21/12/2024

MALLI VENDËLINDJES DHE SHKUPI HISTORIK

0
Omer-Kaleshi

NGA KALOSH ÇELIKU

Omer Kaleshi (1932 – 2022),  pas shumë udhëtimesh, pikturimesh dhe ekspozimesh në Stamboll, Romë, Vjenë, Mynih, Londër, Selanik, Beograd, Hagë, Shkup, Tiranë, Prishtinë etj.  Në vitin 1956 nga Turqia, vendoset përfundimisht në Paris, ku vazhdon të krijojë, ekspozitë figurative edhe të jetë vazhdimisht i kërkuar për tablotë e tij me koka të prera, në histori.

Vitin 2022, iku nga kjo jetë në “parajsë”, (“xhehnet”), Ferri me pandemi, malli për vendlindje! Masat qeveritare: me mbylljen e kafeneve, restoranteve, dhe kufinjve politik. Mos dilni në rrugë pa maska. Izolohuni, në shtëpi edhe me familje. Gratë besnike. Muzat e juaja poetike – figurative – artistike!

Omer Kaleshi, nga Parisi herë pas here e vizitonte edhe vendlindjen e tij Kastriot (Sërbicë), në Kërçovë. Vendasit, e prisnin me mall dhe dashuri. Ramadan Ramadani, poashtu piktor, dhe mësuesi im i artit fugurativ në shkollën fillore, që para se të fillonte orën e mësimit të artit figurativ, na e lexonte poezinë e Ҫajupit: “Sulltani”. I ndiqte me adhurim populli shqiptar, aktivitetet e tyre artistike përparimtare për Ditën Nesërme. Partitë Politike Shqiptare, Thashethemet në Kërçovë, Shkup dhe nëpër botë. Dihet, edhe mua më

vinte në Shkup, pak veta e dinin ardhjen e tij si piktor me famë botërore, përveç organizatorëve të policisë “kulturore”. Përpjekjet e tyre për ta bindur me intervista para kamerave televizive, hapjen e ekspozitave figurative dhe shpërblime. që të deklarohet si piktor “maqedonas”. Shkak, që ai u përgjigjej: nanën e kam pasur “maqedonase”, ndërsa babën shqiptar. Dhe, për t’u ikur provokimeve dhe qëllimeve të tyre policore, vazhdonte: Unë jam piktor shqiptar botëror. Kurrë, për së gjalli nuk u deklarua si piktor “maqedonas”.

Omer Kaleshi, për së gjalli nuk kishte grua, as fëmijë. Edhe, pse shumë gra françeze jepnin shumë para, vetëm një natë ta kalojnë me Piktorin, ai u përgjigjej: Unë jam martuar me pikturën. Grua xheloze, dhe nuk kam kohë. Në atelenë e tij në Paris, nënçatinë e banimit të shtëpisë tradicionale në fshatin Kastriot (Sërbicë), që e kishte bartur me vete me gjithë orenditë e atij Katundi edhe në Paris. Nuk kishte televizor, as mbante në atele telefon, as celular me vete. Vështirë e kishe të takohesh me të si mik dhe piktor, kur vinte në Shkup. Vetëm unë, kur e dëgjoja se, Omer Kaleshi ka ardhur në Shkup, i bija në gjurmë. E dija edhe ku strehoeshte: Hotelin e vjetër “Bristol”, që ai e njihte nga shkolla e mesme në Shkup. Kutadi, Unë: Ndoshta, ky hotel ia kujtonte ikjen e tij me tren nga vendlindja. Përçudi, kurrë nuk u vëndos në ndonjë hotel tjetër modern as edhe një natë, i ndërtuar gjatë sistemit komunist. Edhe, pse: ato ishin më luksoz, dhe me mikpritje madhështore.

E donte pikturën, jetën e thjeshtë shqiptare – katundare të Kastriotit (Sërbicës), shtëpinë e fshatit, që e kishte braktisur me dhunë gjatë sundimitit jugosllav, bartur me vete edhe në Paris. Fëmijërinë, kujtimet dhe frymëzimin e atyre kokave të prera para Shtëpisë, në Lëmë. Nëpër bunare (puse), përrenj dhe mes dëllinjave maleve.

Një ditë, posa dëgjova, se: Piktori, Omer Kaleshi kishte ardhur në Shkup, mora rrugën e “Bit-Pazarit”, nuk u ndala nën Rrap si zakonisht për t’i marr hapet (aspirinat), e mia të përditshme, dy gota raki rrushi, që për ta lëruar arën në Ditën e sotshme me dy qe, i shtoja para zgjedhës edhe një kalë, po e vzhdova udhën matanë Vardarit. Edhe, u ndala nën hijen e Rrapit të hotelit “Bristol”, në mes të Shkupit, pranë stacionit hekurodhur, ku mijëra shqiptarë me dhunë ishin përzënë në Turqi. Kamarieri, erdhi vrik dhe më pyeti, urdhëroni: një raki rrushi. Tjetër, pyeti kamarieri. Ia bëni me dije Piktorit Omer Kaleshi, që e keni si mysafir, dhe ia përcillni, se: ka ardhur Kalosh Ҫeliku, dhe e pret poshtë për një takim miqësor.

Nuk shkoi shumë kohë, dhe Omer Kaleshi zbriti poshtë nën Rrap. U përqfuam, si miq të vjetër të vendlindjes. Dhe, u ulë në sofrën shqiptare, matanë Vardarit. Erdhi kamarieri, dhe Piktori porositi një kafe. Unë, një raki rrushi. Në bisedë e sipër, i propozova të shkojmë për drekë te shtëpia e Gruas time besnike. Po, tha: Tashti, mu kujtua se unë, nuk kam grua?! As, fëmijë. Paskam harruar të martohem?! Nuk ka problem i përgjigjem: Unë, i kam pasur Tri gra besnike. Edhe, fëmijë. Dy, të tjerat gra të arratisura nëpër botë, njëra ende në Shtëpi.

Dhe, u pajtua Piktori. U nisëm për te shtëpia e Gruas besnike. E cila vinte nga një familje me autoritet hoxhallarësh, dhe artistësh. Babai, i gruas besnike piktor, djali fotograf, dhe vajza piktore në Amerikë.

Rrugës, e mora një taxi për në Shtëpinë e Gruas besnike. Ajo, veç më na priste tek dera, sipas traditës mikpritëse shqiptare kërçovare. U përshëndetën, dhe na e hapi derën. U ulëm në sallon, rrethuar mureve me piktura të Ramadan Ramadanit, dhe vajzës tij Besa Ramadani.

Gruaja besnike, veç më sipas specialitetit të traditës kërçovare na shtroi pitën e misërit në sofër. E shikova në fytyrë Piktorin, e pash se i buzëqeshi fytyra. Ajo, e pyeti: a, kishe jetuar në një ambient të këtillë shqiptar?

Piktori, iu përgjigjë: Edhe, pse e kam shëtitur gjithë botën, sot kisha dashur të jetoj në një ambient të këtillë, mes pikturave dhe shtëpive shqiptare, në Shkup!…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

error

Nese e pelqyet ket artikull? Ju lutemi përhapni fjalën :)

Follow by Email
YouTube
YouTube
Tiktok