05/12/2025

Llumi ideologjik është duke udhëheqë Kosovën e Ibrahim Rugovës

0
Ndue-Ukaj

Nga Ndue Ukaj

Çfarë llumi ideologjik është duke udhëheqë Kosovën e Ibrahim Rugovës, njeriut që edhe në kohë lufte e terrori fliste për paqe, vlera demokratike e shpirt të tolerancës – kjo duhet ta bëjë të ndihet të turpëruar çdo njeri normal.

Sot, secli njeri normal duhet të ndihet i turpëruar e me faj përballë kësaj katandije, përballë kësaj gjuhë të përdalë të pushtetit që tenton të përlyej çdo kënd që s’rreshtohet prapa tij.

Në të vërtetë kjo ideologji tash e gati 20-vjet ka tentuar t’i përlyej vitet më të bukura të Kosovës: vitet e lirisë, pavarësisë dhe rimbkëmbjes.

Thjesht, kjo që po ngjet me ne, s’është krizë, është dritë kuqe e alarmit dhe duhet ta tmerrojë çdokënd.

Kjo është shkallë kritike kur njeriu- siç do të thonte Zef Pllumi-  lehtësisht mund të shtazifikohet.

Sepse, kjo gjuhë e përçarjes dhe propagandës e stimuluar me epsh pushteti, veç gjuhë njerëzore s’është dhe veç Kosovës s’i shërben.

Nesër, me siguri kanë me pyetë breznitë e reja: si bani vaki që vendi i Anton Çettës, Ibrahim Rugovës e mijëra e mijëra studentëve paqëdashës, e luftëtarëve të paepur për liri, të katandisët në duar të një tufë injorantësh kaq mendjekëqij?

_________

Një njeri i kulturës, nëse vërtet është i tillë, përherë duhet të jetë me pakicat, me të dobëtit dhe kundër forcës absolute të pushtetit.

Një njeri i kulturës, nëse vërtet beson te forca e artit, zor bëhet militant, zor rreshtohet verbërisht prapa pushteteve, zor e ngrit zërin në mbrojtje të pushtetit, siomos jo të atyre pushtetëve dogmatike, të cilat s’ besojnë në liri politike, në tolernancë, por ethshëm angazhohen për liri ideologjike.

E liria ideoligjike është e kundërta e lirisë dhe këtë njerëzit e kulturës, nëse vërtet janë të tillë, duhet ta

kuptojnë.

Mjerisht, vendi ynë sot është në duar të njerëzve të paditur e të armatosun me urrejtje, prandaj askush s’flet për tema të bukura e humane dhe kjo dëshmon se larg qytetërimit jemi dhe në çfarë dergje jemi katandisë.

_________

Kur i shoh këto turma të shpërfytyruara si janë marrosë nga dëliri i pushtetit dhe e mbrojnë epshëm atë e kryeministrin, më shumë se lirinë e tyre, seç me sillet ndërmend Faik Konica dhe një tekst i tij i shkruar në vitin  1897, plot pezëm, kur donte t’iu tregonte shqiptarëve se ç’është liria.

“Janë nj’a 50 Shqiptarë që e kuptojnë ç’ është liria…Po të tjerët janë gomarë.”

Sot duke e parë forcën rrënimtare në këtë vend, s’ke çka të shtosh pos të përsëritësh me mërzi atë që thonte Konica.

Comments (0)

Your email address will not be published. Required fields are marked *

error

Nese e pelqyet ket artikull? Ju lutemi përhapni fjalën :)

YouTube
YouTube
Tiktok