22/12/2024

Mbremje artistike për nderë të festës së pavarësisë

0
u1_1

Nga Neki Lulaj

Ju uroj 17 shkurtin datën më të veçantë të Republikës së Kosovës Pavarësinë-

Kujtojmë Epopenë e Lavdishme të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës

Bashkëpunoni ngushtë me Konsullatën sepse është shtëpija e Juaj

Në fund javën qe e lam pas Konsullata e Republikës se Kosovës ne Frankfurt am Main në bashkëpunim me : Ministrinë e Diasporës dhe Investimeve Strategjike me Shoqatën „Dardania“dhe me shkollën shqipe organizuan :Mbremje artistike për nderë të festës së pavarësisë.

Festa e pavarësisë u hap me intonimin e himnit të Republikës se Kosovës.

Mysafirëve të pranishshëm iu drejtue me fjalën e saj përshendetëse shkëlqesija e saj znj. Fatmire Musliu Konsulle e Përgjithshme

znj. Fatmire Musliu Konsulle e Përgjithshme e Rrepublikes se Kosoves ne Frankfurt

Republikës se Kosovës në Frankfurt am Main ,e cila pasi ju uroi mirëseardhje nga zemra foli për ditën historike të 17 shkurtit të vitit 2008 dhe arritjën qe ka berë populli i Kosovës me ndihmën e jashtëzakonshme dhe te pa kursyer nga ana e vendeve të botës demokratike dhe mes tjerash tha:

Të nderurar bashkatdhetar fillimisht me lejoni qe në emër të stafit të Konsullatës dhe në emrin tim përsonal ju falënderoj secilin prej jush qe keni gjetur kohën të vini për të festuar dhe për te kaluar pakë çaste se bashku.

Dua të falenderoj edhe të gjithë bashkëpunëtoret e mi në Konsullatë, të

cilët krahas një volumi shumë të madh të punës brenda Konsullatës ,me japin mjë mbështetje të madhe për të organizuar dhe për të intensifikuar komunikimin me ju dhe me shtetin ku veprojmë.

Sot pa u zgjatur shumë, me pakë fjali do të theksoj rëndësinë e ngjarjeve të historisë sonë të cilat i përkujtojmë në muajt shkurt dhe mars në kuadër të të cilave është organizuar edhe kjo mbrëmje.

Në këtë kontekst së pari ju uroj 17 shkurtin datën më të veçantë të Republikës së Kosovës

Stafi konsullor i Republikës se Kosovës ne Frankfurt

Pavarësinë-si realizim

i përpjekjeve shekullore të një kombi të papërkulur deri në vetëflijim.

Pavarësia e Kosovës është rezultat i të gjitha ngjarjeve të cilat ne përkujtojmë çdo vit me dhimbje natyrisht, por edhe me shumë krenari.

Përkujtojmë 5,6,dhe 7 marsin Epopenë e Lavdishme të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës e cila në krye me Komandantin Legjendar Adem Jasharin,u ngritë për të këputur vargojtë e një sistemi barbar-robërues.

Këtë festë ua uroi në veçanti të gjithë ushtarëve të UÇK-së,invalidëve veteranëve dhe familjarëve të

dëshmorëvedhe të martirëve.Qoftë i përhersëm kujtimi për ta.

Dua që të gjithë mësuesve t`ju uroj 7 Marsin,ditën e tyre.

Mësuesit jo vetëm që sollën dritë mbi kombin duke mbjellë dituri,por,ata frymëzuan gjenerata të tëra duke i brymosur me frymën e atdhedashurisë .Dhe mbi të gjitha shumë prej ttyre u benë pjesë e kryengritjës së armatosurdhe luftuan për çlirimin e vendit,bashkë me shumë nxënës te tyre.

Zonjave këtu në sallë ju uroj 8 Marsin,ditën ndërkombëtare të Gruas.Gruaja shqiptare është shembull i sakrificës dhe i vetëflijimit.Roli i saj lidhet ngushtë me çliirimin e vendit dhe me Pavarësinë e tij.Gratë tona përveç qe kapën armën krah burrave për të luftuar pushtuesin ,ato mbështeten vazhdimisht edhe burrat,vajzat dhe djemtë e tyre në aktivitete çlirimtare.

Ato, flijuan bijat dhe bijtë e tyre për ti sjellur liri kombit dhe janë po të njejtat të cilat mbajtën dhe vazhdojnë të mbajnë gjallë shpirtin e një kombi përmes edukatës dhe traditës së bukur shqiptare.

Të nderuar bashkatdhetarë,sot ne jemi të shpërndarë gjithandej globit,por sot ne kemi edhe mundësitë qe gjeneratat e mëhershme nuk i patën.Prandaj uroj që të jemi bashkë në eëllimet tona dhe secili prej nesh të merr rolin e Ambasadorit të vendit tonë për ti treguar botës që na cilësojnë si komb.

Uroj qe ti gëzohemi së bashku sukseseve dhe të arrizurave të gjeneratës së re e cila po mahnitë botë me talent të spikatur në fushën e shkëncës,sportit,artit,kulturës dhe muzikës.

Uroj të jemi bashkë dhe të angazhuar që fëmijët tanë të cilët rritën larg trojeve tona ta mësojnë dhe ta bëjnë pjesë të përsonalitetit të tyregjuhën shqipe ,kulturën dhe traditën shqiptare si njërën prej kulturave me të vjetra të Evropës.

Poeti Neki Lulaj duke recituar poezine Atdheu

Ti edukojmë që të rriten si shqiptarë me orjentim evropjan të përparuar dhe tolerant.

Ti mësojmë ta duan origjinen e tyre duke respektuar edhe kulturat tjera me të cilat ata bashkëjetojnë.

Ti mësojmë të integrohën pa u friguar nga asimilimi.Vetëm kështu NE përmbushim obligimin tonë qytetar dhe patriotik.

Në fund ,ju ftoj që të bashkëpunoni ngushtë me Konsullatën sepse është e Juaja.Dhe krejt në fund

para se t`ju lë ne shoqrim të programit të përgaditur për sonte ,dua të falenderoi mësuesen Ilhane Azizi,me nxënësit e saj,artisten e shquar,pianistën Adelina Ushaku Hasani për kontributin e saj për komunitetin tonë në Frankfurt dhe me gjerë,shoqatën humanitare

„Dardania“ ne Wiesbaden dhe poetin Neki Lulaj i cili me një poezi kushtuar Atdheut,u shtoi disponimin të pranishmevepër të ja lëshuar vendin muzikës dhe vallëzimimt nga shumica e pjesëmarrësve.

Kryesija e shoqatës Humanitare“Dardania „ nga Wiesbadeni me konsullën e Përgjithshme znj Fatmire Musliu.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

error

Nese e pelqyet ket artikull? Ju lutemi përhapni fjalën :)

Follow by Email
YouTube
YouTube
Tiktok