24/07/2024

Lamtumirë Ismail Kadare

0

Nga Ndue Ukaj

Një mendje e bukur e lartësive më të epërme- atyre qiellore të artit – sot u bashkua me çetën e bukur të shkrimtarëve të pavdekshëm, ku janë Homeri e Dante, Servantesi e Shekspiri, Tolstoi e Gëte, Kafka e Kundera, e plot e plot emra të tjerë të pavdekshëm.

Lamtumirë Ismail Kadare për gjithçka të bukur që na ke dhanë.

Unë, sot e përgjithmonë i detyrohem veprës së tij, ngaqë, si djalë i ri, që nga vitet egra të 90-ta, kam filluar udhëtimin nëpër shtigjet e bukura të letësisë i mahnitur nga vepra e tij, e në të cilat shtigje aspak të lehta, vepra e tij më ka ushqyer shpirtnisht, kulturalisht e intelektualisht.

Dhe këtyre shtigjeve nuk iu kam ndarë kurrë dhe nuk do t’iu ndahem kurrë.

Jam i lumtur për të gjitha ato takime të bukura ndër vite dhe i pikëlluar pse udhës së tij sot i erdhi fundi.

Para pak ditësh, e takova. Ishte një takim i heshtur, të cilin e përshkoi buzëqeshja e bukur Kadaresë tek shihte zgjatimin e bukur të veprës së tij grandioze tek breznitë e reja.

Tashmë qielli është më bukur, por toka jonë më e varfër.

Lamtumirë grande Kadare

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

error

Nese e pelqyet ket artikull? Ju lutemi përhapni fjalën :)

Follow by Email
YouTube
YouTube
Tiktok