Lumturia mizore e kriminelëve të „Frontit të Qelbësirave“!
Nga Enver Bytyçi
Të gjithë mizorët, kriminelët, drogaxhinjtë, kontrabandistët, PPP-istët, strategjik-istët, banditët, pra, të gjithë ata, të cilëve me mburrje Rilindja u thërriste me emrin „qelbësira“, janë bashkuar si kurrë më parë në masturbimin e madh e të gëzueshëm kundër Sali Berishës. Të gjithë janë në festë! Nuk festojnë Krishtlindjet e as Vitin e Ri! Festojnë fitoren e hakmarrjes, izolimin fizik të Doktorit!
Polici do të jetë te dera e shtëpisë së tij, thonë prokurorët, dhe me siguri që këtë do të bëjnë gjykatësit e përfshirë në festën e qelbësirave!
Lumturia mizore e mizorëve është shkalla më e lartë e anti-humanizmit. Aleksandër Leo Freundlich shkruan në librin e tij “Golgota shqiptare”, botuar në Leipzig në vitin 1913, se gjatë Luftës së Parë Ballkanike oficerët serbë mblidheshin në mbrëmje dhe festonin e deheshin nga alkoli për masakrat kundër shqiptarëve.
“Hakmarrje kundër shqiptarëve”! – Ishte parulla që përdornin ata. Mburreshin edhe për therjen e grave shtatëzëna. Ky lloj sindromi është në genin e qelbësirave, nëse i referohemi ambasadorit tonë në bvendin më demokratik të botës, i cili pikërisht për këtë gjetje u bë ambasador!
Po sot?! Pse hakmarrje kundër Sali Berishës?! Sepse për rilindasit, pasues të bllokut e të bllokmenëve të diktaturës, Sali Berisha është autori dhe faktori kryesor që rrëzoi nga pushteti etërit dhe gjyshërit e rilindave. Sepse humbja e pushtetit ishte për ta një tragjedi e pafalshme dhe për këtë ata fajësojnë pikësrisht Berishën. E patën premtuar këtë që kur ishin në opozitë. Ndaj dhe vendosën që herën e dytë ose të tretë, si të doni thoni, t’ia “tregojnë vendin” atij. Ta izolojnë, ta mbyllin në shtëpi, madje me polici te dera e saj. Të mos e lejojnë të takohet me askënd, as me bashkëpunëtorët e tij më të ngushtë. Qëllimi: – Të kontrollojnë gjithçka mund të thotë përmes telefonit dhe rrjeteve sociale. Dhe duke njohur këtë komunikim të ndërtojnë strategjinë e shunës që pason kundër tij!
Dikush në kupolën e Rilindjes ditën e heqjes së imunitetit në parlament për liderin demokrat citonte Shekspirin tek shkruante: “S’ka natë që s’ka të gëdhirë, sado qoftë e gjatë”! Aq natë e pafund u është dukur koha e mos-eleminimit të Sali Berishës këtyre kërmave që vetë-quhen qelbësira! Natë shumë e gjatë, 33 vjeçare! Natë dekadash pa gjumë, pse Berisha është gjallë e merr frymë! Natë që duhej të kishte mbaruar e duhej të ishte harruar! Dhe sentenca pasuese: – Natë që beson se e përmbylli autorkrati Edi Rama! Gjurmët e urretjes më mirë se shfaqen e shprehen në këtë pohim apo citim të Spiropalit, nuk do të kishte mundur t’i artikulonte as vetë djalli!
Duket sikur deri më sot rilindasit “paskan jetuar në ferr”, në errësirën e munguar për shkak të ekzistencës edhe fizike të Sali Berishës! Kjo është arsyeja e izolimit me roje policore te dera e shtëpisë. Sepse nga pikëpamja juridike nuk mund të gjesh asnjë shkak tjetër. Sali Beriaha nuk është i pandehur, është person nën hetim. Sali Berisha nuk mund të prishë prova, sepse prova nuk ka. Sali Berisha nuk ikën nga vendi, këtë e tha edhe prokurori në komisionin e mandateve.
Ndërkaq lexova dhe një koment të Imer Mushkolaj me titull “Një fund pa lavd për Sali Berishën”, botuar në gazetën Express të Kosovës. Autori merrej dhe elaboronte artikujt e gazetave të Rilindjes dhe Partisë Socialiste në këto 33 vite, me lufte, urrejtje e hakmarrje kundër tij! Pra i bashkohej korit të qelbësirave, pa ditur asgjë as për personin në fjalë dhe pa kuptuar esencën e gjithçkaje që ndodh. Ajo që po ndodh me Sali Berishën u ka ndodhur me dhjetra politikanëve në botë e në Europë, të cilët janë rikthyer me lavdi. Kjo do të thotë se janë veprat ato që i lartësojnë ose i ulin figurat e mëdha. Asnjë historian dhe asnjë tekst historie nuk do të mundet ta mënjanojë faktin se Berisha ishte i pari nga udhëheqësit e ish-lindjes komuniste që kërkoi anëtarësimin e Shqipërisë në NATO (1993)! Askush nuk do të mund të mohojë se ishte Sali Berisha i vetmi udhëheqës politik shqiptar i kësaj periudhe që u prit dy herë me ceremoni zyrtare në Shtëpinë e Bardhë dhe që solli për vizitë, i pari, një president amerikan në detyrë! Askush nuk do të mund ta mohojë faktin se me Sali Berishën në krye të shtetit ose ekzekutivit Shqipëria u pranua në Këshillin e Europës dhe në NATO, se Shqipëria nënshkroi marrëveshjen e Stabilizim-Asocimit dhe arriti liberalizimin e vizave!
Fundi pa lavdi u takon vetëm atyre udhëheqësve që nuk kanë lënë vepra. Ndërsa Sali Berisha ka lënë të tilla pa fund siç janë insfrastruktura dhe Rruga e Kombit! Fundi pa lavdi u takon mashtruesve dhe intrigantëve që shesin territoret për pushtetin e tyre! Imer Mushkolaj nuk do që t’i dijë këto fakte dhe argumente. Ai beson, siç besonin njerëzit në diktaturë, se po të arrestohesh, automatikisht edhe duhet të dënohesh. Pra nuk e njeh prezumimin e pafajësisë si detyrim në demokraci! Imer Mishkolaj i është nënshtruar, në këtë rast, njësoj si rilindasit e Edi Ramës pasionit të hakmarrjes dhe urrejtjes! Fatkeqësisht ka nga këto ligësi edhe në Kosovë!
Lumturia që ndjejnë rilindasit dhe sipmpatizantët e tyre kudo, përfshirë Kosovën, është dhe do të jetë e përkohshme! Në këtë rast duhet thënë se nata për Sali Berishën është e shkurtër. Një person mund të merret peng. Por fjala e lirë jo! Në fakt nuk po arrestohet Sali Berisha, po linçohet dhe eleminohet një zë i lirë, i fuqishëm e me ndikim opozitar. Megjithatë unë mendoj se e gjitha kjë që ndodh, ka edhe përgjegjësinë e Sali Berishës. Sepse Berisha, ndryshe nga Rama, erdhi në pushtet më 2005-ën me premtimin për të ndëshkuar krimin e korrupsionit dhe i fali të gjithë të korruptuarit e qeverisë së socialistëve. Ngriti grup hetimor parlamentar për 20 përqindshin e Edi Ramës në lejet e ndërtimit dhe u tërhoq. Ndryshoi kushtetutën nën kërcënimin e Ramës për mos-marrje pjesë në zgjedhjet e 2009-ës. Ndërkohë që Rama sot po kthen monedhën në mënyrën e vet e në modelin e paraardhësve të tij!