21/11/2024

Maria Carey mbahet mënd si këngëtarja më e mirë e viteve ‘90. Sekreti i këtij suksesi varet te pesë oktavat e zërit të saj dhe kjo gjë e ka bërë elastike të performojë këngë të ndryshme siç janë ato të soul, hip hop dhe rnb. Ndoshta kjo ka qenë që ajo të dallohet nga rivalet e saj Ëhitney Houston dhe Celine Dion.Në moshën 17 vjeçare ajo u zhvendos nga Long Island për në Neë York për të ndjekur karrierën e saj artistike. E shoqëruar atëherë nga shoku i saj Ben Margulies, ajo filloi të shkruante këngët e saj të para.Karriera e saj e vërtetë startoi, kur ajo filloi të këndonte në një studio bashkë me këngëtaren Brenda.K.Starr, e cila mori kasetën e këngës të Marias në festën e drejtorit të Columbia Records, Toni Mottola.Sipas legjendës, Mottola e dëgjoi kasetën kur po shkonte në shtëpi të njëjtën ditë dhe ai u mahnit nga zëri i këngëtares saqë u kthye menjëherë sërish në festë. Pasi hyri në Columbia, lançimet e saj të para ishin “Vision of Love”, “Love Takes Time”, “Someday” dhe “I Don’t Ëanna Cry”. Suksesi i saj bëri që ajo të fitonte në “Grammy Aëards” Artistja e Re më e mirë dhe Artistja Femër më e mirë, arritje këto shumë të mëdha për Mariah atëherë. Duke kënduar këngët “Can’t Let Go” dhe “Make it Happen” ajo arriti çartet më të larta muzikore dhe albumi i saj pati mjaft sukses në shitjen e tij. Në vitin 1993 Mariah u martua me Toni Mottola dhe pas disa muajsh ajo arrin suksesin e saj të tretë me dy këngët e atëhershme “Dreamlover” dhe “Hero”. Pas turit të saj të parë, ajo u bë qendra e bisedimeve të kritikëve, pasi u rishfaq me një version të ri të “Merry Christmas” e cila doli me titullin “All I Ëant For Christmas Is You”. Në 1994 ajo shfaqet në botën e muzikës me një pjekuri të re artistike me këngën “Fantasy”, duke e bërë Mariah një ndër artistet më të mira të të gjitha kohërave. Duke bashkëpunuar në këngën vijuese “One Sëeet Day” me Boyz II Men, ajo qëndroi në chartet më të larta për 16 javë. Pas ndarjes së saj me Mottola në 1997, Mariah arriti një tjetër sukses me “Butterfly” dhe më pas duetin me Ëhitney Houston “Ëhen You Believe”, këngë, e cila qëndroi për 13 javë rresht në top chart. Me “Heartbreaker”, singëllin e parë nga albumi i saj “Rainboë”, Mariah theu rekordin si artistja që arrinte çdo vit top chart që prej 1990, duke bërë të linte pas Beatles në Hot 100 singles chart. Megjithëkëtë viti 2000 nuk ishte një vit i mbarë për Mariah. Pas kontratës së saj 80 milion dollarshe me Virgin në 2001 ajo nuk pati sukses. Ajo pati një eksperiencë të hidhur personale dhe profesionale, duke përfshirë dhe fyerjet nga publiku në faqen e saj të internetit ku dërgoheshin mesazhe vetvrasëse për të, duke e shfaqur atë të vishte vetëm një T-shirt. Por asgjë nuk mbeti me kaq. Pas dështimit me këngën do të vijonte një film shumë i keq “Glitter”, i cili pati nën 4 milion dollarë fitim. Filmi dhe albumi i saj u interpretuan keq nga kritika dhe dështimet e njëpasnjëshme bënë që Mariah dhe Virgin të prishnin kontratën në 2002 duke i dhënë asaj 28 milionë dollarë. Në dhjetorin që kaloi Mariah lançoi albumin e fundit “Charmbracalet”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

error

Nese e pelqyet ket artikull? Ju lutemi përhapni fjalën :)

Follow by Email
YouTube
YouTube
Tiktok