23/12/2024

Kuvendim për Shqipninë me Kapidan Mark Gjon Markun

0
Mark-Gjon-Marku1

Nga Nue Oroshi

“Shtëpia është e mikut dhe e Zotit kurse armiku që vjen për ta pushtuar tokën don plumb ballit”.  Këtë thënie e kishte ndëgjuar sa e sa herë Kapidan dr. Mark Gjon Marku në kullën e Kapidanëve të Mirditës në Orosh në qendrën e shqiptarizmit, në vendin ku shekuj me radhë ipej kushtrimi për kryengritjet shqiptare. Ishte rritur dhe burrëruar me tiparët e nderit, besës dhe burrërisë. Kishte vazhduar dhe kryer studimet në Itali por si një shqiponjë dykrenare iu kthye trojeve arbërore. Ai ishte djali i madh i Kapidan Gjon Marka Gjonit. Atij i takonte më Kanun ta vazhdoj trashegiminë për ti prirë Mirdites si në paqë ashtu edhe në luftë.  E kreu detyrën me përgjegjësinë më të madhe kombëtare. Iu priu Mirditorve në luftë kundër ideologjisë ruso-serbe dhe luftoi ballë përballë me oficerët rus e serb,  si dhe klyshtë e miskovit me emra shqiptar. Kapidani e zbatoj atë moton e rilindasve shqiptar se Dielli lind në perëndim. Ai dhe shokët e luftës që e ndjekën me përkushtim ishin rrezja me e madhe e ndriçimit të diellit shqiptar në botën perëndimore. Kapidan Marku ishte komandanti legjendar i mbarë nacionalizmës shqiptare, kot kërkohet të gjindet e të fabrikohet një i dytë sepse nuk egziston. Ai kishte bërë plan për një Shqipëri Etnike dhe demokratike. Thoshte shpesh se: “Shqipëria pa Kosovën gjithmonë ka me qenë e sakatume”. Princi i Mirditës e mori me përkushtim dhe me një krenari që edhe në momentet e luftës ta udhëheq Mirditën deri sa ra heroikisht në natën në mes të 13 – 14 Qershorit 1946. Kapidani ra heroikisht për Shqiperinë Etnike dhe Demokratike. Nëse kthehemi në retrospektivë a thua se si do të dukej sot Shqipëria sikurse të ishte realizuar ideja e Kapidan Mark Gjon Markut për bashkimin e trojeve Shqiptare. Shqipëria do ishte një shtet supërfuqi në Evropën juglindore. Por Kapidan na falë se klyshtë e Miskovit na kanë lanë ideologjin e tyre dhe ende një pjesë e mirë e shqiptarëve nuk janë liru nga kjo ideologji. E Kapidan edhe Mirdita jonë ende nuk janë liruar nga kjo ideologji e Miskovit. Mirdita i bëri ballë 500 vjet robërisë Otomane por pas vitit 1952 nuk mundi ti bëj ballë ideologjisë komuniste. U shkri u zvetnu dhe është e trishtushme dhe tepër tragjike kapidan Mark se pas afer tet dekadave te rënies tënde heroike asnjë institucion as në Mirditë, Lezhë e as në Shkodër nuk e bënë qoftë edhe një akademi përkujtimore për ta kujtuar veprimtarinë tënde atdhetare. Është e trishtushme dhe tepër jo burrnore që edhe pas 30 viteve të ardhjes së Demokracisë në Shqipëri emri yt dhe emri i kapidan Llesh Gjon Markut nuk është i shënuar në asnjë rrugë, në asnjë shesh dhe në asnjë shkollë të Mirditës, Lezhës dhe Shkodrës. Edhe veprimtarisë se Kapidan Prenkë Bibë Dodës i cili udhëhiqte 60 % të ushtrisë shqiptare të Lidhjes se Prizrenit ju deshtë institucioneve shqiptare 100 vjet pas vrasjes ta shpallin nderi i kombit, e ai ishte nderi i kombit që nga rënia heroike,  edhe ti dhe kapidan Llesh Gjon Marku jeni nderi i kombit mu nga momenti që ratë heroikisht për mbrojtjen e Shqipërisë nga klysht e miskovit. Kapidan ende nuk është liruar Shqipëria nga ideologjia komuniste. Ende në Shqipëri udhëheqin bijtë dhe bijat e atyre që dhanë urdhër që të vritet atdhetarizma shqiptare. E sot Shqipëria është duke vuajtur nga sëmundja e harreses së qëllimt. Ende nuk e kanë kuptuar mirditorët tanë se pa historinë e Derës se Gjomarkajve nuk mund të shkruhet historia e Mirditës dhe as ajo e Shqipërisë.

Kot bëjnë plane historianët ta shkruajnë historinë e Shqipërisë,  nëse nuk është e përfshirë historia e Derës së Gjomarkut,  sepse ajo histori prap do të mbetët e cungume dhe e sakatume. Nuk e di se edhe sa vite do t´iu duhen shqiptarëve të vetdijësohen dhe të fillojnë që ti njohin heronjtë e vërtetë të kombit shqiptar. Kapidan edhe në Dardaninë tonë janë përzier shumë rryma politike dhe ideologjike, por një gjë është kryer me sukses. Është bërë njohja e luftës së Nacionalizmes shqiptare dhe shumë sheshe e rrugë dhe monumente janë ndërtuar me emrat e nacionalistëve shqiptar,  e shumë shkolla mbajnë emrat e tyre. Kapidan edhe pse kanë kaluar shumë vite që ti ke bërë rënien me heroike që mund ta këtë bërë një komandant legjendar emri yt ende sot e asaj dite ju sjellë tmerr atyre që nuk e deshtën dhe nuk e donë Shqipërinë me Perëndimin. Kapidan djemtë e Oroshit  të Mirditës dhe mbarë Shqiptarisë kanë marrë iniciativë që ty ta ndërtojnë në Shkodrën heroike një monumentë që pak a shumë të falënderojmë ty për veprën tande heroikë për Shqipërinë Etnike. Me të dëgjuar bijtë dhe bijat e klyshve të Miskovit janë alarmuar dhe janë duke u munduar që me çdo kusht ta bëjnë bllokimin e këtij projekti kombëtar por gjithmonë atdhetarizma e ka mundur tradhëtinë edhe pse shumë herë është dashur sakrificë deri në heroizëm për realizimin e ideve kombëtare. Pas këtij monumenti kur të mushën mend mirditorët se rruga e Shqipnisë është drejt Evropës dhe Mirdita është qendra e Shqiptarizmës nëpër shekuj dhe të fillojnë ti kujtojnë vlerat e Historisë së Mirditës  do ta ndërtojnë edhe kullën heroike që duhet të shënderrohet në një muze kombëtar për tërë Shqipërinë. Për këtë edhe jemi duke punuar në vazhdimësi. Historia e derës së Kapidan Gjon Marka Gjonit nuk është histori prej akullit që kur të bien rrezët e diellit shkrihet e tëra siç  është shkrier historia e fallsifikuar e komunistëve,  por është një histori e cila është  e arkivuar nëpër arkivat me prestigjioze të botës,  është histori e cila ka mbetur në mendjën,  shpirtin dhe mbamendjen e nacionalizmës shqiptare. Dhe kur një fllad i verës e ka kapluar Oroshin edhe sot e asaj dite shqiponjat dhe bilbilat në Orosh i përserisin si në kor fjalët e poezisë së Kapidan Markut të shkruar në malët e Mirditës: ” Shqiptar, shqiptar mos harro fenë, nderin ta mbash ta ruash atdhenë, sot komunizmi don me të koritë të sllavi tokën ty ta ka shit.  ” Kapidan edhe sot kemi punë me serbët se ata që i luftove ti me shokët e tu e falën Kosovën dhe viset e tjera shqiptare miqve të tyre serbëve. Dhe është dashtë që Kosova ti jap edhe 14. 000 dëshmor dhe viktima që të vjen liria. Kur gurgullimat e ujit të Oroshit ndëgjojnë jehun e tingllimave të maleve të bardha të grykës së Oroshit,  një zë jehon se bashku më krismën e pushkës. Unë thotë jam zëri i Kapidan Mark Gjon Markut: ” More të ligë pse mi gjuajtët eshtrat “.  Nuk ka qenë asnjëherë në traditën e shqiptarit që të hudhën dhe humbën eshtrat e kundërshtarit,  me Kanun të Lekë Dukagjinit kur vret kundërshtarin,  i kthehet mbarë trupi dhe i qohet fjalë familjes se të vrarit. Kurse ju morët familjet e pambrojtura dhe i burgoset dhe i internuat në Tepelenë, Spaq e kampe tjera të përqendrimit,  ku vdiqën me mijëra e mijëra gra e fëmijë të pafajshem. E ju nuk i humbët vetëm eshtrat e mi por edhe At Gjergj Fishtën e latë pa varr. Edhe 47. 300 shqiptar atdhetar që u vranë nga ju komunistët pansllavist i latë pa varre. Ju ne na latë pa varre por ne kemi hyrë sot  fitimtar në çdo shtëpi atdhetare shqiptare ku i thuhet bukës-bukë e ujit-ujë. Ndërsa ju tradhëtar të Shqipërisë keni mbetur të groposur thellë në tokën e Shqipërisë Etnike edhe pse nuk e meritoni ti keni varrët në tokën Arbërore,  ju jeni të harruar.

Kur jehu i këngës për derën e Gjomarkajve i lëshon zërin aty i thuhet: ” Na prij pra o Mark Gjon Marku se pushkës tande si prishet qarku “. Paq lavdi o Kapidan Mark Gjon Marku se pushka jote dhe e mirditorve që ju keni pri për më shumë se pesë shekuj në luftë kundër osmaneve dhe me pas në luftën kundër  ideologjisë ruso-serbe do të mbetët pushkë kushtrimi për lirinë e Shqipërisë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

error

Nese e pelqyet ket artikull? Ju lutemi përhapni fjalën :)

Follow by Email
YouTube
YouTube
Tiktok