21/11/2024

Nga Fritz RADOVANI

E dij se ju lutem kot, por po baj zakonin: Kush i lidhi Shqiptarët me ShBA?

E si festohet 100 vjetori i lidhjeve me Amerikë, pa permendë At Fishten?!

E kush asht Viktima e parë e komunizmit në Shqipni mbas 1944, a ishte shkrimtari ma i madh i Shqipnisë At Gjergj Fishta? A ju kujtohet ky Emen?!

Ka edhe prej atyne që dikur dinin me këndue edhe Hymnin e Flamurit tonë, fjalët e të cilit i pat shkrue në 1913 Ky frat’ i Shkodres. E me kenë se fillonte me fjalët “Porsi fleta e Ejllit t’ Zotit”, themeluesit jugosllav të asaj Partisë komuniste që drejtonte Ever Hoxha, na e ndaluene pergjithmonë Hymnin. Edhe kur u prishme me jugosllavë e sovjetikë, pse nuk e këndonim kurr “Hymnin e Flamurit Kombtar” të shkruem nga frati i Fishtës. E per me u tregue se sa i rrijmë fjalës “së dhënë shokut Tito”, jo vetem që tash gati 80 vjet nga viti 1944, ne as nuk lejojmë me lexue po, as me e zanë në gojë “Lahuten e Malcis”, dhe as ”Gomarin e Babatasit”. Hajt se “Lahuten” e lexojmë edhe mësheftas, po “Gomarin e Babatasit”, pse e kanë ndalue ata?!

Fatkeqsisht, sot as nuk e njohin Emnin e At Gjergj Fishtës shkollat tona! E, shka asht ma e keqja, se At Fishtës, i asht bashkue edhe pjesa tjeter e Veriut, tue rreshtue mbas Tij dhe shumë shkrimtarë të papersëritshëm të Gegnisë.

Disa “akademikë” që hiqen si të paperzimë me çorben “Ballkani i hapur”, po që koken e kanë në Beograd, e kur flejnë permbys “barku” i bjen mu mbi Tiranë, thonë kur janë esull: “Të gjithave do i vijë koha, se ende nuk keni parë asgjë!”, e na i thomi Ramoviqavet: “Pritni gomarë sa t’dalin bari!”

Vende vende ka bijtë ai bari që hanë qeveritarët tanë, madje shumica në saje t’ atij barit po bahen edhe miljoner prej tyne. Turpi i të gjithë Botës!

Shqiptarë, çonju prej gjumit të dekës! Hapni sytë e shifni ku po shkoni!!

Melbourne, 30 Korrik 2022.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

error

Nese e pelqyet ket artikull? Ju lutemi përhapni fjalën :)

Follow by Email
YouTube
YouTube
Tiktok