15/10/2024

Lamtumirë President Bujar Nishani!

0

Nga Keze Kozeta Zylo

Me hidhërim e morëm lajmin e ikjes së parakohshme të Presidentit të Republikës së Shqipërisë Bujar Nishanit.  I shprehim ngushëllimet bashkëshortes së tij zonjës Odeta Nishani, fëmijëve dhe gjithë Kombit.  Kemi pasur rastin ta takojmë disa herë në aktivitetet e ndryshme, por do tëndalem vetëm në pak prej tyre.  Bashkë me Qemalin kishim nderin të ishim të autorizuar nga regjisori i shquar i Hollivudit, tepelenasi Stan Dragoti që të merrnim dekoratën e lartë në emër të tij “Nderi i Kombit” akorduar nga Presidenti Bujar Nishani.

Kjo ceremoni madhështore u organizua në Russian Tea Room nëManhattan.  Qemali dhe Presidenti Nishani kishin qenë kolegë në Akademinë Ushatarake ku pas ceremonisë në takime duarsh I tha me humor:  “Qemal të mbaj mend shume mirë: Ti ke qenë shef katedre, unë pedagog i thjeshtë…

Kohët ndryshojnë iu pergjigj Qemali, njerëzit ulen apo rriten në pozitë, e rëndësishme është të ngelesh NJERI!”

Mendoj se presidenti Nishani kishte ngelur njeri!

Një prej takimeve ka qenë dhe në restorantin “Sparks” Steak House, në Manhattan ku Federata PanShqiptare ”VATRA” dhe Diaspora shqiptare në New York, organizuan nje darkë për nder të delegacionit shqiptar i ardhur në Amerikë për të marrë pjesë në sezonin e 67-të të Asamblesë së Kombeve të Bashkuara.  Ajo që do më bënte përshtypje ishte se në këtë darkë ishin të ftuar Ministri i Punëve të Jashtme të Republikës së Tanzanisë, Princesa e Tajlandës e cila Kosovës i kishte dhuruar në qendër te Bankokut një ndërtesë dhe kishte lejuar Ambasadën e Kosovës që të vepronte, pra lobonte për Kosovën në Tajlandë, pasi ende shteti i Tajlandës nuk e kishte njohur.

Presidenti Nishani sillte dhe bënte miq për Kombin.  Fjalimet e tij këtu në Diasporë shoqëroheshin me qetësi dhe maturi.  Shëndeti ndonëse e kishte rënduar, por kur e dëgjoja në publik në mendje më vinte presidenti i 20-të i Amerikës GarJames Garfield (1881) i cili ka thënë: “Nëse rrudhat duhet të shkruhen në ballin tonë, le të mos shkruhen në zemrën tonë. Shpirti nuk duhet të plaket kurrë.”

Për mua si një anëtare aktive e Diasporës me edukim midis dy kontinenteve cilindo President apo kryeministër që përfaqëson shtetin shqiptar dhe të Kosovës e mirëpres, kur takohet me komunitetin pasi respektoj votën e popullit që i zgjedh dhe shtetin amë ku u linda dhe u rrita.  Si media në se kam probleme për të ngritur i ngre në takimet që organizohen, kur vinë apo i shkruaj me penë në publik.

Si bashkëthemeluese e shkollave Shqipe “Alba Life” mirëpres cilindo shtetar apo activist që përulet para nxënësve të Diasporës që duan të mësojnë Shqip, nuk lejojmë asnjë diskutim politik, pasi Partia e Shkollës Shqipe “Alba Life” është GJUHA SHQIPE.

Për rrjedhojë në emrin tim, të Qemalit dhe TV “Alba Life” shpreh ngushëllimet e thella për ikjen e parakohshme nga kjo botë të Presidentit Bujar Nishani në moshën 56 vjecare.

Dritë të pastë shpirti Presidenti i Republikës së Shqipërisë Bujar Nishani!

Lamtumirë!

28 Maj, 2022

Staten Island, New York

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

error

Nese e pelqyet ket artikull? Ju lutemi përhapni fjalën :)

Follow by Email
YouTube
YouTube
Tiktok