22/12/2024

Laj e thaj të njëjtën uniformë

0
Nue-Oroshi

Nga Nue Oroshi

Dita e diel e 9 shkurtit 2025 do të jetë dita ku votuesit e Dardanisë që sot gabimisht quhet Kosovë do të dalin para kutisë së votimit për t´ia vazhduar edhe njëherë mandatin politikanëve të vjetër që tash e 25 vjet me radhë herë në pozitë e herë në opozitë janë duke luajtur lojën me Dardaninë tonë. Asnjëra parti që do të dal në zgjedhje më 9 shkurt 2025 nuk janë një alternativë e re politike.Të gjitha janë parti që tash populli shqiptar në Kosovë i ka parë në qeverisje tash e 25 vjet me radhë.Dikush më shumë e dikush më pak, dikush me ngadalë e dikush me vrap e kanë shëndrruar Kosovën në një fushë gjuetie që po gjuajnë gjuetarët politikanë pa u ndalur fare për tu pasuruar për vete dhe për rrethin e tyre. Fatkeqësia është se edhe kësaj radhe në Kosovë nuk do të ketë një alternativë të re politike. Më një fjalë do të garojnë politikanët e vjetër që do të mundohen me akuzat ndaj njëri-tjetrit t´iu vendosin hi syve popullit të Kosovës në mënyrë që bashkarisht pas zgjedhjeve ta ndajnë kulaqin e qeverisjes. Kësaj radhe si duket provimi i partisë në pushtet si dhe qeverisja e saj e vetmuar që i dha komoditet të tepruar dhe për katër vite qeverisje mbeti dhe e bllokoj vetvetën në qeverisje pa mundur të levizë asnjë gurë në aspektin e ndërtimit të mirëqenies se qytetarit të Kosovës e kam fjalën për mirëqenie sociale, ekonomike, zhvillimore, të rregullimit të ambientit, të luftës që po ndodhë në shtetët demokratike për zhvillimet klimatike që do të jenë dramatike në vitet e ardhshme, për sigurinë e vendeve të punës,për krijimin e mundësive të bërjes biznes të barabartë të shumë investitorve privatë, të përgaditjes së kuadrove politike dhe diplomatike. Të gjitha këto e bëjnë Qeverinë e VV që është qeveri njëpartiake shumë të zbehtë dhe pa lënë ndonjë shenjë pozitive në këtë aspekt. Unë mëndoj se dy gjëra i ka bërë pozitive Qeveria Kurti në këtë mandat.

Njëra është hapja e kutisë së Pandorës për Veriun e Kosovës, dhe përpjekjet e saj për ta vendosur sovranitetin e shtetit të Kosovës në atë pjesë dhe e dyta është munduar sado pak në çështjen e bujqësisë t´iu jap disa benificione bujqve të Kosovës. Në sektorin e arsimit dhe në sektorin e kulturës  ka bërë dështim të plotë.Nuk mund të ecë kultura shqiptare përpara me renovimin e hamameve të osmanlive që dorën në zemër nuk kanë pasur dhe nuk kanë asnjë vlerë historike. Ato kanë qenë bujtina që kanë shërbyer për larjen e pastrimin e njerëzve për shfrenim dhe punë të liga që kanë kryer spahitë begat, ,qaushat,agallarët,pashat e subashat osmanë me femra të ndryshme, sikurse sot që janë qendrat e prostitucionit publik. Janë edhe shumë sektorë të tjerë që nuk ka mundur të arrijë asnjë hap ta përmirësoj mirëqenien e qytetarit Qeveria e Kosovës.

Nuk shkohët përpara vetëm duke kritikuar ata- ata -ata…. Ata për faktin se nuk kanë qeverisur mirë populli i ka larguar nga pushteti. Por kur të hysh në qeverisje duhet të kesh parasysh dy gjëra :Ta ndërtosh nj ekip me Ministra si dhe anëtar të ministrive e kryeministrisë me intelektualë profesionistë që i dalin zot pozicionit që marrin.

Nuk ndërtohet Qeveria dhe Ministritë me ministra amatorë dhe militantë partiak, që punën e parë politike e kanë pasur ministër.Një ministër duhet të jetë përveç profesionistë i mirë ai duhet te jetë edhe menaxher i mirë por edhe puntor i pandalshëm që me çdo kusht dhe me ato mundësi financiare që ka ta zhvilloj vendin në resorin që udhëheq.Një gjë që mendoj tash që mund të bëhet pozitive që partitë politike si për Parlament po ashtu edhe për Qeveri të vendosin në listat e tyre sa më shumë profesionistë të lëmive të ndryshme në mënyrë që Parlamenti i ardhshëm si dhe qeveria te përbëhet nga profesionistët. Do te ishte mirë që secila parti që pretendon të vjen në pushtet të na njoftoj para zgjedhjeve se cili është ekipi i asaj partie për qeverisjen katërvjeçare.

Pasi që kësaj radhe minimum do të nevoitën dy parti të mëdha që ta formojnë Qeverinë. Është mirë që Qeveria të dal se paku nga vullneti i qytetarëve dhe të zgjidhen deputet dhe ministra nga ato parti që kanë marrë vota në popull dhe jo nga ato partiza zvarranike që në çdo palë zgjedhje luftën me të madhe e kanë se ku në cilën listë të së cilës parti të madhe do të futën për të bërë ndonjë vend kryetarthi dhe ekipi i vogël i ti apo i saj. Mosmundësia e paraqitjes së një alternative të re politike në Kosovë po e gjen Kosovën me politikanët e vjetër që tash pas marrjes se një mandati të ri qoftë në Parlament qoftë në Qeveri po bëhen tri dekada më të njëjten melodi apo laj e thaj të njëjtën uniformë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

error

Nese e pelqyet ket artikull? Ju lutemi përhapni fjalën :)

Follow by Email
YouTube
YouTube
Tiktok