24/04/2024

Lavdi jetës dhe veprës së kryetarit historik të komunës së Suharekës, Ukë Bytyçit!

0

Lidhja Demokratike e Kosovës:

Në 20 vjetorin e vrasjes, kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, përkujton atdhetarin Ukë Bytyçi dhe shoqëruesit e tij Bajram Bytyçi e Bafti Bajrami.

Ukë Bytyçi ishte njëri ndër veprimtarët më të hershëm në rrugëtimin për liri e pavarësi. Ai ishte patriot i shquar e veprimtar i devotshëm; trimufues i përhershëm e bashkëpunëtor i ngushtë i Presidentit historik, Ibrahim Rugova.

Ukë Bytyçi është simbol i luftës së paepur për liri, e simbol i paqes në demokraci.

Si student, Ukë Bytyçi, ishte në krye të të gjitha demonstratave. Me krijimin e LDK-së ai me bashkëpatriot të tjerë e themelon degën e LDK-së në Suharekë me ç’rast dallohet në udhëheqjen e tij shumëvjeçare. Si rezultat i aktivitetit të tij për çështjen kombëtare burgoset nga okupatori. Në momente kritike për vendin, ai merr pjesë edhe në organizimin dhe luftën tonë çlirimtare, duke u bërë kështu udhëheqës – luftëtar shembullor për lirinë e atdheut.

Në zgjedhjet lokale të pasluftës, Ukë Bytyçi, zgjedhet dy herë radhazi kryetar i komunës së Suharekës. Besimi i madh i qytetarëve të Suharekës ndaj udhëheqësit të tyre historik, Ukë Bytyçit, ishte i përhershëm, ndaj dhe veprat e tij mbesin të përhershme në historinë tonë.

Ukë Bytyçin çdoherë e kujtojmë si triumfues; ai është udhërrëfyes i fitoreve të Suharekës e të mbarë Kosovës.

Lavdi jetës dhe veprës së kryetarit historik të komunës së Suharekës, Ukë Bytyçit!

facebook.com/LDKzyrtare

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

error

Nese e pelqyet ket artikull? Ju lutemi përhapni fjalën :)

Follow by Email
YouTube
YouTube
Tiktok