14/10/2024

Shpresojmë që vota e shqiptarëve më 25 prill të përjashtojë njëherë e mirë nga politika atë kastë njerëzish që përbuzi e diskriminoi të persekutuarit politikë dhe i detyroi të marrin rrugën e kurbetit

Nga Moza Boletini

Ti ishe spiuni, “gjilpëra” “kashta”, “kashta nën kashtë” “akrepi” “gaforja” “filozofi” “pendë arti” “ariu” “arusha” e turli pseudonimesh të tjerë që mbartnit mbi vete ….. Po, po, ti, ai, ajo ishte. Ishte komshiu, shoku i klasës, shoqja e bankës, shoku i punës, burri, gruaja. Ka patur raste që edhe prindërit denonconin djalin e tyre për tentativë arratisje.

Dhe kjo ka ndodhur vërtetë në familjet shqiptare, aq denigruese e poshtëruese arriti “lufta e klasave” sa nga tmerri burgosjeve, internimeve nëna dhe babai “çoroditeshin” e spiunonin në polici dhe birin e tyre, i cili më pas dënohej 20 deri 25 vjet burgim….Rëndom dikush pyeste “kush ishte spiuni” kur dihej që spiuni ishte vetë ai.

Kjo ka qenë tragjedia e mijra shqiptarëve që përjetuan vuajtje të papërshkruara nga diktatura më e egër në Europë. Dhe shoku apo komshiu gradoheshin, ngriheshin në përgjegjësi, caktoheshin në detyrë e udhëtime jashtë shtetit. Sot përsëri ata njerëz apo fëmijët e tyre po drejtojnë Shqipërinë, parlamentin, administratën publike dhe së fundmi emrat e tyre i kemi në listë për tu bërë deputetë.

Megjithëse SHBA i mëshuan fort përzgjedhjes së kandidatëve për zgjedhjet e ardhshme parlamentare, partive politike në Shqipëri nga njëri vesh i hyri e tjetri i doli mesazhi i SHBA, vendosën përsëri si kandidaturë emra njerëzish të inkriminuar, lidhur me krimin e së shkuarës e të sotmes.

Shpresojmë që vota e shqiptarëve më 25 prill, të përjashtojë njëherë e mirë nga politika atë kastë njerëzish që përbuzi e diskriminoi të persekutuarit politikë dhe i detyroi të marrin rrugën e kurbetit.

Moza Boletini

Prill, 2021

SHBA

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

error

Nese e pelqyet ket artikull? Ju lutemi përhapni fjalën :)

Follow by Email
YouTube
YouTube
Tiktok