21/12/2024

Lulzim Basha ka që prej 5 shtatorit që zbaton udhëzimet publike të Mero Bazes, njeriut të Edi Ramës, të dhëna në 131 shkrime-editoriale

0
Kastriot-Myftaraj

Nga Kastriot Myftaraj

Që prej datës 5 shtator 2021, pra në prag të hapjes së sezonit të ri parlamentar, Mero Baze në gazetën e tij “Tema” ka bërë 131 shkrime-editoriale për ngjarjet në Partinë Demokratike të Shqipërisë, ku i jep udhëzime të hapura Lulzim Bashës se çfarë duhet të bëjë, në duke për të goditur Sali Berishën, porn ë realitet për të nënshtruar PD-në plotësisht ndaj Ramës.

Zbatimi pikë për pikë nga Lulzim Basha i udhëzimeve publike të njeriut të Edi Ramës Mero Baze është poshtërimi më i madh që i është bërë dhe i bëhet Lulzim Bashës nga Edi Rama dhe treguesi më I qartë që Lulzim Basha shantazhohet nga Rama.

Kjo seri shkrimesh editoriale të Meros nis me shkrimin-editorial të Meros të datës 5 shtator, me titull “Lulzim Basha ka një shans të rifutet në politikë”.

Në këtë editorial të datës 5 shtator Mero Baze i dha ultimatumin publik Lulzim Bashës që ky të përjashtonte Sali Berishën, duke i thënë se nëse nuk e bënte këtë gjë duhet të jepte dorëheqjen. Mero Baze thotë në editorialin e 5 shtatorit:

“Tani është vonë të zbojë Sali Berishën nga grupi parlamentar i Partisë Demokratike… Por Lulzim Basha ka një rrugë që të shpëtojë veten dhe PD dhe të rihyjë në politikë. Më 10 shtator në vend të Sali Berishës ai të deklarojë dorëheqjen e tij si kryetar i PD, për të mos futur PD-në në konflikt me SHBA.”

Në të vërtetë nuk ishte ende vonë sepse sezoni parlamentar do të hapej në 10 shtator, por qëllimi i editorialit të Meros ishte që Basha të vihej nën presion, duke qenë për Ramën dhe Bazen ishte e njohur pavendosmëria e Bashës.

Në 9 shtator, kur Basha mori vendimin personal për përjashtimin e Berishës, Mero Baze botoi editorialin me titull “Faleminderit Lulzim” Në këtë shkrim Meroja e quan Bashën “Akili ynë”, duke e krahasuar me Akilin që tërhoqi zvarrë kufomën e Hektorit. “Faleminderit Luli, o Akili ynë!” Thotë Meroja.

Por a nuk i kishte thënë Meroja Lulit katër ditë më parë se tani ishte vënë për të marrë vendimin e përjashtimit të Berishës?! Ky falenderim pas qortimit është provë se Meroja, domethënë Rama, e shikon Bashën, jo si Akilin por si kalin e koçisë (karrocë luftëtari) të Akilit, pas së cilës Akili kishte lidhur kufomën e Hektorit për ta tërhequr zvarrë. Akili në këtë histori është Edi Rama ndërsa ajo që po tërhiqet zvarrë është PD-ja, anëtarët dhe votuesit e saj.

Komplimentet e Meros janë shumë kompromentuese për Bashën, duke qenë se Meroja shprej dëshirën e Edi Ramës për ta parë PD-në të tërhequr zvarrë para tij dhe këtë e bëri me anë të Lulzim Bashës.

Zbatimi nga ana e Bashës i udhëzimeve publike të Meros ka vazhduar edhe pas 9 shtatorit, në dhjetor, janar, e vazhdon edhe sot e kësaj dite, madje do të vazhdojë edhe në të ardhmen.

Mbështetësit e Bashës të cilët shtiren sikur nuk e shikojnë se Basha po zbaton pikë për pikë udhëzimet politike publike të Mero Bazes janë shitur me premtime të rreme, të cilat do të verifikohen shpejt si të tilla.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

error

Nese e pelqyet ket artikull? Ju lutemi përhapni fjalën :)

Follow by Email
YouTube
YouTube
Tiktok