një nga fjalimet që frymëzoi atdhetarët ishte ai i Abdyl Frashërit: “Qëllimi i Kuvendit është që t’ua presim hovin armiqve të pashpirt, duke lidhur besën shqiptare dhe duke u betuar që t’i mbrojmë me gjak trojet që na kanë lënë gjyshërit dhe stërgjyshërit tanë”.

E sjellë këtë fakt se sa fort ka punuar atdhetari Marko Kepi bashkë me stafin e tij për të promovuar kulturën, historinë, traditat dhe pë të mbrojtur trojet tona të të parëve.

Kurre mos u ndalni Marko Kepi, kurrë mos u ndalni ju të rinj, kurrë mos u ndalni për Atdheun e të parëve, sepse këtë mundësi e jep Amerika, shtëpia jonë e dytë, Amerika vendi më demokratik në botë!

Zyrtarisht z. Marko Kepi deklaroi si Marshall të Paradës 2023 Princin Leka i cili përshëndeti të pranishmit dhe e vlerësoi lart Diasporën Shqiptaro Amerikane.

Hymni Kombëtar Shqiptar u intepretua nga Gëzim Nika Mjeshtër i Madh.

Shfaqën programin me plot profesionalizëm grupet e valleve si Rozafati, Rrënjët Shqiptare, Shkollat Shqipe “Alba Life” Ambasador i Kombit, Barbana, Rugova, Grupi i Valleve nga Qendra Kulturore Shqiptare në Riverdale New Jersey etj.

Në këtë Paradë morën pjesë mjaft shoqata si Federata Panshqiptare Vatra me kryetar Dr. Elmi Berisha, Albanian Amerikan Law Enforcment, Ana e Malit, Kraja Ulqini, Plavë Gucia, Albanian Excellence, Rozafa etj

Shqiptarët sic do vit mbushën rrugët e Manhatanit me veshjet kuq e zi simbolet kombëtare dhe me kulturë parakaluan në 45 Street 5th Avenue.

Gëzuar 15 Vjetorin Rrënjët Shqiptare!

Gëzuar Marko Kepi!

TV Alba Life së shpejti do të sjellë kronikën e përgatitur për mbrëmjen Gala si dhe Paradën 2023 dhe do ta transmetojë në kanalet televizive.

10 Qershor, 2023

Manhattan, New York

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

error

Nese e pelqyet ket artikull? Ju lutemi përhapni fjalën :)

Follow by Email
YouTube
YouTube
Tiktok