22/12/2024

Liria për shqiptarët do të thotë liri për të zgjedhur ata të cilëve duan t’u bëhen skllevër

0
Dasareti

Nga Aurel Dasareti, USA, ekspert i shkencave ushtarake-psikologjike

Tendenca mes shqiptarëve është që të përpiqen të kuptojnë njëri-tjetrin sa më mirë. I gjithë populli duhet të qëndrojë bashkë sikur të kishte të njëjtin baba dhe nënë. Në të kaluarën ne ishim të ndarë për shkak të politikës së armikut të jashtëm, përça dhe sundo. Tani jemi të ndarë për shkak të tradhtarëve të brendshëm që bashkëpunojnë me armikun e jashtëm.

***

Duhet të jemi aq të ndërlidhur sa askush të mos punojë vetëm për veten e tij. Çdo goditje që i japim keqbërësit mafioz ndihmon në formësimin e universit. Regjimi kuisling (regjim banditësh) është duke vjedhur, shitur tek të huajt dhe shkatërruar gjithçka shqiptare, me qëllim djallëzor: që ne të mos ishim. Në këto çaste dramatike, kur bëhet fjalë për të jetuar apo vdekur, qytetarët e Shqipërisë, pavarësisht dallimeve (që nuk janë aspak të rëndësishme) duhet të qëndrojnë së bashku kundër regjimit kriminal, dhe jo të urrejnë njëri-tjetrin. Urrejtja është si të djegësh shtëpinë tënde për të hequr qafe një mi të bezdisshëm që i vinë erë kundërmuese Dhe, miu i kanalizimeve është shumë më i rrezikshëm për shëndetin apo mbijetesën e të gjithë juve dhe pasardhësve të juaj sa që mund ta paramendoni. Shqipëria shpopullohet me një shpejtësi të frikshme. Nëse vazhdoni të kapeni pas urrejtjes, atëherë brenda një kohe të shkurtër (3-4 vjet) do të detyroheni të përballeni me një dhimbje të pashërueshme.

E mistershme është ekzistenca e të pakuptueshmes në të arritshmen. Ka pak gjëra në botë aq të rrezikshme sa një shoqëri e fjetur (gjumashe) që nuk zgjohet për të vepruar kundër kalbësirave keqbërëse edhe kur kërcënohet me shkatërrim dhe vdekje të sigurt.

***

PS: Më poshtë janë disa fragmente të thjeshta nga një letër imja drejtuar (privatisht) një figure të rëndësishme perëndimore gjatë luftës së Kosovës, 1999. Në fakt, unë iu përgjigja pyetjeve kryesore, ishte në interes të atdheut të gjyshërve të mi:

“…Kemi pasur probleme me përforcimin e një ndërgjegjeje kombëtare te shqiptarët. Por është vetë lufta ajo që konsolidon ndërgjegjen kombëtare. I gjithë populli, pavarësisht nga fetë dhe vendbanimet e ndryshme, në masë të madhe e ka pasur të lehtë të pranojë idenë (faktin) se ne jemi një popull, i një kulture, i një gjuhe, i një gjaku.  Një komb i lashtë pellazg-ilir-shqiptar që duhet të luftojë për t’i dhënë fund terrorit, gjenocideve, shtypjes së rëndë, shfrytëzimit dhe dominimit serb. Kjo sepse ne nuk kthehemi pas klisheve apo thjesht përtypim terma teorikë për nazizmin, fashizmin dhe kolonializmin, përkundrazi, trajtojmë çështje konkrete. Veprojmë. Ta çlirojmë mëmëdheun nga pushtimi. Kemi marrë një sërë provash (shumë dëshmi) për faktin se ndjenja kombëtare është gjallëruar gradualisht në popull. Bashkimi (uniteti) kombëtar në luftën kundër okupatorëve, shtypësve, ishte një shprehje që do ta dëgjonim vazhdimisht. Në të kaluarën (prej vitit 1918), pas copëtimit të shtetit amë Shqipërisë, kemi qenë pothuajse skllevër nën serbët, ata na kanë vrarë baballarët dhe nënat, vëllezërit dhe motrat, fëmijët. Kjo është arsyeja pse ne morëm armët për të fituar lirinë tonë. Jo të gjithë mund të përdorin armë, disa duhet të punojnë edhe në fusha. Fermerët shkojnë në kufirin Shqipëri-Shqipëri të imponuar nga Fuqitë e Mëdha të Evropës (në Kongresin e Berlinit 1878, dhe Konferencën e Ambasadorëve në Londër 1912-1913) – për të transportuar armë dhe municione për ushtarët-çlirimtarët tanë. Kjo pavarësisht se barbarët serbë po bombardojnë me avionë dhe helikopterë. Në propagandën e egërsirave çetnike, mbrojtësit tanë paraqiten si banditë, por ata kurrë nuk i kanë parë udhëheqësit tanë përgjegjës të vrasin civilët e tyre, sepse kjo nuk ka ndodhur. Serbët, nga ana tjetër, vrasin, i helmojnë nxënësit në shkolla dhe i djegin për së gjalli shqiptarët e pafajshëm çdo ditë. Ne jemi të vendosur të luftojmë deri në njeriun e fundit për të fituar lirinë tonë. Të shpëtojmë popullin nga barbarizmi…”.

***

Armiqtë janë të elektrizuar nga ëndrra se me veprimet antishqiptare do të arrijnë shkombëtarizimin e tyre dhe një ditë, do të ushtrojnë një kontroll të plotë mbi ta. Kodoshët shqipfolës, në bashkëpunim me armikun e jashtëm, duan ta shtrydhin Atdheun tonë. Misioni i tyre është të vazhdojnë të na bezdisin me llomotitje të çoroditura dhe në thelb të pakuptim. Lehjet e tyre janë një përzierje e shushatur vetëmburrjeje primitive, përgojimesh të gjithçka-je shqiptare dhe profeci të flakta të predikuesve injorantë përçarës antikombëtar.

Nëse do të ndjeni veten tërësisht pasiv, një objekt i thjeshtë, do të privoheni prej vetëdijes se keni një vullnet, një histori të lashtë dhe një identitet legjendar pellazg/ilir/shqiptar.

 

Shqiptarët jetojnë vetëm për të vdekur. Çdo burrë që lejon një kloun të droguar grabitqar të shkelë mbi të është një turp për natyrën. Shpëtojeni Shqipërinë nga ajo krijesë magjepsëse por me shumë defekte. Mjerisht për Vendin dhe Kombin, shumica e shqiptarëve nuk besojnë në të vërtetën, por në atë që duan të jetë e vërtetë. Dhe nuk ndihmon që njerëz të tillë, sado fortë të mbyllin sytë, prapë nuk shohin asgjë.

Shqipëri, Shqipëria ime, ma jep mua pranverën tënde, me diell mbi ujërat që lëkunden, por më dëgjo mua, më dëgjo mua kur ditët kalojnë dhe hijet e mbrëmjes mbulojnë ballin tim. Pastaj më mëso të zbehem, o Shqipëri moj nëna ime, dhe të hipi në një krevat në tokën tënde të shenjtë, kur vera e lënë vendin…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

error

Nese e pelqyet ket artikull? Ju lutemi përhapni fjalën :)

Follow by Email
YouTube
YouTube
Tiktok