LETËR URIMI ALBIN KURTIT
Nga Adil FETAHU
I nderuari zotri kryeministri i radhës, Albin Kurti,
Së pari, Ju uroj për fitoren e madhe të Lëvizjes Vetëvendosje, që arritët në zgjedhjet e 14 shkurtit, kur VV fitoi vota më shumë se të gjitha bashkë subjektet tjera të çertifikuara për ato zgjedhje. Ky është një sukses, por njëkohësisht është një obligim i madh dhe njëpërgjegjësi e madhe e Lëvizjes si parti politike dhe e Juaja si lider i saj. Është normale që për Lëvizjën kanë votuar shumica dërmuese e të rinjëve, të cilët kanë pasur mundësi të votojnë,por ju kanë votuar me besim dhe shpresëedhe shumë të tjerë deri te më të moshuarit, sikur ishte ajo nënëlokja 107-vjeçare.
Ky sukses duhet t’u jep zemër e vullnet për angazhim të mbarë, dhe nuk duhet të ju krijojë eufori as inatë kundrejt rivalëve politik.Rivalët politik nuk janë armiqë. Ju duhet të dëshmoheni se jeni luftëtar i kauzës dhe jo i egos. Do të ju duhet bashkëpunimi dhe përkrahja edhe nga opozita, për çështjet me rëndësi strategjike dhe për interesa të përgjithshme të vendit.Edhe opozita duhet të jetë konstruktive kur janë në pyetje interesat e vendit, duke lënë anash interesat partiake. Besimi që u është dhënë duhet të Ju shërbejë si nxitje për angazhim në realizimin e programit dhe synimeve për të mirën e vendit, të shetit dhe të popullit të Kosovës.
Në detyrën e kryeministrit ju presin një mal probleme të trashëguara e të komplikuara, sfida të mëdha të karakterit politik, ekonomik, social, shëndetësor e tjera; sfida me karakter shtetëror, kombëtar e ndërkombëtar. Brenda Kosovës ju presin punë të mëdha për të nisë për së mbari zhvillimin ekonomik,për të luftuar varfërinë dhe papunësinë e madhe. Për këtë ju duhen investime të mëdha për të shfrytëzuar resurset natyrore dhe ato njerëzore që ka Kosova, por që nuk ka mjete për to.Investimet duhet dhe mund të sigurohën vetëm nëse krijoni një imazh të ri dhe ambient të përshtatshëm ku investitorët do të kenë besim dhe siguri për mjetet e investuara. Për këtë qëllim duhet luftuar e çrrënjosur korrupsionin dhe krimin e organizuar, që kanë lëshuar rrënjëtë thella dhe janë bërë gangrenë për ekonominë e Kosovës. Luftimi i korrupsionit, krimit të organizuar dhe dukurive tjera negative duhet të bëhet me përkushtim, me kujdes dhe me vendosmëri . Për ta arritur këtë, duhet të stabilizohen dhe forcohën të gjitha levat e pushtetit shtetëror: qeveria, gjyqësia, prokuroritë, ndërsa Kuvendi të miratojë ligjet e nevojshme që ia propozon qeveria.
Prania dhe kujdesi i qeverisë duhet të jetë përherë dhe çdokund ku paraqiten probleme të mëdha apo të vogla, për t’i evituar ato. Praninë,kujdesin dhe përkrahjen e qeverisë duhet ta ndiejnë të gjithë qytetarët në çdo vend të Kosovës.
Për të përmirësuar gjendjën, duhet të keni kujdes në zgjedhjen e njerëzve për postet e ministrave në qeverinë tuaj. Të ardhmën e Kosovës mund ta ndërtojnë njerëzit e aftë, ekspertët e dijshëm, të përkushtuar dhe të ndershëm, e jo militantët e padijshëm ose folk-patriotët e partisë.Zgjedhni njerëzit më të përgatitur e të dëshmuar në aspektin profesional dhe të ndershmërisë,pa marrë parasysh a janë të partisë suaj ose jo. Qeveria, organete tjera dhe administrata e shtetit nuk janë institucione në të cilat duhet të punësohen njerëzit për t’i rahatuar militantët apo simpatizantët e partisë, as për t’ua zgjidhur problemin e papunësisë akrabave, veçse në to duhet të zgjedhen kuadro të afta, me dije e përvojë dhe të ndershme.
Popullit dhe shtetit të Kosovës i nevojitet një qeveri e organizuar mirë, funksionale dhe transparente;qeveri që merr vendime të mençura e të drejta, me të cilat ndikon në kualitetin e jetës së qytetarëve. Merrni shembujt më të mirëtë shteteve tjera, por gjithnjë duke ua përshtatur kushteve e mundësive reale të Kosovës dhe traditave të mira kombëtare.
Mos krijoni qeveri me shumë poste të panevojshme e të padobishme, me shumëministra e ministri, zëvendës-ministra, ndihmës-ministra, zëvendës kryeministra, dhe aparat gllomaz me këshilltarë politik e nëpunës tjerë, me të cilët vetëm sa ngarkohet buxheti i vogël i Kosovës së varfër. Asnjë më tepër se dy kryeministra dhe asnjë më shumë se 11 resore, me 11 ministra nuk ju nevojiten për një qeveri funksionale.
Mos u nxitoni në ndryshimet kadrovike, duke shkarkuar nga postet në ekonomi, arsim, shëndetësi, kulturë, administratë, diplomaci, etj,- vetëm për të ndryshuar strukturën partiake. Përcillnie një kohë dhe vlerësonie me kujdes punën dhe performancën e secilit dhe tek pasi të bindeni për zgjidhje më të mirë,ndërmerrni masat e duhura.
E kam pëlqyer deklarimin tuaj të përsëritur, se dialogu me Serbinë në rendin epërparësisë së qeverisë suaj vjen diku në vendin e gjashtë apo të shtatë. Vërtetë, Kosova ka shumë sfida dhe nevoja tjera të cilat duhet të zgjidhen me përparësi se sa dialogu, sado që për këtë do të keni presion nga faktori ndërkombëtar dhe se është me rëndësi për konsolidimin dhe stabilizimin e shtetit të Kosovës dhe të rajonit. Do të keni presion për të hyrë sa më parë në dialog. Kam besimin se Ju personalisht, por edhe zonja Vjosa Osmani (ndoshta nga pozita e presidentit të vendit?)dhe ekipi që do ta formoni për dialog, paraprakisht do të ndërtoni një strategji të mençur, në të cilën do të abstrahoni temat dhe elementet të cilat cenojnë pavarësinë, sovranitetin, integritetin territorial dhe rendin kushtetues të shtetit të Kosovës dhe se nuk do të bëni kompromise nëdëm të vendit dhe të shtetit as me pasuritë natyrore të Kosovës. Kosova ka bërë mjaft kompromise ndaj Serbisë me pranimin e Planit të Ahtisarit, duke pranuar: një sovranitet të kufizuar të shtetit; pozitë të privilegjuar të pakicës serbe; decentralizim të pushtetit në vija etnike (duke formuar komuna xhuxhe të pakicës serbe); eksterritorialitet të manastireve ortodokse serbe; si dhe caktimin me Kushtetutë të pamundësisë për bashkim me Shqipërinë! I takon Serbisë të bëjë kompromisin, duke e njohur pavarësinë e Kosovës; duke kërkuar falje për krimet dhe gjenocidin që ka kryer mbi shqiptarët; dhe duke u obliguar për të kompensuar dëmet e shkaktuara prej vitit 1990 deri më 20 qershor 1999.
Besoj se do ta riktheni politikën e reciprocitetit,si e vetmja politikë e drejtë nëmarrëdhëniet e Kosovës me shtetet e tjera, pra edhe me Serbinë, politikë kjo që është dashur të zbatohet qysh prej ditës së shpalljes së pavarësisë së Kosovës. Me këtë do ta luftoni trajtimin e padrrejtë edhe të neutralitetit që po e zbaton Bashkimi Europian ndaj Kosovës, dhe provokimin e saj me caktimin e Borellit përgjegjës për politikë të jashtme dhe të Lajçakut sindërmjetësues në bisedimet midis Kosovës e Serbisë, dy përfaqësues të dy shteteve të cilat nuk e njohin Kosovën!
Ballancimi i marrëdhënieve me shtetet e tjera, sidomos me fuqitë më të mëdha të Europës dhe me ShBA-të, është vendimtare për të ardhmën e Kosovës. Të shpresojmë se administrata e re e ShBA-ve, e kryesuar nga Presidenti Bajden, do ta rikthejë politikën amerikane në binarët e mëparshëm, të cilët i dëmtoi ish-presidenti Tramp.
Është orientim i pëlqyeshëm që të bëni përpjekje për “dialog të brendshëm” në drejtim të integrimit të plotë të serbëve të Kosovës në shtetin ku jetojnë dhe ku mund t’i realizojnë të gjitha të drejtat e tyre si minoritet, me standardet më të larta që njihen në shtetet demokratike, por që krahas të drejtave kanë edhe obligime dhe përgjegjësi, si të gjithë qytetarët e tjerë, t’i respektojnë ligjet dhe institucionet e shtetit. Prandaj, në pikëpamje të respektimit të ligjeve dhe të institucioneve nuk duhet bërë lëshime ndaj askujt.
Beni përpëjekje maksimale për krijimin dhe forcimin e shtetit të së drejtës me kapacitet të plotë e t’ia ktheni besimin qytetarëve në drejtësi dhe në shtet, e kjo do të ndryshojë edhe vetëdijën e qytetarëve për respektimin e shtetit.
Zoti ju udhëzofë dhe ndihmoftë në punë të mbara!