08/10/2024

Marrëveshje në logjikën e pavarësisë së Kosovës si etiketë e ngjitur mbi statusin e provincës së Serbisë,  sipas Rezolutës 1244

0

Nga Kastriot Myftaraj

Marrëveshja për targat mes Serbisë dhe Kosovës, e arritur mes ndërmjetësim ndërkombëtar është plotësisht në logjikën e pavarësisë së Kosovës e cila është një etiketë e ngjitur mbi Rezolutën 1244, që e njeh Kosovën si pjesë të Serbisë, si trashëguese juridike e Jugosllavisë së vitit 1999.

Rezoluta flet shprehimisht për Jugosllavinë dhe Serbinë, çka tregon se në 1999 parashikohej shpërbërja e Jugosllavisë së mbetur dhe njihej Kosova edhe si provincë e Serbisë përveçse si pjesë e Jugosllavisë. Dhe duhet mbajtur gjithmonë parasysh se KFOR-i rri në Kosovë pikërisht mbi bazë të Rezolutës 1244.

Por Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë në vitin 2011 i ka njohur Kosovës të drejtën e ngjitjes së etiketës mbi statusin e saj të njohur me dokument ndërkombëtar, si provincë e Serbisë.

Gjykata atëherë në vendimin e saj u shpreh se Kosova ka të drejtë të shpallë pavarësinë, si një dëshirë të saj, por kjo nuk do të thotë se ndryshon gjë në statusin e Kosovës të njohur nga Rezoluta 1244 si provincë e Serbisë. Pra Kosovës iu njoh e drejta të ngjitë etiketën që dëshiron mbi autonominënë kuadrin e Jugosllavisë (Serbisë) që i njeh Rezoluta 1244.

Albin Kurti do ta paraqesë si fitore të madhe marrëveshjen për ngjitjen e etiketave mbi targat dhe kjo gjë tregon vetëm joseriozitetin e tij si një politikan që përdor magjinë e fjalëve dhe simboleve të rreme për të marrë dhe mbajtur pushtetin me votën e njerëzve joseriozë që e marrin vetëtalljen politike për vetëvendosje.

Vetëtallja politike është çmimi që Albin Kurti paguan me vetëdije për të marrë si përfitim pushtetin, duke u ngjitur etiketa me fjalën “vetëvendosje” mbi realitetin e gdhendur të vetëtalljes. Problemi është se në këtë vetëtallje politike Albin Kurti përfshin edhe Kosovën, në sajë të atyre që pranojnë vetëtalljen politike për t’ i siguruar pushtetin Kurtit me votën e tyre.

E drejta e ngjitjes së etiketave mbi targat është simbol i vetëvendosjes së rreme çka është ajo që ka kërkuar gjithmonë Albin Kurti, pra përdorimi i fjalës magjikisht tërheqëse “vetëvendosje” për të krijuar një mjet politik (parti) për marrjen dhe mbajtjen e pushtetit.

Fakti që Albin Kurti e nisi këtë luftën e rreme për targat me fillimin e fushatës për zgjedhjet vendore të 17 tetorit në Kosovë i shndërron këto zgjedhje në një referendum ku do të tregohet se sa njerëz në Kosovë (votuesit e VV) e marrin vetëtalljen për dinjitet.

Më e keqe se tërheqja e Kurtit nga lufta për targat që nisi është marrëveshja që bëri ai.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

error

Nese e pelqyet ket artikull? Ju lutemi përhapni fjalën :)

Follow by Email
YouTube
YouTube
Tiktok