24/12/2024

LULËKUQJA E KOSOVËS SIMBOLI I MOS HARRESËS SË GJENOCIDIT

0
Haziri-Lulekuqja

“Harresa është kusht i domosdoshëm i kujtimit”. (Zhari)

Mbështesim propozimin për miratim nga institucionet shqiptare,  që Lulëkuqja e Kosovës me katër petale të jetë simboli përkujtues i vuajtjeve shekullore të kombit nga tmerret serbe.

Është e domosdoshme për shqiptarët përcaktimi i  datës dhe simbolit.

Nga Hazir MEHMETI, Vjenë

Shqiptarët u masakruan, torturuan, u dëbuan shekujve nga pushtuesit serb.  Në kontekst të përcaktimit të një date dhe simbolin e saj për të përkujtuar këtë gjenocid barbarë po nxjerr nga libri “Pranverë e helmuar” disa fakte nga arkivat dhe shtypi botëror. Serbia ishte dhe mbeti shtet terrorist. Këto tmerre nga  terrori shkatërrues ndaj kombit  shqiptar,  janë akoma të pa hulumtuara sa duhet. 
Dokumentet më famëkeqe janë Memorandumet e Akademisë Serbe të mbështetura dhe frymëzuara nga Kisha Ortodokse Serbe. Këto memorandume fillojnë me  memorandumin e vitit 1844 – të Ilija Garashanit.  Sipas elaboratit shfarosës ndaj shqiptarëve të zyrtarit serb, Ilija Garashaninit, “Naçertania” ( 1844 ) ku ai shkruan: “Midis dy Luftërave Botërore qeveria e krajlit në emër të Reformës Agrare nacionalizoi 129.212. 94 hektar tokë në Kosovë. Gjatë kësaj kohe, në Kosovë janë vendosur 13.482 familje (serbe e malazeze) me rreth 67. 410 anëtarë në 594 vendbanime.( A J B. MAR,96 – 21 – 69, Regjistri i kolonive: datë 8. 4. 1940 ).

Milan Obrenoviç, princi i Serbisë: “Merita më të mëdha ndaj shtetit dhe kombit serb do t’i ketë ai, i cili do të arrijë të zhdukë e të shpërngulë më shumë shqiptarë!“. “Në kushte të një dimri me borë që nuk mbahet mend, nxori nga shtëpitë rreth 300.000 shqiptarë të Toplicës, Kosanicës, Pustarekës etj., që banonin në 700 lokalitete, prej të cilave rreth 640 plotësisht shqiptare e më shumicë shqiptare islame nga fundi i shekullit XVI- fillimi i shekullit XVII. Rreth 350.000 shqiptarë kryesisht myslimanë i larguan nga trojet stërgjyshore ushtritë greke e malazeze. Burimet flasin për rreth 70.000 shqiptarë të therur, të vrarë e të pjekur në zjarrin e shtëpive në rreth 600 fshatra shqiptare të rrafshuara me zjarr vetëm më 1877 – 1978.

Në shekullin e kaluar, pas Luftës Ballkanike, kur Turqia humbi, popullsia shqiptare autoktone në Luginën e Moravës që nga Pllana e Madhe, Nisus (Nishi) e duke vazhduar deri në Gjevgjeli përjetoi masakrat e tmerrshme nga ushtria serbe. U rrafshuan për tokë fshatra e qytete shqiptare (752 vendbanime), u masakruan mizorisht mbi 150 mijë kurse u dëbuan mbi 300 mijë shqiptarë nga tokat e tyre. Këto masakra ishin me përmasa gjenocidi i paparë deri atëherë në Evropë.
Leo Freundlich.  Pjesë nga ky gjenocid u shkrua nga Leo Freundlich në librin e tij “Albanien Golgatha” (1913), në shqip “Gjenocidi shqiptar.  Është një dokument i cili u shkrua nga publicisti e politikani austriak me rrënjë hebre Leo Freundlich  (1875-1953) i cili përshkruan metodat e spastrimit etnik nga pushtuesi serb për të larguar popullsinë shqiptare të Maqedonisë, Shqipërisë së Veriut dhe Kosovës Është një përmbledhje e lajmeve që ai mblodhi drejtpërdrejtë  gjatë udhëtimit në krahina shqiptare gjatë pushtimit serb të viteve 1912-1913, duke shpjeguar në detaje dëbimet, dhunimet masakrat, torturat dhe abuzimet në shkallë të gjerë te popullsia shqiptare, vuajtjen nën sundimin serb nga ushtria dhe paraushtarakët çetnikë. Dokumenti u ri-përkthye nga Robert Elsie.  Leo Freundlich më tutje  në akuzën e tij shkruan: “Serbët në Shqipëri erdhën si vrasës e jo si çlirimtarë. Në Konferencën e Ambasadorëve në Londër, kufijtë e Shqipërisë u vendosën të përcaktoheshin me nxitim sipas statistikave kombëtare ose statistikave të caktuara nga  komisioni i cili do të formohet në vend aty për aty. Serbët kanë nxituar t’i ndryshojnë këto statistika me grykën e mitralozave dhe bajonetave. Ata kanë bërë mizori që janë të papërshkrueshme. Deri tani, qeveritë kanë heshtur. Por tani është e qartë se heshtja e mëtejshme është e barabartë me bashkëfajësi. Për serbët, armiku më i madh është e vërteta. Ajo e rrezikon ekzistencën e tyre”. Leo Freundlich është zëri më i fuqishëm i kohës në protestë kundër zhdukjes masive të shqiptarëve etnik në territoret e tyre etnike. Ai i cilëson fuqitë e mëdha të Evropës në bashkëfajësi të cilat nuk intervenojnë. Në shkrimet e tij protestuese argumentoi vrasjet e mbi 300 mijë shqiptarëve.

Prof. Dr. Olivera Milosavljeviq, Beograd: “Me politikën pushtuese të qeverisë serbe ndaj arbanasve, në kufirin perëndimor të Serbisë janë krijuar marrëdhënie të tilla që në të ardhmen e afërt vështirë se mund të pritet paqe dhe gjendje e qëndrueshme. Shtypi ynë, në një garë katastrofale për të ndihmuar një politikë të referuar dhe ekzekutuar në mënyrë të neveritshme, me muaj dhe vite ka përhapur mendime tendencioze për arbanasit.

Ky është edhe sot mjeti i vetëm me të cilin shtypi shovinist krijon te populli serb urrejtjen ndaj arnautëve “të egër”, duke fshehur, si nepërka këmbët e egërsirës, atë që populli serb ka bërë ndaj tyre. Ballkanicus dhe dr. Vlladan [Gjorgjeviçi] kanë shkruar nga një libër të plotë me dëshirë të qartë për ta ndrydhur këtë popull të mjerë arbanas dhe ta dëshmojnë paaftësinë e tij për një jetë të kulturuar dhe kombëtare, me qëllim që të dëshmojnë se ai popull si racë, nuk ka sens për jetë të kulturuar dhe të pavarur. Ata gjithë atë që në primitivizmin e atij populli ekziston, e paraqesin jo si shprehje të shkallës së historisë në të cilën ata gjenden dhe nëpër të cilat kanë kaluar edhe popujt e tjerë, por si shprehje të paaftësisë së tyre racore për zhvillim kulturor në përgjithësi”.

Jovan Trifunovski, “Në bazë të burimeve arkivore historike e të tjera në trevat e Sanxhakut të Nishit që nga Antika e deri në mes të shekullit XIX ekzistonte në kontinentet popullsia shqiptare”.

Dr. Jovan Haxhivasilev, shkrimtar serb, duke shtjelluar politikën shfarosëse serbe ndaj elementit shqiptar, shkruan: “Dëbimi i shqiptarëve u bë me qëllim që Serbia të bëhej shtet i pastër nacional dhe, të krijohet mundësia që aksioni i mëtejmë të drejtohet kah Kosova.

Stefan L. Popoviç: “Disa familje shqiptare iknin dhe tërhiqeshin luginës së Moravës Jugore nëpër të ftohtit e madh, nëpër grykën e Gërdelicës, deri te Vranja e Kumanova…

Nikola Pashiçi, drejtues i Qeverisë së Mbretërisë Serbo-Kroato-Sllovene dhe themeluesi i Partisë Radikale Serbe, deklaron: “Šiptara tuči, muči i ne daj mu da uči”- Shqiptarin rrihe, mundoje dhe mos e le të mësojë”.

Ivan Gjuriç. Nisma e të Drejtave të Njeriut, Beograd, në Parlamentin e Serbisë:

“Vetëm dhjetë kilometra ku tani jemi ulur, dhjetë kilometra nga qendra e Beogradit, në Batajnicë gjendet varri masiv në poligonin e njësive speciale kundër terrorizmit, me kufoma të më shumë se 700 shqiptarëve nga Kosova, prej të cilave 75 fëmijë, u varrosën në Batajnicë të kallura me një qëllim; të fshehin krimin. Nga zhvarrosja e kufomave nga tërë Kosova janë sjellë në Batajnicë të kallura e të groposura, me një qëllim; të fshihet krimi i policisë serbe dhe njësive paramilitare serbe. Shteti e me të edhe shoqëria e kanë vendosur që këtë ta injorojnë”.

Deutsch-Gjermanisht “Nur zehn Kilometer von dem Platz, an dem wir sitzen, zehn Kilometer vom Zentrum Belgrads entfernt, in Batajnic, findet sich ein Massengrab im Poligon des Anti-Terror Kommandos, mit den Leichen von über 700 AlbanierInnen aus dem Kosovo, davon 75 Kinder, die in Batajnica verbrannt und begraben wurden, mit einem Ziel: Die Gräueltaten und die Verbrechen zu verdecken. Die Leichen wurden aus allen Ecken des Kosovo hierher transportiert, um die Verbrechen und Gräueltaten des serbischen Militärs und der Paramilitärs zu verdecken. Der Staat, und somit auch die Gesellschaft, haben sich entschlossen, dies zu ignorieren“. (Perkhim: Mag.Kreshnik Mehmeti)

Dr. Sabit Uka: “Dëbimi i shqiptarëve nga Sanxhaku i Nishit 1877 – 1878”, libri I. Prishtinë, 1994, fq. 220 – 21 etj.). Procesin e kolonizimit të trojeve shqiptare me elementin sllav, shpopullimin e etnitetit shqiptar, serbizimin gjatë periudhave më të fundit Beogradi e ka zbatuar në mënyrë të veçantë gjatë “Krizës Lindore” ( 1875 ).

Në Luginën e Nishit gjatë kësaj periudhe, u vranë e masakruan 35.000 shqiptarë. Në një lagje të Nishit të banuar me shqiptarë, u plaçkitën e dogjën 300 shtëpi.

Qazim Meta: “Pushtuesit zbatuan gjenocid e etnocid me strategji të tokës së djegur për spastrimin etnik shqiptar të tokave të aneksuara me përkrahje morale, politike, diplomatike e ushtarake të Rusisë e të Evropës”. (Woice of Albanieans, autor:

Dr. Jusuf Osmani: “Qeveria e kriminelit e kasapit të Ballkanit, Sllobodan Millosheviçit, dhe forcat terroriste të Republikës Federative të Jugosllavisë e të Serbisë vetëm gjatë viteve 1998-1999 vranë 8.099 civilë të pafajshëm shqiptarë. Sipas gjinive krimi ndahet kështu: 6.624 meshkuj dhe 1.475 femra. Të vrarë civilë e ushtarë të UÇK-së janë 11.738 persona, nga të cilit 10.014 meshkuj dhe 1.724 femra. Pushtuesi serb vrau dhe zhduku 1.323 fëmijë deri në moshën 16 vjeçare.

Shënimi përkujtues i vuajtjeve të tmerrshme që pësoi shekujve populli shqiptar, është detyrim kombëtar në mënyrë që historia të mos përsëritet.

Burimi:

A J B, mars, 69, Regjistri i kolonive, datë 8. 4. 1940.

Gazeta, Botapress, shtator, 2017

Vranjska KotlinaI, Skopje, fq.34, 1969.

Albanska kongra, fq- 14 – 15, Beograd, 1909,

Putovanje po novoj Serbiji, fq 345, Beograd, 1950.

Sabit Uka, Dëbimi i shqiptarëve nga Sanxhaku i Nishit 1877 – 1878, libri I, 220, Prishtinë, 1994.

Qazim Meta, Shpërngulja e shqiptarëve prej Sanxhakut të Nishit më 1878-1912, 4 shtator 2016)

Jusuf Osmani, Krimet e Serbisë në Kosovë 1998-1999, Prishtinë, 2012.

Mehmeti H,  Pranverë e helmuar  Prishtinë, 2020

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

error

Nese e pelqyet ket artikull? Ju lutemi përhapni fjalën :)

Follow by Email
YouTube
YouTube
Tiktok