09/11/2024

LEZETET E LUNXHËRISË

0

Refleksione

Nga Timo Mërkuri

I-Duke parëvallen e kënduar lunxhiote, mahnitesh me ‘tëdhe  bindesh që kjo krahinë ka shumë e më shumë lezete se sa na thotë kënga shoqëruese “Lunxhëri plot lezete/Ç’bukuri ke mbi vete”. Në fakt kjo valle dhe kjo këngëjanë  lezetet e para të Lunxhërisë që sheh në momentin kur je spektator i saj. Dhe jo më kot.Ke përpara një grup miks valltaresh, ku njera shkon si zanë e tjetra ndrin si hënë, ku marrësia këndon me një zë të“ergjëndtë”  dhetjetra  ja kthen me njëzë të “ ylbertë”. Nuk e kupton në se shkelin mbi thua këto shtojzovalle të “florinjta”apo vallzojnë në ajër, por aty mëson se zhtojzovallet së pari në Lunxhëri duhet të kenë qënë. Në mes tyre ca djem si plepa i mbajnë përdore, sikur duan t’u thotë: do fluturoni nesër, tani do vallzojmë.Që të lbyren sytë, kjo është e dukëshme, por lëvizni vendit mos t’ju mehet fryma.Jemi në vendin e “lezeteve”.

II-Kënga dhe vallja lunxhiote janë “lezete” shumë të veçanta në gjithë trevën isopolifonike shqiptare dhe qysh në kontaktin e parë me ‘të, të krijojnë përshtypjen se ke të bësh me një asambël të përhershëm të ndonjë shkolle muzikore, ku pregatiten grupe folklorike me gra dhe burra, bashkëdhe  veç e veç, shto mbi ‘to dhe  orkestrën e tyre tradicionale. Në Lunxhëri, qysh herët, nëpër dasma, gra dhe burra këndonin e kërcenin bashkë, ndryshe nga disa traditanë  krahinatë ndryshme ku burrat dhe gratë, apo djemtë dhe vajzat  këndonin e kërcenin veças.Kjo përzierje burra-gra në këngë e valle ndoshta ka origjinë nga kultura që sillnin banorëte krahinës nga vendet ku emigronin. Pavarësisht origjinës, krijimi i grupeve mikse në këngë e valle është shënjë e një civilizimi dhe në Lunxhëri, ky civilizimështë tepër i hershëm. Kjo “erë” civilizimi që fryu nga Lunxhëria pruri si  pasojë  “ngrohjen” e “motit” edhe në Gjirokastër, apo disa fshatra të Labërisë dhe Bregdetit, që sollilindjen e një  tradite të re të të kënduarit e vallzuarit bashkë burra e gra apo djem e vajza, madje “era” solli edhe këngë e valle lunxhiote që u kënduan e vallzuan nëpër këto fshatra. Interesant është fakti se në Lunxhëri, sikur të mos mjaftonte  hyrja e elementit femër në grupin miks të këngës dhe valles, femra avancon edhe më tejë, ngrihet në nivelin e “marrëses” së këngës dhe “heqëses” së valles, e pasuar nga burrat, që janë “skalioni” i dytë. Marrja e këngës  nga njëzë femëror ndikon në vijën melodike të këngës,i jep dritësim dhe ngrohtësi. Në këngën lunxhiote, tonaliteti i lartë dhe mjaftë i qartësuar i “marrëses”evidenton njëzë tëëmbël në këngë dhe një hap të shtruar në valle.

“Kthyesi”i këngës lunxhiote (kur kemi të bëjmë me grupe mikse)është burrë, por nuk ka kthim grykor. Ai ështëi  hapur me zë të jashtëm, si zëri i dytë në koret tradicionale. “Hedhësi” është një “shartim” midis krahinës së Himarës dhe Labërisë, pra herë “hedhës” e herë “prerës”.Kur grupi i këngës dhe valles është vetëm me femra, është e kuptueshme që “marrësi”, “hedhësi”, “prerësi” të jenë zë femëror dhe për pasojë kënga të dalë më e shtruar dhe më e ëmbël se në grupet mikse.

Kënga dhe vallja lunxhiote janë të shtruara, por me tempo ritëm të brendshëm, që nuk krijon monotoni.Vetë grupi është në kompaktësi të plotë, tërë lëvizje.Dhe ndonjë mangësi në harmoninë e zërave kompletohet nga harmonia në lëvizje e këmbëve, pozat dhe gjestet e valltarëve,të ndërthurur me vallen dhe instrumentat muzikore.

Aktualisht tekstet e këngëve janë tradicionale dhe jo të rinovuara (këtu kërkohet ndërhyrje mjeshtërore për t’ju përshtatur kohës). Kostumet e burrave janë në traditën shqiptare të fustanellës dhe feksin bardhësi, por ato të grave:oh, ato lunxhet e nuseve dhe grave lunxhiote janë një magji më vete, gjithë elegancë, hijeshi dhe me shumë stoli, konkuruese me kostumin  dropullit përkarshi.

III-Vallja e Lunxhërisë është ndër më të thjeshtat që kemi, shprehur ndryshe, është një  “valle vendçe”, por e ekzekutuar me aq mjeshtëri, finese dhe elegancë, sa të duket se ke përpara një grup baleti me patina në kërcim në akull. Vallja ka gjashtë kohë, por çdo kohë e valles e ndërthurur mes grave dhe burrave, mes “heqësit” dhe “ndjekësit”, mes kreut dhe fundit, krijojnë një interpretim sa mjeshtëror aq edhe çlodhës. Lëvizjet dyshe dhe lëvizjet rrotulluese të“heqëses” së valles janë mjaftë elegante dhe kjo finëse dhe elegancë u “imponohet” apo u kërkohet dhe pjestarëve të tjerë të grupit të valles, duke krijuar kështu një grup unik në finesë valleje.

IV-Shoqërimi i valles lunxhiote të kënduar me instrumentat muzikorë plot lezet,e ka bërë atë  mëtë ngrohtë, mëbashkëkohore dhe tërheqëse për të gjithë grup moshat madje i ka dhënë një përhapje ndërkrahinore. Në traditën e vjetër, fqinjët e Lunxhërisë në Përmet dhe Delvinë  klarinetën e kanë instrument parësor, po ashtu edhe fqinjët jugorë, kur nuk kishte kufij shtetërorë. Krahina e Çamërisë e ka patur të realizuar në përkryerje bashkëshoqërimin e këngës isopolifonike dhe valles me instrumentat muzikorë (kujto këngën e Osman Takës dhe të Çelo Mezanit) por në Lunxhëri është në sintoni të plotë brenda madhështisë së thjeshtësisë. Kjo ndoshta ka të bëjë me faktin se:në vendet ku kanë emigruar lunxhiotët, orkestrat kanë qënë prioritare dhe është e natyrëshme që të mirej kjo kulturë nga emigrantët lunxhiotë.

V-Një “lezet” më vete në Lunxhëri është“lunxhi”,kostumi i nuseve dhe grave lunxhiote. Nuk dihet nëse  kostumi ka marrë emrin e krahinës apo krahina ka marrë emrin e kostumit, kaq e herëshme është bashkëjetesa mes tyre.Lunxhetjanë  kostume tepër të shtrenjtë, tepër elegant, tepër të lashtë dhe kanë një jetëgjatësi  mbi njëqint vjet. Është i larmishëm në formë, në ngjyrë, në teknikat e qepjes dhe qëndisjesme filigram ari si dhe ka veçanti  në mënyrën e veshjes. Kanë si tipar karakteristikçengelet, një tip brezi mjaft e vështirë për ta përshkuar për punimet e rralla me fije argjendi, pulla e sumbulla.Kësula e mbuluar me monedha ari të qepura në një cohëkadife dëshmojnë një nivel mirëqënieje të lartë të familjes, dhe evidentojnënjë pozite specifike nëfamilje e shoqëri të nuses apo gruas që vesh këtë kostum1.Janë kostume që dëshmojnë nivel dhe shije aristokracie në jetesë dhe njihen si më të bukurat në Ballkan dhe bëjnë me “turp” princeshat evropiane nëpër sallonet mbretërore.Origjina e këtij kostumi është mbi dymijë vjeçare dhe dëshmohet nga gërmimet arkeologjike në Antigone, madje populli flet  se ky është  kostumi që ka mbajtur Antigona, gruaja e Pirros së Epirit. Është i rëndë dhe kërkon e dikton një ecje plot finesë.Lunxhet sfiduan veshjet aristokratike të kohës në gjithë zonat përreth, ndërkohë që imitimi i tij ishte i pamundur, si për shkak të teknikave të qëndisjeve ashtu edhe për shkak të shtrenjtësisë që kishte prodhimi i tij.Ishte  shtrenjtësia e këtij kostumi që disa fqinjë i ironizuan lunxhiotët  me bejten: “Lunxhiotët goxha malldarë/Florinë s‘dinë ta mbajnë/E bën cohë e kanavadhë”.
VI- Duhet të theksojmë se lezeti mbi lezete i LunxhërisëështëvetëAsambli Folklorik “Lunxhëria”  i cili fillimet e tija (si grup) i ka në vitet 1874. Në këtëkohë patrioti Koto Hoxhi, mësues në shkollën e Qestoratitshkroi pjesën teatrale“Dasma lunxhote”2 me këngë e valle nga krahina e Lunxhërisë. Çfaqjen e kësaj pjese teatrale e organizoi me nxënësit e shkollës dhe e çfaqi nëGjirokastër, duke tronditur jetën e amullt kulturore të qytetit.Ishte e para çfaqje teatrale që luhej në Shqipëri dhe jehona e saj ishte tepër e madhe, sepse prezantoi një pasuri të madhe të artit gojor shqiptar dhe kostumet e famëshme lunxhiote.Po kështu në 28 Nëntor 1937 në festimet e 25 vjetorit të shpalljes së Pavarësisë në pallatin Mbretëror në Tiranë grupi i Lunxhërisë mer pjesë me valle të kënduar3.

Pas çlirimit të vendit në 1944, Lunxhëria kishte grup folklorik pothuaj në çdo fshat dhe ky fakt mundësonte zhvillimin e takimeve krahinore si ai i Qestoratit në vitin 1956, ndërsa takimi i përgjithshëm bëhej në Nokovë, në gusht të çdo viti, ditën e formimit të batalionit“Misto Mame”Ishte fama që kishin marrë këngët dhe valet Lunxhiote faktori ndikues që në vitin 1957, në Kongresin e pestë të Rinisë Botërore në Moskë, Shqipëria u përfaqsua dhe nga dy çifte artistësh amatorë lunxhiotë dhe konkretisht, Vaso e Froso Neti nga Saraqinishta dhe një çift nga Suha.

Megjithatë, duke qënë se grupet funksiononin në formën e grupevetë secilit fshat më vete, prezantimi i nivelit dhe tërësisë së vlerave kulturore të krahinësparaqiste mangësi. Për këtë arsye,në vitin 1968, në prag të Festivalit Folklorik Kombëtar4u bashkuan grupet e fshatrave Dhoksat, Qestorat dhe Këllëzduke krijuar Grupin Folklorik të Lunxhërisë, grup i cili në vitin 1978 u shndrua në Asamblin “Lunxhëria”, i pari Asambël Folklorik në vendin tone dhe që kishte në përbërjen e tij gjithsej 25 amatorë të grupuar në: a-grupin e të moshuarve, burra, gra, b-grupin e të rinjve- djem e vajza , c-grupin e pionerëve, ç-grupin e burrave, d-grupin e grave.5

Situatat që kaloi vendi  në fillim të viteve ’90 sollën ndërprerjen e aktiviteteve, por në prag të Festivalit Folklorik të Gjirokastrës në vitin 2000 Asambli Folklorik “Lunxhëria”rilindi me njëefektiv 15 amatorë dhe sipas nevojave dhe kushteve grupi paraqet programin me 8, 10, 12 amatorë për të dhënë çfaqje, ku femra janë: Angjeli Rustemi marrëse kryesore,Margarita Vasili-iso, Erlinda Dida-iso, Aida Lula-iso dhe marrëse, Eni Kale-iso,Eni Manxhari-iso, Kristjana Dervishi-iso, Teuta Bimi-iso,Enerida Hunda-iso dhe marrëse ndërsa nga burrat marin pjesë: Kosta Rustemi-kthyes dhe marrës,Kristaq Krisafi-hedhës dhe marrës,Xhevahir Sinani-kthyesi kryesor, Odhise Vasili-iso, Sokol Rustemi-iso, Adrian Çekani- iso, valltar, Adem Bajo- iso, hedhës6.

VII-Lezeti dhe korifeu i këtij Asambli të ringritur ështëAngjelina Krisafi, duke vijuar traditën e prioritetit të elementit femër në këngë e valle. Me një paraqitje rinore, me një hap plot elegancë, kjo“marrëse” e talentuar me zë virtuoz, të plotë,  të ëmbël e të ngrohtë,  potent për të gjitha tipet, motivet dhe variantet e këngëve dhe valleve, me intonacion udhëzues që të befason, tërheq vëmëndjen e të pranishmëve. Vlerësohet si një nga perlat e iso-polifonisë aktuale në trevat jugore ndërsa në këngën dhe vallen lunxhiote vlerësohet si “guri i unazës”.Po kështu edhe kthyesi i grupit Xhevahir Sinani është një zë i ëmbël, kumbues, me njëtonalitet që i përshtatet këngës dhe shoqëron drejt suksesit7 marrësin.Është njëzë i përshtatshëm si për këngë shut dhe për valle, si i zgjedhur me “dorë”.

VIII-Duhet të themi dhe të pranojmë se lezeti edhe “fati” i Asamblit Folklorik“Lunxhëria” e ka emrin Koço Vasili. Ish pjesmarës dhe drejtues i grupeve folklorike qysh nga viti 1966, organizator dhe udhëheqës historic i Ansamblit (grupit) “Luxhëria” që nga viti 1974, duke qënë njëkohësisht edhe pjestar i grupit  si“marrës”, “hedhës” apo “iso”, me një numër prej 150 koncerte të çfaqura për periudhën 1974-1990,ndërsa pas kësaj date  çdo koncert, këngë apo valle lidhet me emrin dhe punën e tij. Njeri i lindur për të hulumtuar, mbledhur e prezantuar në nivel bashkëkohor artin gojor shqiptar, vallet dhe kostumet tradicionale ai është një “enciklopedi” lëvizëse. Dijen dhe talentin e tij jua ka përcjellë me dashuri nxënësve, duke i rritur këta me dashurinë për folklorin dhe kostumet tradicionale.Dhe nxënësitnë pedagogjike i kishin “qëndisur” me një “tegel” dashurie e respekti këngën: Kush këndon porsi bilbili/ I miri Koço Vasili. Mjafton vetëm epiteti “i miri” para emrit të tij, për të kuptuar respektin dhe dashurinë që gëzon në Lunxhëri dhe për të  njohur vlerat intelektuale të tij.

Është Koço Vasili që ka çuar grupin lunxhiot në të gjitha Festivalet Folklorike dhe koncertet brenda dhe jashtë vendit. Ky ish mësues në shkollat e Erindit dhe Dhoksatit për 40 vjet nuk është vetëm drejtues i Asamblit “Lunxhëria”. Ai është një mbledhës i apasionuar, studiues dhe botues8 i trashëgimisë kulturore dhe folklorike të krahinës së Lunxhërisë, pasuri që e ka prezantuar  me një sërë shkrimesh dhe emisionesh televizive locale, kombëtare dhe jashtë vendit si: TV Gjirokastra,  Alpo Radio, TVSH, Top Channel, Radio Kosova, në Mal të Zi, Çeki etj.Koço Vasili është në gjithë krahinën njeriu që i ka dhënë artit dhe kulturës popullore mëshumë se edhe vetë institucionet zyrtare të kohës së djeshme dhe të sotme.Ai është vetë një institucion i artit gojor shqiptar dhe trashëgimisë kulturore. Ai është edhe sot e kësaj dite “i miri” Koço Vasili.9

Sarandë, më 01-08 Mars 2021

1-Këtë konkluzion e përforcon edhe  kënga“Ulet nusja në divan” ku është i vetmi rast që i këndohet këngë nuses pse ri ulur në divan, ndërkohë që në krahina të tjera të vendit nusja duhet të rijë në këmbë etj

2-Dasma Lunxhiote u riçfaq nëGjirokastër  vitin 1974, ku 18 artistë të grupit, veshur me kostumet e famëshme lunxhiote  interpretuan këngë e valle karakteristike të krahinës së Lunxhërisë.

3-Vallja e kërcyer nga grupi i Lunxhërisë në Pallatin Mbretëror shoqërohej me këngën “Shokë të na rrojë mbreti”: Viva- viva muhabeti /Të na rrojë mbreti /Të na rrojë mbreti ynë /Të na zgjerojë kufinë /Kosovë e Çamërinë

4-Në këtë Festival,vajza lunxhiote Liljana Janaqi së bashku me një vajzë nga zonat veriore ngritën flamurin e FFK në kështjellë.

5-Gjer në vitin 1990  kanë qënë aktivë dhe të suksesshëm  si marrës kënge: Evelina Kaci, Eftimi Naci, Marina Çuçi, Arikla Leka, Katina Çipi,  Lefteri Binjaku, Kristaq Nerënxa, Kaçi Naçi etj , kthyes: Gole Prifti në grupin e burrave , Vasil Çuçi për gati 35 vjet, kthyesi autentik e i pazëvendësueshëm, hedhës: Ksenofon Prëmti për burrat , Koço Vasili, Jani Janaqi, Jani Çobi etj për grupin e valleve mikes.

6- Antari i grupit Eduard Pesha- është ndarë nga jeta më 25.12.2020.

7- Disa informacione për  Asamblin Folklorik “Lunxhëria:

Nga viti 1978-1988 Asambli “Lunxhëria” ka  inçizuar 4 koncerte në RTSH me rreth 60 këngë e valle burimore të krahinës. Është pjesëmarrës në të gjitha koncertet pa përjashtim që organizonte rrethi i Gjirokastrës.Laureat i disa festivaleve 1978, 1988, 2000, 2009.

Nga viti 1968-1990 kadhënë rreth 150 koncerte. Mbas vitit  1990, veçanërisht mbas vitit 2000 Ansambli Folklorik “Lunxhëria” ka një veprimtari të dendur koncentrale brenda dhe jashtë atdheut:

Në vitin 2002 pjesëmarrës në festivalin e polifonisë në zonat veriore të Greqisë.

Në 4.Dhjetor.2004 jep një koncert madhështor në TOB.
Në vitin 2005 pjesëmarrës në festivalin multikulturor Ballkanik të Përmetit.Po këtë vit është pjesëmarrës dhe në festivalin e mbarë trevave shqiptare në Tuz të Malit të Zi, ku vlerësohet me çmim te tretë në 35 grupe.

Në vitet 2006 ,2008, 2010, 2013, 2016 pjesëmarrës në edicionet e Odës Dibrane, në të cilin e shpallën dhe Anëtar Nderi.

Pjesëmarrës në 3 edicione të Bylis Polifonia 2010, 2013, 2016.

Po kështu debutues në tri edicione të veprimtarisë të QKF-së “Vallet tipologjike shqiptare” 2011, 2013, 2017.

Pjesëmarrës në festivalin e mbarë trevave shqiptare në Kamëz, në vitin 2013, ku merr vlerësimet maksimale të jurisë.

Grupi ka përfaqësuar  iso-polifoninë shqiptare në festivalin e Gjilanit në 2013 dhe të Drenasit në vitin 2014.

Në vitin 2014 Asambli Folklorik “Lunxhëria” është pjesëmarrës në dy festivale ndërkombëtare në Mijava të Sllovakisë dhe Straznic të Çekisë.

Nga 24-27 prill 2015 përfaqëson Shqipërinë në Ditët e Kulturës Ballkanike në Belgjikë.

Në korrik 2017 jep koncert në Porto Palermo të Himarës, në kuadrin e festivalit ndërkomëtar të Jazz-it.

Ka marrë pjesë në festivalin e II  në Preshevë për mbarë trevat shqiptare.

Në gusht të 2017 pjesëmarrës për herë të dytë në festivalin e Tuzit në Mal të Zi, vlerësohet me çmim të dytë.

Në 17 maj të vitit 2015 Presidenti i Republikës i akordon çmimin “Naim Frashëri” i Artëdhe  Juria e Festivalit FK 2015  i jep çmimin e parë në shkallë kombëtare për vallen më të  mirë të kënduar

Në vitin 2019 në Festivalin e Parë Folklorik “Bejka e bardhë” në Pilur zë vendin e dytë

8-Koço Vasili ka botuar: a-“Bukuri lunxhiote”. Libër me përmbledhje këngësh të zgjedhura të krahinës. Botuar në vitin 2010

b-“Dasma lunxhiote”- pasqyrimi i plotë i historikut, i zakoneve,i traditave dhe i të gjitha këngëve (384 të tilla) të këtij spektakli të madh të trashëgimisë folklorike.

9-Në vitin 1981 ështëvlerësuar nga Ministria e Kulturës me titullin “MËSUES I DALLUAR I KULTURËS”.

Në vitin 2012 në Edicionin e Odës Dibrane vlerësohet me cmimin e karrierës.

Bashkia e Gjirokastrës i ka akorduar  në 25.11.2018 titullin “Qytetar Nderi”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

error

Nese e pelqyet ket artikull? Ju lutemi përhapni fjalën :)

Follow by Email
YouTube
YouTube
Tiktok