18/01/2025

MASAKRA E REÇAKUT… ME ATẼ QË LAJMËROI BOTËN, QË TË MOS KISHTE MË MASAKRA!

0
William-Walker-Recak
The bodies of 23 ethnic Albanians who had been shot death 15 January near the town of Racak lie near the roadside 16 January. US diplomat William Walker, head of an international observer mission in Kosovo, said that the deaths looked “like executions.”

Nga Visar Zhiti

Ndodhi 26 vjet më parë, në natën e 15 janarit 1999, akt makabër i militarëve serbë… u vranë 45 civilë shqiptarë…

Ai që lajmëroi botën për ngjarjen më tragjike të luftës në Kosovë dhe që shënjoi kthesen në ndërhyrjen ndërkombëtare për çlirim, ishte ambasadori amerikan, z. William Walker.

Shkoi vetë atje, e pa, u trondit dhe i shqetësuar tha: “Krim kundër njerëzimit…”

Po përgjakej populli në Kosovë, po luftonte UÇK e tij, por do të ndërhynte NATO me SHBA në krye për t’i dhënë fund katastrofës njerëzore, u bë lufta e parë morale për të drejtat e njeriut, për të drejtat e një populli…

Të kujtosh do të thotë dhe të shohesh më larg në të ardhmen.

E kemi takuar Ambasadorin Walker, na shikonte ashtu siç i sheh ai shqiptarët, me një dhembshuri të thellë, mbase i dukeshim si ata që i kanë shpëtuar një masakre, bënë foto me atë, në njërën jemi në Festën tonë Kombëtare në Detroit, bashkë me poetin Dritëro Agolli e vumë në mes ambasarorin Walker dhe më pas në Washington, Eda ime, unë dhe ai prapë në mes. Më ka hedhur dorën mbi supe…

Dora e tij, – kam shkruar, – më dukej si dora e Amerikës…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

error

Nese e pelqyet ket artikull? Ju lutemi përhapni fjalën :)

Follow by Email
YouTube
YouTube
Tiktok