MASKARADA PARAZGJEDHORE – ABUZIMI I VRAZHDË
NGA IDRIZ ZEQIRAJ
Për tre muaj radhazi vazhdon fushata parazgjedhore, ndërkohë që ligjërisht përcaktohet në një afat një mujor. Ky është abuzimi i parë. Vardisja e bujëshme përgjatë fushatës, shumë mijëra ditë pune të humbura, është abuzimi i dytës. Shpenzime enorme organizative, agjitative është abuzimi i tretët.
Populli në përgjithësi dhe dhe KQZ, në veçanti, ka porositur për lista emërore të pastra, pa cene. LDK-ja dhe Lëvizja Vetëvendosje, e ka zbatuar, besnikërisht, këtë kriter bazë. Ndërsa PAN-i, (lexo – partitë banda: PDK, AAK, NISMA), listat emërore i kanë të pista. Një deputet i CDU të Merkelit, deklaroi në Bundestag-un gjerman se “kur i jep dorën një zyrtari i lartë të Kosovës, më duhet t`i lajë duart fort me sapun, sepse i kanë duart e lyra me gjakun e bashkatdhetarëve të tyre, kundërshtarë politikë”. Pa i paragjykuar kandidatët e rinj, rishtarë, garda e vjetër, e ricikluar, janë rrast të kriminalizuar. Eksponentët e tyre partiakë përballën me hetime, arrestime, dënime, por edhe lirime të parakohshme dhe kurrë me pafajësi meritore. Ndërkohë që betohen se listat e tyre janë “të pastra si loti!” Në një shtet normal assesi nuk do të lejoheshin të jenë persona publik, thjeshtë, si pjesë e një -Ndërmarrje të Përbashkët Kriminale-, që kanë përgjakur Kosovën. Për partizat tjera shqiptare apo ato minoritare, nuk e di dhe nuk flas dot.
Kosova ndodhet para proceseve delikate dhe, qëllimisht, të koklavitura dhe të zvarritura, tërësisht, të panevojshme nga ndërkombëtarët. Përndryshe, me shpalljen e pavarësisë në kufijtë e saj, madje të njohur ndërkombëtarisht, të konfirmuar edhe nga Gjykata Ndërkombëtare të Drejtësisë, problemi i Kosovës duhej konsideruar i mbyllur.
Opozita PAN-iste, përgjatë këtij 4 vjeçari, e mësuar me mrizmin kafshëror në pushtet, duke mos e duruar opozitarizmin, është bërë palë me Serbinë, në luftimin e qeverisë, me qëllim të rikthimit në pushtet, bilëz, qysh në muajt e parë të qeverisjes të saj. Të gjitha veprimet për shtrirjen e sovranitetit, njësoj si Serbia, i quanin demagogji, me qëllim të përfitimit të elektoratitit!
Opozita PAN-iste ka aktivizuar SHIK-un e saj kriminal. Mjafton ta kujtojmë fushatën në Ferizaj, ku eksponentët e SHIK-ut ishin skajshëm aktiv.
LDK-ja e drejtuar nga kryetari Lumir Abdixhiku, përgjatë gjithë fushatës, është shquar për përformancë të shkëlqyer në të gjitha paraqitjet publike. Sjellje korrekte dhe pjesëmarrje masive, që na kujtojnë kohët e shkuara, të kryezotit të LDK-së Presidentin historik, Dr. Ibrahim Rugova.
Akademik Kujtim Shala, sqaroi se shprehja, në zemërim e sipër, për Kurtin, lidhur me dialogun në Ohër, e cila konsiderohet si lapsus, edhe pse nuk është nënshkruar nga palët, e quan -non paper-, është një aksident.
Përfolja për kryetar Lumirin , lidhur me zhvendosjen e fotografisë së Rugovës, nuk është aksident, por çështje teknike. Megjithatë, kjo dilemë e stisur tek qytetarët, duhet sqaruar dhe hequr, qoftë edhe përmes zëdhënësit të LDK-së.
Çështja e slloganit -për ndryshimin-, mendoj se ky ndryshim ka ndodhur në Kuvendin e 10-të të jashtëzakonshëm të LDK-së. Përndryshe, po të vazdohej me klanin e Isa Mustafës, LDK-ja sot do të duhej të luftonte për të arritur pragun e 5 %-shit, bazuar në rezultatin e zgjedhjeve të shkuara, kur LDK-ja mori vetëm 10.5 %, pasi dy partizat tjera ishin hisedare. Askush nuk është i pranueshëm për të gjithë qytetarët, përfshi edhe kryetarin Lumir Abdixhikun. Por, gjithësesi, zgjedhja e tij, me votim të fshehtë dhe demoktatik, madje nga një Kuvend mjaft selektiv i klanit paraprak, dëshmon se ishte fitues meritor. Megjithatë, jo vetëm nga ndoca të anashkaluar, më saktë, të lënë jashtë Kryesisë dhe Këshillit të Përgjthshëm të LDK-së, por edhe brenda saj, kryetari vazhdon të sfidohet, madje të sabotohet! Dhe, sabotimi i kryetarit, është sabotimi i partisë. Miqësinë me PAN-in nuk e harrojnë dhe nuk e fshehin as dëshirën e koalicionit me atë!
Mjedisi politik i Kosovës, ësht i kontaminuar, deri në helmim. Nuk ka shumë hapësirë për të zgjedhur, por le ta kujtojmë Presidentin Rugova: “Zgjodhëm të keqen më të vogël, por jo edhe më pak kriminale!” Të thuash se LVV është më e keqe se PAN-i, vrastar i FARK-ut dhe të LDK-së, është sa jo reale, aq edhe e marrëzishme.
Profesor Kujtim Shala çështjen e koalicionit e la të hapur: “Njëherë të fitojmë zgjedhjet, pastaj flasim për koalicionet. Kushti i LDK-së është posti i kryeministrit, përndryshe do të jemi opozitë aktive dhe konstruktive”.
Përflitet se me hile është vënë një klauzolë, e brendshme, nëse LDK mbetet e ranguar e treta, kryetar Lumiri duhet ta lerë kryesimin e LDK-së! E çfarëdo përmase që të jetë humbja e radhës, qoftë edhe fundit, Lumiri assesi nuk mund të fajësohet. Sepse shthurja e LDK-së filloi pas shuarjes të Presdentit Rugova dhe sidmos me shuarjen e aktivave, ndryshimin e statutit të saj. Përndryshe, Lumiri e ngjalli, e ngriti nga hiri, e ringjalli partinë në prag të shuarjes, duke e zënë vendin e parë, në zgjedhjet komunale, me 9 (nëntë) komuna të fituara.
Edhe nëse LDK-ja nuk do të arrijë rezultatin e pritshëm, në zgjedhjet e 9 shkurtit, assesi nuk duhet të bie në dëshpërim. Përkundrazi, duhet ta vazhdojë mobilizimin, angazhimin aktual, sikur në një kohë të afërm do të jemi para zgjedhjeve të radhës. Për ndryshim nga partitë-banda të PAN-it, të cilat as që provuan të nismojnë reformat, edhe pse qenë po aq humbëse sa edhe LDK-je, sepse krimet numerike vrastare e hajnore, ia pamundësojnë çfarëdo ndërmarrje për reforma, ngaqë eksponentët e këtyre subjekteve politike kanë vepruar si “Ndërmarrje e Përbashkët Kriminale”. Dhe, “hiq një kashtë, e dali gjashtë”, – thotë urtësia.
Ndërsa LDK-ja e përjetoi rëndë humbjen e pritshme, të shkaktuar nga një klan, brenda kryesisë të LDK-së, duke anashkaluar me mos përfillje elektoratin, anëtarësinë, Këshillin e Përgjithshëm, Grupin e deputetëve, madje edhe vetë Kryesinë e partisë! Një guxim i tepëruar i lidershipit skandaloz, i cili, për gjëmë e shkaktuar LDK-së kurrë nuk tregoi pendesë dhe as nuk kërkoi falje LDK-së dhe popullit të Kosovës, për ekzekutimin e djemëve dhe burrave më të mirë të Atdheut!
Lidershipi aktual, fitues apo humbës të zgjedhjeve, të 9 shkurtit 2025, duhet të bëjë analizë të thellë, të sinqertë e profesionale, të zikzakeve të LDK-së të pas Rugovës, kryesisht, humbjeve, pa asnjë fitore, përmes një debati të hapur dhe shumë të përgjegjshëm. Të vazhdojë reformat partiake, të lëna në gjysmë, gjë që po i kushtojnë shumë partisë, madje deri në ngulfatje. Guidë duhet të jetë rugovizmi, si rruga gjithnjë aktuale dhe e dëshmuar si shumë e suksesshme. Ndoshta, si risi, nëse arrihet pajtueshmëri për lejimin e fraksionit të brendshëm e tipit gjerman, CDU-CSU, të cilat funksionojnë, harmonishëm, që nga pas Lufta e Dytë Botërore, lë të shtohet edhe kjo në statutin e partisë.
LDK-ja, në fushatën e tanishme, solli standarde të reja të organizimit dhe të veprimit fushator. Kjo ka krijuar një bazë solide, që, në mos tani, për zgjedhjet e radhës, ka krijuar një premisë favorizuese, për ta avancuar LDK-në në vendin e parë, duke e rikthyer atë në kryzonjë, si në epokën rugoviane.
Një shembull paraprijës, se si mund të ngritet një parti politike, e shkuar në prag të humbjes, katër vjet më parë, fituese bindëse e zgjedhjeve lokale, në vitin 2021. Kryetari i komunës të Istogut, Ilir Ferati, me ekipin e tij simpatik dhe ia doli me shumë sukses, duke krijuar një standard të ri zgjedhor dhe punues. Përformanca e udhëheqjes komunale, u shpërblye më vendin e dytë, në nivel të Republikës të Kosovës.
Pamëdyshje, Kosova është para proceseve, sa të rëndësishme, aq edhe të rrezikshme, të stisura nga Serbia me aleatët e saj, armiq të Kosovës. Për çudë, edhe shtetet e Quintit, ranë nën ndikimin e propagandës serbo-ruse dhe ngulmojnë me kërkesa absurde, siç është krijimi i Asociacionit, i konsideruar si – kancer i Kosovës -, nga ekspertë të botës akademike nga SHBA, Anglia, Gjermania, Austria, Holanda dhe shtete tjera evropiane dhe ballkanike. Për këtë fatalitet i referohen krijimit të Asociacionit të 14 komunave serbe në Bosnje-Hercegovinë, duke mundësuar themelimin e “Republika Srpska” atje, e cila ka asfikësuar shtetin boshnjak.
Këtë krijesë fantazmë e ka kundërshtuar LVV dhe, së fundi, edhe LDK-ja. Ndërsa partitë e koalicionuara, dikur, në PAN, PDK-AAK-NISMA, janë zotuar se me marrjen e pushtetit, do ta krijojnë Asociacionin. PAN-istët, njësoj si shefi i tyre, Hashim Thaçi, duke qenë të shantazhuar me dosje të bollshme e faktike kriminale, në këmbim të lirisë personale e grupore të tyre, janë të gatshëm për të pranuar çfarëdo zgjidhje, qofshin edhe “kompromise të dhimbshme”, siç thoshte përsëritshëm Hashimi. Dhe, kjo ka ndodhur me nënshkrimin e marrëveshjeve fatale të Demarkacionit dhe të “Zajednicës”.
Në sulmin frontal kundër LDK-së, është angazhuar PAN-i, me aleatët e tij. Ata vazhdojnë ngritjen artificiale të kandidatit të PDK-së, Bedri Hamza. Kur LVV, me slloganin adekuat: “Një popull nuk i nënshtrohet një njeriu”, më 29 shtator 2018, organizoi protestën më të madhe, të të gjitha kohërave, gjymë-milionshe, kundër bandës shtetërore e pushtetare, të kryebandit, Hashim Thaçi, lakejtë e Hashimit, kuadro të tij, Bedri Hamza, Rashit Qala, Abelard Tahiri, e shoqëronin atë, në varkën e kriminelit Radoiçiq, nën mbrojtjen e banditëve të tij. Kjo protestë ishte një parathënie, se “komandantët” pa ushtarë, sabotues të paqës dhe të luftës, mujshorë, vrastarë dhe hajna, duhet të zinxhirosën.
Përgjatë gjithë fushatës, partitë-banda të PAN-it, thirrën në luftën e pa bërë, amnistojnë krimet dhe kriminelët, pa thënë asnjë fjalë keqardhje për 1826 vrasjet politike, kryesisht, kundërshtarë politikë shqiptarë, si ushtarakët luftëbërës të FARK-ut të Ibrahim Rugovës; kuadro, veprimtarë dhe aktivistë të LDK-së; gazetarë të luftës; por edhe brenda llojit, veprimtarë të hershëm të LPK-së, për ta shmangur konkurrencën në perspektivë.
Tashmë, dihet botërisht se LDK-ja e bëri paqen dhe luftën. Ajo e financoi bukën dhe Luftën e Kosovës. Por që LDK-ja po i heshtë faktet!? Ndërkohë, këto atribute po i përmendin dhe përsërisin, madje në çdo tubim subjektet e PAN-it, pa harruar as “shtet-ndërtimin” e tyre. E vërteta është se njëfarë “UÇK-je të LPK-së”, të themeluar në “Bllokun e Zi” të Tiranës, kurrë nuk e futën në luftë. Përkundër, ata sabotuan luftën dhe i akuzojnë për tradhti katërshën e zezë: Hashim Thaçin, Azem Sylën, Xhavit Halitin, Kadri Veselin, sipas renditjes të pozitave në atë kohë, duke i akuzuar për tradhti. Këtë e thonë themeluesit e kësaj UÇK-je, përfshi edhe Jakup Krasniqin, më i zëshmi.
Druaj se kompozimi i qeverisë pas zgjedhjeve, mund të bëhet problematik, krizë qeveritare. Rikthimi në pushtet i “komandantave” kriminelë dhe hajna, do të ishte gjëmë për Kosovën. LVV, e cila di dhe mundë të tubojë gjysmë milioni njerëz në protestë, vështirë që do ta dorëzojë pushtetin tek njerëzit e shantazhuar nga Serbia me aleatët e saj. Dorëzimi i pushtetit tek ata, pra, PAN-i, është parathënie e bërjes të Serbisë hisedare në Kosovë, rrjedhimisht, dorëzimin e një pjese të territorit të saj Serbisë agresore. Kjo është provuar, madje, katërcipërisht, në rastet e nënshkrimeve të marrëveshjeve fatale për Kosovën, me fqinjët lakmitarë dhe veprime tjera, nga pushtetari dhe shtetari, rrast i shantazhuar, me dosje të krimeve faktike, Hashim Thaçi dhe “komandantët” e tij.
Një porosi-amanet e Rugovës ishte: “Njerëzit e shantazhuar të mos lejohen të ngritën në pozita të larta shtetërore e pushtetare, sepse janë të rrezikshëm për shtetin e Kosovës, për Atdheun! “Uroj që LDK-ja të jetë e përgjegjshme dhe assesi të mos bëhet palë me bandën e PAN-it dhe SHIK-ut vrastar të saj. Edhe nëse subjektet politike, rrast të kriminalizuara, përdorin armën e fundit bojkotin grupor, për pengimin e krijimit të qeverisë paszgjedhore, LDK-ja, me asnjë çmim apo joshje, nuk duhet të bëhet pjesë e skenarit të zi dhe thellësisht kundra-kombëtar.