23/12/2024

LIBRI I NJË TEOLOGU MYSLIMAN, ZEKERIJA IDRIZIT, PËR NËNËN TEREZE

0
u6_Idrizi-Nene-Tereza

Nga Prend Buzhala

Një promovim i rrallë i një libri unik, sot, në Bibliotekën Kombëtare “Pjetër Biogdani” në Prishtinë. Është fjala për librin BISEDË SHPIRTËRORE ME SHËN NËNËN TEREZË” të teologut Zekerija Idrizi, i cili qe dy dekada e sa jeton në Berlin të Gjermanisë. Vetvetiu, një autor i një “besimi tjetër” sfidon me librin e tij. Nëna Tereze është bashkëvendase e Zekerija Idrizit, që të dy nga Shkupi…

1.

Për librin ligjëruan botuesi i “Procult” Fatmir Halimi dhe Prend Buzhala (autor i këtyre radhëve). Diskutuan edhe Fehmi Cakolli, pastor i Kishës Ungjillore, protestante në Kosovë, dr. Hakfi Bajrami, si dhe autorë nga Shkupi, si Nuri Rexhepi e Tirana Edmond Vrapi etj.

Merrnin pjesë një publik i zgjedhur nga të gjitha troejt entike shqipatre e nga diaspora. ishin dy aktorë të rinj nga Shkupi: Ajshe Useini dhe Mumin Abdullahi që interçretuan dialogë imagjinarë, pjesë nga libri, mes autorit Zekerija Idrizi e Shën Nënës Tereze.

Këta dy aktorë të talentuar do të interpretojnë pjesë nga libri im, dialogët imagjinarë mes Shën Nënës Terezë dhe autorit Idrizi… Atmosefra e takimeve dhe e bashkëbisedimeve vazhdoi edhe në restorantin EDI 2.

2.

Shkëputje nga ligjërimet.

“Vetvetiu, një autor i një “besimi tjetër” sfidon me librin e tij. Le ta lexojmë librin “Bisedë shpirtërore me Shën Nënën Terezë” të Zekerija Idrizit si sfidë të shumëfishtë. Zekerija Idrizi është teolog, siç na e thotë shpesh, është “teologu shqiptar, përkatës i besimit islam.” Në radhë të parë, është sfidë e teologut islam: duke përmendur faktet e sulmeve ndaj Nënës Tereze, sidomos nga disa klerikë të besimit mysliman, autori merr përsipër ta bëjë të kundërtën: të shkruajë, të meditojë, të reflektojë në bashkëndjesi, bashkëmendim e bashkëveprim me Nënën Tereze, si femër arketip i dashurisë, në përqasje me Nënën e Jezuit. Janë dhe kryesimbole të paqes universale, siç vlerëson autori, po ashtu në përqasje me shumë figura e personalitete botërore, bashkëkohorë, historikë e sidomos, të librave të shenjtë. .. Bisedat shpirtërore i drejtohen vetvetes, në përqasje me personalitetin e Nënës Tereze: janë shpalime të këndvështrimeve personale për gjithçka ngjet në botë, në fushën e religjioneve, ekzistencës, fateve njerëzore, e fatit të kombit shqiptar. Këto biseda përsiatjesh, janë një kronologji shpirtërore e e jetëshkrimit të vetvetes… Krahas shkrimit solilok (të përsiatjeve monologjike), përfshihet edhe diskursi i debatit, një si përballje me literaturat e fushave të ndryshme e në gjuhë të ndryshme (autori i jep ato si referencë leximi, në fund të librit). Aty ai gërsheton edhe rrëfimi autobiografik, i gërshetuar a i harmonizuar në strukturat tekstore të Bisedës. Aty është edhe shkrimi-kronikë, që ngjet në një kronikë më shumë spirituale. Aty janë letrat që ua dërgon disa klerikëve shqiptarë të besimit të krishterë (katolikë e ortodoksë), që përshkohen nga një frymë e tolerancës proverbiale shqiptare, dhe artikulojnë një kulturë të mirëfilltë të qytetërimit të tolerancës. .. Nuk është e habitshme, prandaj, përse nëpër këtë vepër parakalojnë emra të spikatur teologësh gjermanë të së djeshmes, si Martin Luteri, apo të së sotmes, parakalojnë priftërinj shqiptarë katolikë e ortodoksë, priftërinj maqedonas ortodoksë, me të cilët ka pasur përballjet e tij. Parakalojnë autorë, libra, literatura, religjione, kultura, civilizime, vendbanime, qytete, shtete, por, gjithsesi, aty në qendër, janë dy protagonistët e librit: autori dhe Nëna Tereze. Por aty është edhe gruaja e tij. Ja me sa frymëzim jepet një pasazh me gruan, ku flitet për urdhrin suprem të dashurisë te Nëna Tereze…” (Prend Buzhala).

3.

Ndërsa Fatmir Halimi theksoi: “Shkrimtari dhe teologu i njohur i fesë islame, Zekerija Idrizi, mendoj unë , duke i parë rrethanat e sotme kulturore, fetare, sociale e politike të popullit tonë në Ballkan, duket se e ndjen edhe obligim moral, e njerëzor që ta shkruajë këtë libër e të merret me këto përsiatje rreth figurës shumë madhore të Shën Nënës Terezë. Jemi në rrjedha të situatës sonë se ka zëra, që thonë sot, se Nëna Terezë një shqiptare e lindur në Shkup nga prindër, nga qyteti i Prizrenit ishte një nënë e madhe për botën e krishterë dhe një përkrahëse e madhe e skamnorëve, që karrierën e saj e zhvilloi kryesisht në Kalkutë, një krahinë e madhe në Indi, ku popullata e saj gjatë viteve të 70-ta dhe 80-ta vuante nga uria, e falë angazhimit të saj bota i ktheu sytë atje dhe e ndihmuan atë popullatë,”

Në fund ligjëroi edhe autori, që paraqiti motivet që e shtynë ta shkruajë këtë libër.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

error

Nese e pelqyet ket artikull? Ju lutemi përhapni fjalën :)

Follow by Email
YouTube
YouTube
Tiktok