24/12/2024

Larg duart nga UÇK-ja

0
Kozeta-Hashimi

Nga Keze Kozeta Zylo

Të gjykosh në Hagë UÇK-në nga një gjykatë speciale unike në botë e ngritur tinëz për bijtë që luftuan për Lirinë e Kosovës është një ogur i zi për drejtësinë.  Të vendosësh në bankën e të akuzuarve Heronjtë e Luftës për Liri dhe t’i barazosh me kryekriminelin e Ballkanit Sllobodan Millosheviçin me të njejtën akuzë si: “Krime kundër njerëzimit” është përsëri drejtësi e frikshme.

Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi dha këto ditë dorëheqjen si president i Kosovës për t’u përballur me akuzat në Hagë.

Thaçi deklaroi se nuk do të dalë para gjyaktës së Hagës si president, por si një ish-drejtues i UÇK-së.

Ai i bëri thirrje partive të Kosovës që të angazhohen për të siguruar vazhdimin e mirëqeverisjes së vendit. “Kjo nuk është lamtumirë, por mirupafshim. Do të dalim faqebardhë,” mbylli Thaçi deklaratën e tij të fundit si president i vendit.

Zyra e Prokurorisë së Specializuar të Republikës së Kosovës e zhvendosur në Hagë do të verë në bankën e të akuzuarve luftëtarët e Lirisë për Pavarësinë e Kosovës.

Të akuzuarit janë: Presidenti i Kosoves, Hashim Thaci, ish-kryetari i Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi, deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Rexhep Selimi, anëtar i Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së, Salih Mustafa, ish-eprori i lartë i UÇK-së.

Arrestimet arbitrare që po bën kjo gjykatë speciale duket sikur më sjellin shumë pranë terrorin e serbëve që ushtruan një shekull karshi mijëra shqiptarëve në Kosovë, të cilët u vranë, u persekutuan, u burgosën, u dëbuan nga trojet e tyre, u hodhën në gropa massive, mijëra të humbur dhe askush nuk është gjykuar për këto krime të përbindshme.  Kjo është nje lojë e pistë dhe e ndyrë nga qarqe të caktuara politike të udhëhequar nga lobi serb në botë të cilët duan me çdo kusht ta pagëzojnë UCK-në si kriminale dhe Pavaresia e Kosoves me shtetin e saj të rrëzohet  nga themelet.

Kjo gjykatë speciale qe ka të punësuar një ekip prej 170 personash dhe harxhon 44 milionë euro në vit po trondit mbarë shqiptarët dhe opinionin botëror pasi Liria në Kosovë ka një emër:

UÇK-në.

Këta bij e ndjenë në asht robërinë serbe dhe dualën të luftojnë për Lirinë.  Nënat në Kosovë që lindnin djem u bënë heronj, se i kërkoi koha, i kërkoi Kombi, i kërkoi Liria.

Të gjitha këto akuza duan të hedhin poshtë ndërhyrjen e NATO-s dhe të konfrontojnë Kombin tonë me aleatët historik.

Populli shqiptar, shoqatat atdhetare dhe mbi të gjitha shteti shqiptar duhet të ngrihet në këmbë për poshtërimin dhe mohimin e vlerave atdhetare që i bën kjo gjykatë speciale në Hagë,  UÇK-së.

Së bashku duhet të dalim me deklarata në mbrojtje të Lirise dhe të Pavarësisë së Kosovës e cila po kërcënohet dhe po vihet në rrezik.  Këtë lojë të drejtuar nga lobi serb dhe bashkëpunëtorët e tyre përfshi dhe tradhtarë të Kombit i duhet dhënë fund njëherë e përgjithmonë, pasi Kosova është e pavarur dhe askush s’ka të drejtë ta gjykojë dhe terrorizojë.

UÇK-ja është krenaria kombëtare dhe luftoi me armë në dorë me udhëheqësit e tyre të sprovuar kundër bishës hitleriane të Sllobodan Millosheviçit i cili mjerisht ka lënë vezët e gjarpërit në shpirtrat e tyre të helmuar dhe vazhdon të infektojë në masë.

Larg duart nga UÇK-ja!

6 Nëntor, 2020

New York

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

error

Nese e pelqyet ket artikull? Ju lutemi përhapni fjalën :)

Follow by Email
YouTube
YouTube
Tiktok