13/10/2024

Laboratori  “Dr. Limbach” tashmë edhe në Tiranë

0

Nga Entela Binjaku

Mjaft nga nismat apo sipërmarrjet që njohim, lindin nga histori personale. Kur këto nisma i ndihmojnë shëndetit, ato janë mjaft të dobishme, por kur numri i atyre që përftojnë prej tyre, është i madh, idetë  rezultojnë  të shumëpritura. I tillë është edhe rasti i Laboratorit “Dr. Limbach” që u çel në Tiranë pasditen e së mërkurës së 2 qershorit.

Ky  laborator tërësisht gjerman e që u hap në zemër të Tiranës,  lindi si bashkim energjish mes doktorëve Hans Jakob Limbach dhe Nexhat Miftari të cilët duke gjetur mbështetje edhe në partnerët shqiptarë, vendosën të sillnin këtë emër prestigjoz edhe në Shqipëri.

Në ceremoninë e përurimit morën pjesë partnerët gjermanë, përfaqësues të trupit diplomatik të ambasadës së Gjermanisë në Tiranë, personalitete të fushës së mjeksisë, mjekë të rinj dhe me përvojë.

Në këtë çast të veçantë përurues, mori pjesë vetë  themeluesi i Rrjetit të Laboratorëve “Limbach e Limbach Gruppe SE”,  Dr  Limbach.  Së bashku me kolegët e tij Dr. Limbach prezantuan teknologjinë më të re të kësaj fushe, e tillë jo vetëm në Shqipëri,  por njëherazi  edhe e vetmja  në Ballkan.

Laboratori synon të kryejë të gjitha testet biokimike dhe imunologjike në mënyrë të përditshme, me saktësinë dhe shpejtësinë maksimale, në përputhje me standardet që kanë Laboratorët “Dr. Limbach” në të gjithë Evropën.

Ndërkohë, çdo test që nuk kryhet në Tiranë, dërgohet në një nga Laboratorët e Rrjetit “Limbach” dhe përgjigjia vjen brenda 48 orëve.

Laboratori ka një  sistem tërësisht të automatizuar dhe për instalimin e tij punoi një ekip inxhinerësh i ardhur nga kompania prestigjoze “Siemens” në Austri.

Për të ardhur në këtë ditë,  ekipi i angazhuar është trajnuar në Haidelberg të Gjermanisë dhe vijon të ndjekë trajnimet në mënyrë të pandërprerë,  duke qenë në komunikim intensiv me të rejat e fundit të teknologjisë mjeksore.

Laboratori  ka që në nisje të punës së tij në Tiranë, një ekip të të angazhuar me kohë të plotë,  që premton  përgjigje në kohë të kërkesave,  me saktësinë e pretenduar.

Nga sot laboratori gjerman ndodhet në Tiranë, me degën e vetë më të re dhe të parën,  në të gjithë rajonin tonë.

Kur është fjala për kulturën gjermane, saktësia dhe serioziteti janë dy fjalët e para kyçe! Ajo që mbetet është t´i urojmë kësaj sipërmarrjeje mirëseardhjen në Shqipëri.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

error

Nese e pelqyet ket artikull? Ju lutemi përhapni fjalën :)

Follow by Email
YouTube
YouTube
Tiktok