14/01/2025

LDK dëshmoi kulturë të lartë politike

0
Ndue-Ukaj

Nga Ndue Ukaj

LDK-ja, sot (11-01-2025), soleminisht, e dëshmoi kulturën e lartë politike dhe objektivat e saj për krijim e ndërtim dhe jo për rrënim.

Kjo është kultura e LDK-së, që themelet i ka tek Ibrahim Rugova, prijësi intelektual i Kosovës e themeluesi i LDK-së, i cili në fillimet e tij politike, citonte filozofinë e njohur britanik, Edmund Burke, që ka thënë se gjëja e vetme që nevojitet për të triumfuar e kegja është që  njerëzit e mirë të mos bëjnë asgjë.

Sot, vendi ynë ka nevojë për këtë mendësi, sepse është mendësi krijuese e ndërtuese dhe përfaqësohet nga LDK-ja; sot vendi ynë ka nevojë për njerëzit e mirë, që të dalë prej këtij dimri të egër politik e izolimit, ku e ka katandisë një qeveri e paaftë, arrogante dhe pa njohuri elemntare për

shtetin.

Dhe këtë po e realizon shkëlqyeshëm kryetari, Lumir Abdigjiku dhe ekipa e tij.

LDK- ja, prej fillimeve të ekzistencës së saj, është lëvizja që i ka përcaktuar kahet e zhvillimeve pozitive për Kosovën dhe është bërë pararojë e interesave më sublime të Kosovës.

Me këtë frymë, si mënyrë sjellje e kulturë politike, ajo hynë në këto zgjedhje, për ta kthyer vendin në binare normale.

E, vendi ynë, sot, ka nevojë për normalitet politik, mendësi të paqes e të zhvillimit, si për diell, ajër të pastër e ujë.

Sepse, vendi ynë, tash e katër vite, qeveriset mbrapsht e keq; vendi ynë është ngulfatë nga qeverisja e keqe e duhma e ideve jodmeokratike e joperëndimore, demokracia tentohet të minohet e partia pushtet pretendon t’ iu mbivendoset të gjitha institucioneve, por edhe mendimit aleternativ, që për fuqinë e pushtetit, është i padëshirueshëm.

LDK- ja nuk e ka kulturë të gulçojë e as të bëjë demagogji me popull, ajo ndjek një kurs politik racional, nuk rrëmbehet nga euforia, aventurat politike dhe asnjëherë nuk e fikë energjinë për zhvillime pozitive.

Sepse, LDK- ja përbën trashëgiminë më të pasur kombëtare, është lëvizja më emancipuese në historinë politike shqiptare, me një veprimtari shtetndërtuese dhe filozofi ndërtuese e jo rrënuese.

LDK- ja është lëvizja ku janë sublime interesat vitale të vendit tonë: jeta demokratike, objektivat e palëkundshme kah vlerat perëndimore dhe zhvillimi e mirëqenia në përkim me modelet perëndimore.

LDK-ja i ka dhanë goditje të fortë njëmendësisë politike dhe njëkohësisht e ka promovuar në mënyrë shembullore shpirtin e tolerancës, pajtimit e solidariteti, vlera këto sublime dhe të domosdoshme për secilën shoqëri, të cilat u shpalosen sot.

Pa këto vlera, nuk mund të ketë të ardhme të mirë.

Po, LDK-ja është forca e ndryshimit, e provuar, me rezultate mahnitëse për vendin tonë, prandaj, në këto ditë dimër të egër politik ku jemi katandisë, bëhuni ndryshimi, që të ecim me vetëdije drejt një pranvere gjallëruese për Kosovën e të dalim prej zymtësisë e mjegullës politike. Kjo është e domosdoshme, për shëndetin politik të vendit tonë, për zhvillimin e tij, për paqën dhe integrimet.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

error

Nese e pelqyet ket artikull? Ju lutemi përhapni fjalën :)

Follow by Email
YouTube
YouTube
Tiktok