LAHUTA në UNESCO
Nga Paulin Z. Zefi
“Lahuta shqiptare” është shpallur zyrtarisht Pasuri e Trashëgimisë Kulturore Jomateriale të Njerëzimit, e përfshirë në Listën e UNESCO-s për Mbrojtje Urgjente. Ky akt shënon një moment historik shumë të rëndësishëm për kulturën, identitetin dhe memorien tonë kolektive.
SQARIM:
Në bazë të vendimit të marrë nga UNESCO, Lahuta shqiptare nuk kategorizohet si instrument dinarik dhe nuk ka asnjë mbivendosje juridike me lahutën serbe, për të cilën dihet se serbët e kanë huazuar prej nesh. “Lahuta shqiptare” dhe “gusla” serbe janë vlerësuar si dy elemente të ndara, të regjistruara veçmas në UNESCO, pa ndikim apo varësi nga njëra-tjetra. Megjithatë, e vërteta historike dhe etnokulturore është tashmë e njohur: serbët e kanë huazuar prej nesh, ashtu si malazezët, boshnjakët dhe kroatët. Sipas informacionit që kam marrë nga miku im i nderuar, Prof. Dr. Vasil Sofokli Tole, i cili ka dhënë një kontribut të jashtëzakonshëm në përgatitjen e dosjes, grupi i punës në Akademinë e Shkencave të Shqipërisë e ka hartuar dosjen që në vitin 2012. Mirëpo, në atë kohë politika mendoi se duhej kandiduar me një dosje të përbashkët me Akademinë e Shkencave dhe të Arteve të Kosovës, diçka që do të ishte e mundur vetëm nëse Republika e Kosovës do të ishte anëtare e UNESCO-s. U pritën pesë vjet, por anëtarësimi i Kosovës nuk ndodhi, dhe kështu u krijua avantazh për palën tjetër, pra për atë serbe. Në rrethanat e krijuara, serbët bënë atë që dinë të bëjnë më mirë: “të përvetësojnë me forcë ose me pabesi çdo gjë të bukur që nuk ka qenë kurrë e tyre”! Me pak fjalë, nëse Akademitë tona të Shkencave, Shqipëri – Kosovë, do ta kishin dërguar dosjen të parat në UNESCO, ose nëse Akademia e Shkencave e Shqipërisë do të kishte vepruar e vetme dhe para Akademisë së Shkencave dhe të Arteve të Serbisë, sot nuk do të na duhej të duronim arrogancën e hajdutëve patologjikë serbë. Po ashtu, nuk do të rezultonte në UNESCO regjistrimi i dy instrumenteve të ndara, kur në fakt bëhet fjalë pikërisht për të njëjtin instrument burimor, 100% iliro–arbnor dhe trashëgimi e pastër e popullit shqiptar.
Foto ilustruese: Karrika e lahutarit (një unicum) dhe dy ekzemplarë shumë cilësorë të lahutave të ekspozuara në “Muzeun Etnografik Lezhë”, që dëshmojnë vazhdimësinë e një tradite shumë të lashtë, e cila ka formësuar epikën heroike shqiptare.
