04/12/2024

Kush i fiton zgjedhjet në Itali?

0
Meloni-Salvini-Berluskoni

Nga Aleks Kapllaj

Në sondazhet e fundit para zgjedhjeve parlamentare në Itali, nga të gjitha institutet e sondazheve, fitues është koalicioni i djathtë i përbërë nga “Vëllezërit e Italisë” të Giorgia Melonit, “Lidhja” e Salvinit dhe “Forca Italia” e Berluskonit, së bashku me grupin e të moderuarve, të gjithë së bashku i afrohen 50%-s.

E majta është e përçarë në programe politike, por sidomos në pozicionet e tyre për luftën në Ukrainë, ku komunistët dhe Lëvizja me 5 Yje, ndryshe nga të tjerët, nuk janë dakord me ndihmën me armë të vendit që po mbrohet nga pushtuesi rus.

Cili është suksesi i Melonit, që në tre vite arriti të bëhet partia e parë në Itali, me 26% konsensus sipas sondazhistëve serioz, Tecne, Ipsos etj?

Programi politik i zgjedhjeve të 25 shtatorit i “Vëllezërve të Italisë” është i përbërë nga 25 propozime qeverisëse, duke filluar me mbështetjen e familjes dhe lindjeve, përdorimi efikas i fondeve evropiane të zhvillimit, taksa të ekuilibruara për të mbrojtur aftësinë blerëse të italianëve, mbështetje kompanive dhe mbrojtjen e prodhimeve vendase.

Mbrojtja e punës dinjitoze, ambientit, mbështetje rinisë, pensionistëve, investime në shëndetësi, kulturë e turizëm, në prodhimin e energjisë së pastër, infrastrukturë dhe në zhvillimin e jugut të Italisë, zënë një vend të rëndësishëm në programin e Vëllezërve të Italisë të Giorgia Melonit.

Ndalimi i imigracionit ilegal dhe investimi në sigurinë e qytetarëve ka të njëjtën prioritet si drejtësia, lehtësia për kreditimin familjar dhe për kompanitë private aq edhe presidencializmi me protagonizmin më efikas të Italisë në Bashkimin Evropian.

Përtej asaj që premtohet në fushatën elektorale, suksesi në konsensus i partisë së Melonit është fryt i koherencës së saj.

Përveç përqindjes së vogël të votës së protestës, që është fiziologjike ndaj çdo qeverie parardhëse dhe konsensusi natyral për partitë e opozitës, Meloni ishte përherë koherente me qëndrimet e saj në parlament gjatë tre viteve të fundit dhe ishte e vetme në opozitë.

Meloni shpëtoi pluralizmin në Itali, sepse po të hynte edhe ajo në qeveri, vendi do të kalonte në monizëm dhe opozitën do t’a bënte Partia Komuniste e Marko Ricit dhe Forza Nuova, parti me simpati fashiste.

Njëkohësisht Meloni u mori konsensus dhe mbështetjen që kishin si Salvini dhe Berlusconi, sepse në çdo akord të firmosur nga të tre liderët që të mos mbështesin asnjë kryeministër, që nuk është i koalicionit të djathtë, Salvini dhe Berlusconi mbështeten i pari të dy, Konten dhe Draghin dhe i dyti, qeverinë e Draghit. Edhe gjatë Pandemisë, Meloni mbajti qëndrim të ekuilibruar, duke respektuar shkencën dhe mbrojtur liritë dhe të drejtat e qytetarëve, kur ato dhunoheshin padrejtësisht.

E reja që sjellin zgjedhjet e 25 shtatorit në Itali është një ndryshim i madh në politikën evropiane në përgjithësi me tendencë kalimin e shumicës në qendrën e djathtë. Zgjedhësit evropian janë të lodhur që të konsiderohen ekstremistë të djathtë apo edhe fashist në rastin e partisë së Melonit, sa herë ata votojnë të lirë përfaqësuesit e tyre, me të vetmën arsye, sepse nuk janë të majtë.

Kur drejtorja e lajmeve të Rai1, Monika Maggioni e pyeti Melonin se a është gati të qeverisë Italinë, ajo tha se kam mbështetjen e miliona italianëve e jam gati të qeveris, duke i dhënë përgjigje edhe Ursula Von Der Leyen, e cila deklaroi “nëse gjërat do të bëhen të vështira” nga zgjedhjet në Itali, ne kemi strumentet e duhura për të ndërhyrë. Kjo deklaratë i mbylli mundësitë çdo spekulimi që do të mund të përdorin të majtët e istitucioneve evropiane kundër vullnetit të zgjedhësve, sepse presidentja e Komisionit Evropian, tregoi se paragjykimet saj janë ideologjike e të paramenduara dhe çdo reagim i saj, në të ardhmen kundër qeverisë së re italiane, do të hidhet poshtë nga zgjedhësit e lirë në Itali dhe më vonë në Evropë.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

error

Nese e pelqyet ket artikull? Ju lutemi përhapni fjalën :)

Follow by Email
YouTube
YouTube
Tiktok