23/12/2024

Lakuriq në mes të ujqërve

0
Vladimir-Shyti

Përshkrim

Nga Vladimir Shyti

Pallati ku unë banoja ishte pas një rruge të zhurmueshme përbri stadiumit të qytetit:Niko Dovana. Vesonte një shi imcak nga disa re qurrashe që lundronin në qiellin e përhimtë. Sapo isha kthyer nga turni natës, ku punoja si makinist treni dhe po qëndroja në lokalin e vetëm Bar-kafe të rrugicës perballë apartamentit, ku unë jetoj prej shumë vitesh. Nga larg midis kalimtarëve dallova kunatin që po vinte drejt pallatit me kitarën hedhur krahëqafë. I thirra duke u ngritur paksa nga vendi dhe prita derisa ai u ulë pranë meje, duke prekur telat e katarës që tingëllojë si një mirmëngjes i çjerrë. Ishte në humor, më njoftoj se kishte lënë takim me një nga pjestarët e bandës që vepronte në Durrës, arsyea dihej;po bënte çmos që të kalonte detin me gomone për në shtetin Italian. Më pyeti për gjëndjen teknike të autoveturës që unë zotroja, një rrangalle e viteve tetëdhjet. Vetëm miratova me krye, kur kamarieri solli kafetë. Ai e ndjeu përhumbjen time dhe, ngriti krahët gjysmë lartësie, sikur donte të më tregonte se vetëm ata i zotronin gomonet e lundrimit.

Fundshekulli i njëzet solli shumë trazira në Shqipëri:demokracia po hynte me shkatrrime veprash e rrëmbime armësh ne depot e tërë vendit e të tjera, ku dhe u ngritën grupet banditeske nga më të fortit ndër qytete. Ishim në përfundim të kafesë, kur një trupmadh gjithë lesh në fytyrë u duk në bar dhe, i bëri me shenjë kunatit, që të dilnim jashtë lokalit. ”Nesër në mbrëmje pregatitu, gomonja niset para mesnatës. Sot kemi një drekë të veçantë në katër rrugët e Shijakut”njoftoi hareshëm trupmadhi dhe hyri në veturë në sendilen e pasme, por për çudi pas tij erdhën me të shpejtë dy djem kokërruar dhe pa përshëndetur u futën në kabinë duke u ngjeshur pas fytyrleshit. Ndeza motorrin, ndësa Bardhi Vrapi, kunati im, një këngëtarë i njohur edhe përtej Kontesë u bë gati të luante diçka në kitarë. Me gjëndjen shpirtërore të rrënuar që kam tani, drejtoj mjetin anës stadiumit dhe dalim në rrugën kryesore që të çon drejt Shijakut. Tashmë i parruari kishte në kontroll gjithçka, ai më drejtoi në një lokal pranë Sallmones, pasi kaptuam katër rrugët e Shijakut. Tingujt e kitarës mbyteshin nga zhurma e motorrit, tre banditët me fytyra të ndërkryer, të çuditshëm, befas bëhem meit dhe me lëvizje triumfatore zbresin nga automjeti dhe,  hyjnë në lokalin e paracaktuar në hyrje të mëhallës. U pamë sy më sy me kunatin dhe ndoqëm nga pas kopen e njerzëve të egër.

Brenda në sallën e lokalit u pritëm me përmbysje vetullash nga të pranishmit, që filluan të largoheshin pak e nga pak nga dalja me përshëndetje të vakta. Tryeza u mbush si me buton me mezera e pije alkolike. Dollia e parë u ngrit për këngëtarin, ku dhe iu kërkua që ta shkrinte talentin e tij. Nga mezi i një kënge, njëri nga kokrruarit u ngrit dhe doli jashtë lokalit. Bardhi këndonte për emigrantët, ku pati edhe lot ndër sy nga ata pak të pranishëm. Unë isha tepër i shqetësuar për time motër, që do të largohej të nesërmen jashtë atëdheut me një gomone që nuk i dihej fundi. Kaluan dy orë që pinim raki rrushi nën këngët e magjishme të kunatit, atmosfera ishte nxehur së tepërmi. Trupmadhi leshator hidhte sytë herë pas here vështrimin jashtë nga dritarja pranë tryezës sonë, tashme e hapur plotësisht. Diçka po ndodhte ose kishte ndodhur, dy antarët e kopes së egër ne dukje të kënaqur, por diçka i mundonte thellë në qenien e tyre.

Unë kam frikë!Do të pija akoma, por më vjen frikë dhe trembem me vështrimet e tyre dyshuese. Frika ime është e pavetëdijshme, instiktive, s’e kuptoj dot kurrsesi nga kam frikë:ngaqë dua të jetoj, apo ngaqë më pret një dhembje e re, akoma e panjohur?

Në këto dy orë e sipër kokrruari i larguar u duk në derë, që duket sikur rënkon, hem sikur qesh…I hedh një vështrim të shpejtë, ai i pëshpërit diçka rrëzë veshit të parruarit dhe, ky bën me shenjë për t’u larguar. Ngrihemi, unë nxitoj para për të ndezur mjetin. Rrangallja si për inat nuk ndizet. Kunati hedh kitarën brenda kabinës dhe bashkë me kopen e ujqërve shtyjnë makinën disa metra. Motorri ndizet, ata hyjnë në automjet me shpejtësi, unë i shkel gazin e rrangallja fluturon krahëthyer drejt qytetit. Baltrat e rrugës, që kishte krijuar shiu u ngjeshën pas llamarinave të atomjetit. Nëpër kabinë kërcejnë pupthi njolla të errta, dridhen hijet tona, mua më merret fryma dhe më duket sikur më ndjek diçka nga pas dhe kërkon të më mbërthejë nga kurrizi. Të gjithë pa fjalë, diçka kishte ndodhur, që unë asnjëherë nuk e mora vesh. Tek ura e Dajlanit ndala makinën, një punonjës policie i shërbimit rrugore më kërkon dekomentet e automjetit. Tentoj t’i nxjerrë, por zëri trupmadhit më ngriu dorën mbi kroskot. ”Largohu, ti ushtari Salës, se t’a mbusha barkun me plumba!”Punonjësi shërbimit na hodhi një vështrim të shpejtë e liroj rrugën. Unë i jap gaz motorrit derisa arritëm në qendër të qytetit. Më urdhëruan të parkoja në Bar-Italia, ashtu bëra. Ata u larguan për nga hyrja e lokalit, duke marrë me vete edhe kunatin tim. Po luftoja me gjëndje shpirtërore që kisha, madje përtej forcave të mia, kur kamarieri më bëri shenjë që të hyja në sallën e lokalit. E njoha djaloshin, jetonte në lagjen time, u ndjeva disi më mirë dhe e ndoqa nga pas. Ata pak klient ishin të heshtur, ashtu hyra edhe unë, djali me papion mbi një këmishë të bardhë më uli në një tryezë vetëm. Mbi suprinë avullonte filxhani kafes dhe një gotë e kristaltë mbushur plot e përplot me uiski të markës eksilente. Lëviza kryet në shenjë mohimi, tjetri më buzëqeshi lehtë:”Eshtë urdhër!”mu duk sikur tha me gjuhën e trupit. Pas frikës, s’di pse më pushtojë një mërzi e tmerrshme…Njëri nga klientët u ngrit nga tryeza e shkojë nga fundi sallës, ku largojë një perde të trashë dhe hapi një derë të fshehur nën të. Kunati po vonohej, gjerbë në heshtje kafenë, pija më dha pak forcë. Mbas pak minutash, nga dera kryesore hyjnë dy persona me të shpejtë dhe u drejtuan nga tavolina ku qëndroja unë në mënyrë shëmbullore. Njëri më mbërtheu njërin krahë dhe më ngriti në këmbë. Më bën një kontrollë të imët në gjithë pjesët e trupit dhe, më pyetën se, ku banoja e nga ç’qytet vija?Mbeta i ngurosur, zemra më ngriu nga tmerri, mandej ndjej këmbët të mos mbajnë dot krejt trupin që u përshkua nga një dridhje e madhe. Shpejt ndërhyri kamarieri, ai shpjegoi se banoja në lagjen e tij si durrsak i hershëm. Ata kundërshtuan një çast, targa e automjetit që unë disponoja ishte përlyer nga balta e rrugës dhe, nga DR ishte kthyer në FR. Atëhere djaloshi, mbushi një enë plastike me ujë e vrapojë jashtë dhe shplau targën e vërtetë. Në atë kohë doli dhe kunati im nga ajo dera e fshehtë, duke i rënë kitarës në ecje e sipër. U qetsova disi, tashmë e pashë veten lakuriq në mes të ujqërve. Kopeja e egër u shpërnda, u shëmba në karrike dhe hodha në grykë gjysmën e pijes të uiskit. Bardhi pupliti sytë disa herë për të dëbuar atë pamje torturuese që po kaloja në ato momente. Pastaj më pëshpëriti diçka rrëzë veshit;kuptova se ata ishin armiqësuar me bandën e Fierit dhe ndaj ishin aq vigjilent, dhe njeri nga hetuesit më i rrafinuar në kësisoj ngjarjesh po bisedonte me kryetarin e bandës së qytetit tonë. Kapërdiva gllënjkën e fundit të uiskit dhe admirova dritat e qytetit që xixëllonin si mijra yje. Kisha përshtypjen se po përjetoja një nga ngjarjet, që kisha lexuar në librin e Roberto Savianos rreth mafies Italiane. Ku, dhe kjo ngjarje do të shndrrohej, shumë herë, në histori të të gjithë shqiptarëve.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

error

Nese e pelqyet ket artikull? Ju lutemi përhapni fjalën :)

Follow by Email
YouTube
YouTube
Tiktok