25/12/2024

Mari Kyri, ngadhënjyesja e përpjekjeve dhe sfidave, e shenjta Mari e shkencës, e para grua e lauruar me çmimin Nobel

0
Marie-Curie

Nga Albert Vataj

Për një grua të asaj kohe nuk do të ishte aspak e lehtë të ndiqte ëndrrën. Por ajo i përkiste një prej atyre grave, të cilat kishin ardhur të shkruanin emrin në faqet e historisë së njerëzimit, një prej atyre vullneteve që do të ngriheshin fuqishëm me misionin e tyre në kreshtën e vëmendjes. Mari Kyri, kjo grua e të mundshmes përmes sakrificave, e ngulmit të virtytshmes, sfidoi dhe triumfoi në të asokohëshme kundër saj. Kyri u “kurorëzua” e shenjta Mari e shkencës, sepse vetëm një e epërme e këtillë mundet ta lartësojë sublimen e kësaj ngulmëtareje për t’i shkuar deri në fund pasionit dhe misionit, për të bërë dhe lënë brezit dhe gjeneratave një vepër që sinjifikon përmbi të gjitha sakrificë dhe dimensione të tjera që shpërfaq ngjadhnjimi. Puna rraskapitëse, kacafytja me të pamundurën, krejtçka që sendërton prej nistores, ishte shkreptimë e hovit titanik të asaj gruaje, që ishte deri në të shuar së gjalli, një martire e së mirës për njerëzimin. Ëndërr dhe trup gatoi me pasion dhe përkushtim, pa qenë e yshtun prej kurrnji dishepulli, veç prej shërbestares vullnetmirë. Erdhi dhe mbeti përgjithnjë një shënjim në udhën e gjatë të përpjekjeve.

Kur triumfon pasioni dhe shkenca

Mari Sklodowska Kyri (7 nëntor 1867 – 4 korrik 1934) në memuarin e njerëzimit mbamendet si Mari Kyri, fizikantia dhe kimistja franko-polake, e cila hodhi themelet në fushën e hulumtimeve radioaktive. Guxoi të ngrihej mbi para­gjykimet që i shkuan përmbas si një lukuni e unshme humbëtirash dhe terri, duke i’a thyer disa herë mbi kokë qiellin e triumfit. Ajo ishte gruaja e parë e lauruar me çmimin Nobel. Njëherash, e para  grua që u nderua me këtë çmim në dy fusha, fizikë (1903) dhe kimi (1911). Gjithashtu ajo mbamendet si gruaja e parë që do të bëhej profesore në Universitetin e Parisit, dhe e para grua që për meritat personale, të prehej në Panteonin e Paris. Arritjet e saj përfshinte teorinë e radioaktivitetit, teknikat për izolimin radioaktive të izotopeve, dhe zbulimin e dy elementeve, polonium dhe radium. Nën drejtimin e saj, studimet e para në botë janë bërë në trajtimin e neoplazmave, duke përdorur kësodore, izotopet radioaktive. Ajo themeloi Institutet “Kyri” në Paris dhe në Varshavë, të cilat mbeten laboratoret më të mëdha kërkimore. Gjatë Luftës së Parë Botërore, ajo ka themeluar dhe drejtuar në terren qendrat e para ushtarake radiologjike, ku kanë marrë trajtim më shumë se një milionë ushtarë, sublime e humanizmit, për të cilin qeveria franceze nuk i ka rezervoi as aktin e mirënjohjes për të dhe njiherash për të parën grua që do të çonte Kryqin e Kuq në frontin e Luftës.

Qytetare franceze, përjetësish polake

Ndër gjërat e shtrenjta, origjina polake mbeti shpuza më flakatare e vetmohimit, me të cilët ajo mbushi çdo ditë të 67 viteve të jetës së saj. Nuk hoqi dorë kurrë nga dy mbiemrat, Mari Sklodowska Kyri, duke ushqyer ngadhnjyeshëm me fanatizëm identitetin e saj si polake. Ajo u mësoi bijave gjuhën polake dhe u përpoq të mos mënjanonte pjesmarrjen e tyre gjatë vizitave të saj në Poloni. Jo vetëm kaq, elementit të parë kimit të zbuluar prej saj, i vuri emrin polonium, një përjetësim në memuarin e Tabelës së Mendelejevit të Polonisë. Nuk kishte sesi të ndodhte ndryshe, për një bijë e atyre prindërve, të cilët për çështjen kombëtare dhe rivendosjen e pavarësisë në Poloni, sakrifikuan pasurinë e tyre.

Jeta e re në Parisin e vjetër

Do të ishte viti 1891, kur ajo do ti kthente shpinën vendlindjes, për t’u zhvendosur në Francë. Në Paris për një kohë të shkurtër, ajo u sistemua me motrën dhe vëllain e saj, para se të merrte me qira një strehës pranë universitetit ku studjonte për fizikë, kimi dhe matematikë. Kushtet e vështira ekonomike do ta tendosnin të përditshmën ku rendte hovshëm, deng me pasione dhe ëndrra shkence. Ditën punonte dhe natën studionte. Ky mund vetëm sa do ta thellonte më shumë qiellin e zotërimeve të këtij vullneti të paepur. Më 1893 asaj i’u dha diploma në fizikë. Sakaq mundësoi angazhimin në laboratorin industrial të profesor Gabriel Lippmann.

Lidhja me Pier, dashuri dhe shkencë

Mari Kyri kishte filluar tashmë karrierën e saj shkencore në Paris, ku dhe do të hapte dyer e njohjes me Pier Kyri, me të cilin do ta lidhte jo vetëm pasioni por edhe shkenca. Kumbar i kësaj lidhjeje do të ishte fizikanti polak, profesor Józef Koëalski-Wierusz. Pasioni i tyre reciprok për shkencën, i afroi gjithnjë e më shumë dy të rinjtë. Lindi kështu ajo dashuri, e cila do të jetonte me ta kudo, në orët e pambarimta në laboratorë, mes fletëve e materialeve me radioaktivitet të lartë, në gjirot me biçikletë e ushëtimet e shumta. Por propozimit për martesë të Pier, Mari i përgjigjet me refuzim, për arsyen e vetme të riatdhesimit. Vendosmëria e Pier tejshkon për të gremisur çdo barrierë ndasie e pamundësishë rrethanore. Shpreh solemnisht gadishërinë për të shkuar me të në Poloni, në emër të dashurisë, në emër të të shenjtes që ka ngjizur këtë bashkim. Ndërkohë, në pushim të verës 1894, Mari kthehet në Varshavë, ku do të takonte familjen. Megjithëse në rrethana të pafavorshem, ajo kërkoi të jepte kontributin e saj në vendlindje, po pa mundur të zinte një vend në Universitetin Kraków, sepse ishte grua. Këto rrethana zhgënjyese dhe një letër e Pier, e detyrojnë atë të kthehet në Paris. Më 26 korrik 1895 ata u martuan në një bashkim civil në Sceaux, duke refuzuar shërbesën fetare të kësaj ceremonie.

Pier dhe Marie Kyri në laborator

Në vitin 1895 Wilhelm Rwntgen zbuluar ekzistencën e rrezeve X, edhe pse mekanizmi pas prodhimit të tyre nuk ishte kuptuar ende. Më 1896, Henri Becquerel kishte zbuluar se kripërat e uraniumit  kanë emetuar rrezet që ngjasojnë rrezeve X, në fuqinë e tyre të thekshme. Ai demonstroi, se ky rrezatim, ndryshe nga fosforeshenca sepse nuk varet nga një burim i jashtëm i energjisë, por duket se lindin spontanisht nga vetë uraniumi. Mari vendos të trajtojë rrezet e uraniumit, si një fushë e mundshme e kërkimit për një tezë. Ajo përdoret një teknikë inovative për të hetuar mostrat. Pesëmbëdhjetë vjet më parë, burri i saj dhe vëllai i tij, kishte zhvilluar një version të aparatit electrometer, i cili do të shërbente në avancimin e saj në zbulim. Duke përdorur këtë teknikë, rezultati i parë ishte zbulimi, se aktiviteti i përbërësve të uraniumit varej vetëm nga sasia e uraniumit të pranishëm. Sakaq erdhi në jetë hipoteza, se rrezatimi nuk ishte rezultat i një ndërveprimi të molekulave, por duhet të vijë nga vetë atomet përbërëse. Ky hap shkallmoi supozimin e mëhershëm, se atomet ishin të pandashme.

Në korrik të vitit 1898, Kyri me bashkëshortin Pier botoi një letër të përbashkët, nëpërmjet së cilës bënë publike ekzistencën e një elementi, të cilin ata të quajtur ” polonium “, në nder të lindjes së saj Polonisë, e cili edhe për njëzet vite të tjera do të lëngonte e ndarë në mesin e tre perandorive. Më 26 dhjetor 1898, çifti Kyri njoftoi për ekzistencën e një element të dytë, të cilën ata e quajtën “radium”, që do të thotë “rreze”. Në vazhdën e këtyre hulumtimeve, ata mbërrijnë te termi “radioaktivitet”.

Për të provuar zbulimet e tyre përtej çdo dyshimi, Kyri kërkuan izolimin e poloniumit dhe radiumit në formë të pastër. Zbulimi i polonium kishte qenë relativisht i lehtë. Kimikisht ajo i ngjan me elementin bismut, dhe polonium ishte e vetmja substancë bismute. Radiumi, megjithëse i i pakapshëm, është i lidhur kimikisht ngusht me bariumin, dhe pitchblende përmban dy elemente. Në periudhën 1898 -1902 çifti Kyri botuan një total prej 32 punimesh shkencore, duke përfshirë një zbulim që kishte të bënte me mundësinë e shërimit të të prekurve nga tumoret. Ekspozimi i të sëmurit ndaj radiumit përftohej shkatërrimi më i shpejtë i qelizave tumorale se sa atyre të shëndetshme.

Kyri në një automjet me rreze X

Kishte shpërthyer e ashtuquajtura “Luftëe Madhe”, perandoritë ishin ngërthyer në një kacafytje të përgjakshme e cila do të kishte si bilanc tragjik, plot 20 milionë viktima. Gjatë Luftës së Parë Botërore, do të ishte Mari Kyri, e cila e pa të nevojshme ngritjen e qendrave radiologjike pranë vijën së frontit, si ndihmë e kirurgëve të betejës. Pas një studimi të shpejtë e të detajuar të radiologjisë, anatomisë dhe mekanikës automative, ajo krijon pajisjen X-ray. Asohere ajo u bë drejtuese e Kryqit të Kuq, Shërbimi i Radiologjisë, duke shënuar kështu ngritjen e të parave qendra ushtarake të shërbimit të radiologjisë operacionale, kurorëzuar nga fundi i vitit 1914. Me asistimin e bijës së saj 17-vjeçare Iren, Mari Kyri mundësoi instalimin e 20 shërbimeve radiologjike të lëvizshme, shtoi kësaj shifre, ngritjen e më se 200 qendrave radiologjike në spitalet e terreneve në vijën e parë të luftës, për të vazhduar me trajtimin e femrave të tjera si ndihmëse.

Në vitin 1915, Kyri do të prodhonte atë që do të identifikohej si radonit, që do të përdoret për të sterilizues indet e infektuara, një hap kurajoz dhe një arritje e bujshme në shëndetësinë e asokohëshme. Radiumin e përdorur, ajo e siguroi me mundësitë personale. Është vlerësuar se mbi një milion ushtarë të plagosur ishin trajtuar me njësitë e saj X-ray. Përkundër të gjithë kontributeve humanitare të kësaj humanisteje dhe përpjekjeve në frontin francez të luftës, asnjëherë Kyri nuk mori qoftë edhe një mirënjohje të vetme nga qeveria franceze.

Amshimi i gruas dhe shenjtores Maria

A duhet të pranojmë në kolanën e shenjtorëve edhe atë, Mari Kyri, e cila do të lidhte çdo ditë të jetës së saj me shkencën, me më të epërmen shërbesë që ajo mund të bënte njerëzimit. Mari Kyri u shua si një martire e asaj doktrine, e cila e ngjiti në apogjenun e famës, por pa e molepsur atë duke e lënë, siç do të thoshte Albert Ajnshtajn: “Mari Kyri ishte i vetmi përson që nuk u korruptua nga fama”. Jetoi deri në të mbramë të jetës së saj me një modesti të mahnitshme. Gjithçfarë ajo përfitoi financiarisht nga çmimet ndërkombëtare, i ndau të afërmve, studentëve dhe bashkëpunëtorëve të saj. Veç nderimeve, të cilat ajo i refuzoi, për të mbetur deri në fund një grua e patëdytë, një shëmbëllim i pakrahasueshëm vetmohimi, një model që fisnikëroi gruan, vitalizoi rolin e saj në shoqëri dhe i ngjiti me thonj e me dhëmbë atë në majën e Olimpit.

Fundi i kësaj gruaje të përkorë erdhi gjithashtu në një mënyrë të pazakontë. Kyri vdiq më 4 korrik 1934, 80 vite më parë në sanatorium e Sancellemoz, Francë, për shkak të anemisë aplastike gjeneruar nga ekspozimi ndaj rrezatimit, kryesisht gjatë asistencës me X-ray gjatë Luftës së Parë Botërore.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

error

Nese e pelqyet ket artikull? Ju lutemi përhapni fjalën :)

Follow by Email
YouTube
YouTube
Tiktok