23/12/2024

LETËR DREJTUAR JERONIM DE RADËS

0
Sami-Frasheri-De-Rada

Nga Sami FRASHËRI

Ndë Konstandinupojë më 20 të Shkurtitë 1881

Zot i nderçur’e vëlla i dashurë,

Përgjigjemi në dy letra të zotërisë Sate; njëra shkruarë më 28 të Sht.Mërtirit (novembre), tjatra më 2 të Shkurtit (fëvrier) 1881. Edhe Të lutemi të na ndjesh që mënuamë*( të përgjigjeshimë mbë kohë në të parët.

Kemi kënduarë, që motit, këngëtë që ke mbledhurë, e punëratë që ke bërë zotëria jote në gjuhët tënë e për combine tënë edhe i kemi pëlqyerë shumë, sikundrë edhe gramatikënë e zotit të nderçurë djalit zotërisë sate z.Giussepe Radësë, të cilit i gëzohemi edhe e përqafojmë vëllezërisht**).

Të përgjigjemi përpara për punët t’allfabetësë. Allfabeta, që kabërë shoqëria jonë na duketë se është shum’ e leht’ e e plotë, edhe gjuha jonë shkruhetë me të fort mirë. Kjo allfabetë ësht’ edhe e pëlqyerë e e dheksurë prej gjithë Shqiptarëvet sot është e përhapurë nëpër gjithë Shqipërinë. P’anndaj na duketë që s’është nevojë të kërkojmë tjatërë allfabetë.

Për punët të fletësë (a ditaresë)***), jemi menduarë që kohët, edhe shumë herë kemi kërkuarë pandaljenë (la permission) nga kuvern’ e Turkutë, po s’na është dhënë; se Turku nuk e do xjuarjenë e Shqiptarëve edhe lindjen e Shqipërisë për-së-ri, po do t’e ketë të fjetur’ e të verbërë. Kemi shumë nevojë për një fletë në gjuhët shqip, po shpresim e besojëm se për së afri dot’ e sjellë puna që  të nxjerrëm (le publier) në Shqipëri, nukë më gjuhëra shumë, po vetëmë në gjuhët shqip të pa-ndame e të njëjtë, sikundrë duhetë të jet’ Shqipëria, se shumë gjiuh’ e shumë djalekta sjellinë ndarje e mërgim. Vërtetë sot kemi disa djalekta, po këto nukë janë të huaja njera nga jatëra: po ca nga fraset’ edhe nga fjalët e gjuhësë janë humburë më ca anë të Shqipërisë të kolonivet e kanë rojturë me ca anë të tjera, shumë fjalë, frase e mbrujtime të fjeshta e të mira që rojnë në Shqipëri janë humburë nëpër kolonit, shumë të tjera janë humburë në Shqipëri e rojnë nëpër kolonit( (a kolonjat), kështu edhe në mest të Gegërisë e të Toskërisë edhe të ngasëravet (les provinces) të sicilës-do: me të mbledhurë të të gjithë këtyre fjalëve e fraseve bashkë, edhe gjuha shqip do të bëhetë e begatë (riche), e e gjërë, e do të shpëtojë nga të pasurit nevojë më fjalë të huaja, edhe gjithë djaletatë do të gjendenë të gjitha të bashkuara e të përzjera.

Të vimë në punët e ndarjes Shqipërisë në tri degë të bashkuara (atrois etats confederes). Kjo as  e mirë na duketë, as mund të  bënetë kurrë në Shqipëri; se, e para, nukë duamë të ndahemi, po duam të bashkohemi sa të muntmë më teprë; e dyta, Shqipëria nuk ësht’ e ndarë pas fevet, edhe Shqiptarët’ e çdo feje nuke janë të ndarë më vet’he, po gjendenë të bashkuarë më ç’do anë, përveç në Shqipëri të poshtërme që s’ka katolikë. Shumë fara e fise janë, që pushtojnë muhametanë e të krishtenë, edhe një i krishenë është m’i afrë në një muhametan që ka në farët të ti, se nga një i krishtenë që është nga njëfarë tjatërë;  edhe me gjithë të përpjekurit të huajet, do-me-thënë të Turqet, të Grekërvet, tëShqehet (des Slaves) e të tjerëve, që rahënë nat’ e ditë të na ndajn’ e të na çajnë, vëllazëria në mest tënë nukë na është prishurë, edhe të gjithë Shqiptarëtë duanë të quhenë vëllezërë edhe djmt’ e një mëmëdhethi të dashurë; edhe në ka më nonjë anë ndarje në mest të Shqiptarëve nga pun’ e fevete, këtë ndarje duhet t’e çkulim’ e të hedhimë poshtë, duke lënë fetë për në kishë e për në xhami, eduke bërë gjithë vëllezërë sikundrë na ka bërë n a t u r a  e sikundrë kemi qënë qëmoti.

Pun’ e vëllazërisë Shqiptarëvet edhe e bashkimit e e ngjalljes Shqipërisë është pun’ e Lidhjesë (de la Ligue), që e ka zënë punënë shëndoshë edhe po vete gjithë-një mbarë; pun’ e të ngjallurit e të gjuhësë shqip edhe të bashkuarit të djalektevet t’asaj e të ndritësuarit të kombit tënë që është një punë shumë e vjeturë e e shnjtëruarë, është pun’e shoqprisë sanë, e cila nukë do të muntnjë t’e mbaronjë pa ndihmën e burave si zotëria jote e si të tjerë djem të ndrituarë të mëmëdhethit tënë që janë në kolonjat e Italisë e gjetëk. Po tani nukë po vemi përpara si duam se gjendemi në një vent që s’ka dliri (liberte) e papengim për të këtilla punëra, edhe më tepër sot që mbetëri e Turkut ka zën’ e s’zë besë më Shqiptarët, po i vështron si armiqt e saj.

Punëratë që po bën lidhje e Shqipërisë në Gegëri, që ndonjë muaj e tëhu, mbase nuk i keni dëgjuarë, se fletët****) e Evropësë nukë bëjnë shumë fjalë, duk me qënë që më nj’anë Turqia nuk le të dëgjohenë nëpër botët, edhe m’nj’anë armiqtë tanë, Greqt’ e Shqehtë, duan’ t’i tregojnë të vogëla e të mosgjëjta. Lidhje e Shqiptarëve që ka kërhtizënë në Pizdren, në Gegëri, ka kërkuarë shumë herë që nga tre vjet e tëhu, bashkimn e Shqipërisë më një province me otonomi; po mbetëria gjer me sot e kish gënjyerë me fjalë, edhe s’ka dashurë të bënjë gjë fare për Shqipërinë. Këtë herë Shqiptarët e kupëtuanë fort mirë që mbetëria nukë do të bënjë gjë kurrë për ta, edhe Lidhje e e Pizdrenit pa nevojë’*****) të bashkkonjë Shqipërin’ e t’e bënjë një me otonomi, a mbase me ç’këputje (independence) fare, pas punës; kështu Lidhja mori emërin e kuvernos të përdorme (gouvernement provisoire) edhe përzuri kuvenatorët turq nga gjithë vialaet’ i Kosovës, edhe nga Pizdreni, nga Gjakova,nga Tetova, nga Dibra, etj. 10.000 Shqiptarë të armëtosurë kanë zënë Ysqypnë (Shkupnë) edhe udhën’ e hekurtë; 10.000 tëtjerë po bëhenë gati per të unjurë në Toskëri. Për pakë kohë do të dëgjoni një ngritje (revolucion) të madhe në Shqipëri. Në u bëftë dot Shqipëria më vet’he, nukë do të kemi nevojë për prensër, as të krishten’ as muhametanë, që të na rjepën e të na pinë gjaknë; vëndi ynë munt edhe do të kuvernohetë prej një fare dhimokratije prej pleqet, sikundrë kanë qenë prindët tanë që motit, edhe sikundrë jan’  edhe sot malsit’ e Shqipërisë, që janë thuase të dlirë e më vetëhe.

Po të mbarohet kjo punë, atë herë edhe për fletët edhe për të shkruarit e këngëvet të zotëris S’ate e të tjera.

Të falemi me nder e me shumë dashuri

Sami Frashëri

Edhe unë J.Vretua u përshëndosh e u përqafoj vëllazërisht.

(Në një fletë të shkëputur që është vijim i letrës, S.Frashëri ka shtuar këto radhë)

Im vëlla Abdyl-Be-Frashëri qe këtë verë këtu, po ka ndonjë muaj që ka vajtur në Pizrend, në kërthizët të lidhjesë për punëratë, që Të shkruanj brënda në këtë letrë; kishte marrë një letrë nga zotëria Jote bashkë me shkronjëngritjen e letrës M.Gladstonit edhe të një tjatre; edhe kish  shumë dëshirë të Të përgjigjësh, po punërat e shuma nuk’ e lanë gjer më sot, edhe ju lutemë nga an’ e ti t’e ndjeni.

Kam marë ditarëtë, që më ke dërguarë edhe këtë verë edhe këtë herë, sikundrë edhe vivllatë edhe Të falemë ndersë.

Sami

Të dërgonj edhe një këngë (patrioique) të vëllajt tënë Pashko Vasësë, që është në Edrene, ndihmës i kuvernatorit të Thraqit.

__________

(Marrë nga libri: “Shoqëri e të Shtypuri Shkronja Shqip, 1879”.

Adil FETAHU

Fusnotat:

*) Vonuam

**) Është fjala për përmbledhjen Rapsodie një poeme arbëreshe(1866) dhe për gramatikën e botuar më 1871.

***) Gazetë e përditshme

****) Gazetat

*****) E pa të nevojshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

error

Nese e pelqyet ket artikull? Ju lutemi përhapni fjalën :)

Follow by Email
YouTube
YouTube
Tiktok