23/12/2024
u6_Edison-Ypi

Nga Edison Ypi

Shekspiri ishte i bindur se nga Verona në Milano shkohet…me anije.

Shekspiri, madje, s’ka pas asnjë dyshim se në Romën antike koha matej…me orë tavoline nga ato që u shpikën 1400 vjet më vonë.

Kadare ka bërë edhe Ai gafat e veta. Për shembull, Kadare flet për “Luftën 100 vjeçare” mes Anglisë dhe Francës, kur ajo luftë ndërkohë po vazhdonte, dhe askush s’mund ta dinte sa do zgjaste.

Ka dhe plot të tjera gabime gjeniale me të cilat njerëzia vetëm zbavitet.

Mirpo, me gafat e mëdha të autorëve fenomenalë nuk pajtohen kushurirat zorraxhie të Lea Ypit.

Për shembull, zorraxhiet ja llogarisin Lea Ypit gabim trashanik që përmend fontet Garamont dhe Times new Roman më 1993 kur në Shqipëri kompjutera s’kishte. Që mund të jetë e vërtetë. Por krahasuar me gafat gjeniale të shkrimtarëve dhe shkencëtarëve më në zë të botës, është një idiotllëk aq uluritës sa s’meriton asnjë koment.

Sa kohë s’ka shtëpi pa halé dhe s’ka farefis pa kushurira zorraxhie, problemi nuk është se kushurirat faqezeza të Lea Ypit ekzistojnë. Bota është plot me kushurinj e kushurira, zorraxhinj e zorraxhesha.

Halli me zorraxhiet kushurira të Lea Ypit është se e teprojnë, ndotin ambjetin, nuk i flakin plehrat në kazanin e duhur, nuk i vjellin helmet në legenin e përshtatshëm, nuk e centrojnë si duhet brimën e bythës me brimën e hales allaturka.

Pritën sa pritën kushurirat zorraxhie për të dalë ta prishte festën ndonjë tjetër. Dhe kur panë se për suksesin e Librit të Leas folën me superlativa mediat më serioze të botës, disa prej tyre madje e shpallën “Libri më i mirë i vitit”, ndërsa për të folur keq për atë Libër se kishte ndërment njeri, u tmerruan, panë çpanë, zorrazhiet zbritën vetë në arenë, dhanë kushtrimin, ndezën motorrat e urrejtjes nepotike, ngritën flamurin e rreckosur të inferioritetit, dhe thirrën; Lea Ypi ka bërë libër të keq.

S’i pordhi askush.

Vetëm dy legene zorraxhie që kritikojnë Lea Ypin me fantazira të sëmura, janë pak, nuk dëshmojnë asgjë, nuk bindin asnjë. Duhen të tjera. Po ku t’i gjesh. S’ka.

Zorraxhiet ja marrin për të madhe Lea Ypit se ka mbajtur, dhe ka besuar, shallin e kuq të pionierit deri kur ishte nja 10 vjeçe.

Atë shall e mbanin të gjithë. E mbanim edhe ne; unë, dy motrat e mia, vëllai im, ne pra që na e nxinin jetën me “Ypi-n tjetër” të Leas po aq sa dhe me një tjetër Ypi madhështor që stërviste diversanta në Gjermani. Por, në dallim nga Lea që shallin e mbante dhe i besonte, ne, sapo hynim në shtëpi, shallin e kuq e pështynim, e shkelnim, e grisnim, e hidhnim tutje me neveri.

Nuk ishim më trima ne ypllarët e Tiranës se ypllarët e Durrsit.

Ndodhte thjesht për një trill i rrethanave, nga ato të këqiat e paevitueshme pa të cilat jeta s’do kishte paparashikueshmëri, do ishte monotone, s’do kishte lezet;

Ne nuk na qëlloi të kishim kushurira zorraxhie, rrjedhimisht s’kishim as frikë.

Familia e Leas kishte kushurira zorraxhie, dhe derisa Lea të rritej edhe pak dhe të kuptonte vetë, kishte dhe frikë.

Ishte a s’ishte Lea e lumtur deri në 10 vjeç ?

Kjo është një tjetër çështje që i merakos dhe i cfilit kushurirat zorraxhie.

O zorraxhie, ju jeni gjallesa analoge, jeni krijesa banale, qënie të ulëta, primitive. Ju hani, pini, gromësini, flini, shifni ëndërra  mashtruese sikur jeni si Lea. Derisa ju del gjumi. Dhe vini në vete. Kuptoni se vetë jeni prej balte, ndërsa Lea është prej mermeri. Dhe ju kap dëshpërimi. Dhe nisni e villni.

Për Lirinë dhe Lumturinë, fenomenalja Lea Ypi ka qasje krejt tjetër nga qasja juaj banale, qasje që ju o zorraxhie të lindni e të vdisni një mijë herë nuk e merrni dot me ment.

Lea Ypi mund të ndjehet e lumtur në ferr, po aq sa dhe fatkeqe në parajsë. Edhe këtë ju zorraxhiet nuk e kuptoni dot kurrën e kurrës.

Kushurirat zorraxhie të Leas gjeniale janë si ai injoranti që ka hyrë gabimisht në një muzè. I del para një portret femre nga Modigliani. Shtrembëron surratin. Thotë me vete; Ç’është kjo qafëgjatë ? Patë e shartuar me femër ? Gjirafë e ngjizur me gjarpër ?

Zorraxhiet nuk mund ta pranojnë Lean më tepër apo më ndryshe se para ’90-ës, të strukur, të frigur – kjo është e gjitha.

Eh, jo moj zorraxhesha. Dëshira juaj perverse nuk mund të plotsohet. Mami, babi, gjyshja, nuk ja thanë Leas të vërtetën nga frika plotësisht e justifikuar që vinte prej jush dhe prej të ngajshmëve tuaj të kudondodhur. Ata e kishin më se të qartë, ata nuk kishin asnjë dyshim, se pas pak Lea do kuptonte vet’ gjithçka.

O zorraxhie, që zorraxhie nuk jeni bërë por zorraxhie jeni lindur, ju nuk dini të lexoni.

Shkrimet dhe leximet e vërteta, nuk janë kurrë si i përfytyroni dhe i doni ju, lineare, proporcionale, analoge. Linearisht, proporcionalisht, analogjikisht, shkruajnë vetëm mediokrit.

Librat e vërtetë, autorët e vërtetë, madje dhe lexuesit e vërtetë, janë bixarrë, janë të paparashikueshëm, janë nazelinj, janë tekanjozë, madje dhe anormalë, po deshe dhe të çmendur. Janë të panumurta rastet kur autorë nga më të shquarit e botës, po ashtu si Lea Fenomenale, për subjektin flasin mirë por e urrejnë, flasin keq por e adhurojnë. Këtë s’po lodhem tua shkoqis sepse s’kam asnjë shpresë se do ta kuptoni.

S’po e zgjas, se nuk dua zorraxhieve tu arratiset gjumi dhe të përfundojnë në çmendinë.

Unë dhe Lea jemi një fis. Por unë nuk e njoh Lea Ypin. Nuk e kam takuar kurrë. Nuk e kam parë kurrë. Nuk kam folur kurrë.

Ka ndodhur kështu në këtë kohë, sepse Lea iku herët nga Shqipëria. Ndërsa në atë kohë, sepse ne ypllarëve idealistë që nuk e çbëmë Shqipërinë për të bërë veten si po bëjnë zorraxhinjtë dhe zorraxhiet e sotme, por çbëmë veten për të bërë Shqipërinë, na larguan dhe na izoluan nga njeritjetri me burgje dhe internime dy diktatura; Ajo e proletariatit, dhe kjo e kushurirave zorraxhie.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

error

Nese e pelqyet ket artikull? Ju lutemi përhapni fjalën :)

Follow by Email
YouTube
YouTube
Tiktok