26/04/2024

Kush është brava dhe kush çelësi në PD?!

0

Nga Enver Bytyçi

Mendonim dikur se PD-së i erdhi në krye një lider “modern”! Të jem i sinqertë, me këtë sy e shihja Lulzim Bashën! Por politikani modern me pozicionin që i japin Bashës sondazhet, do të ishte dorëhequr një qind herë deri më sot! Të kesh vetëm 25 përqind të mbështetjes së anëtarësisë, ndërkohë që rivali yt mbështetet nga 73.5 përqind e tyre dhe të vijosh të mbash çelësat e zyrës, kjo është jo vetëm e turpshme, por edhe e paimagjinueshme!

Ndërkaq Lulzim Basha ka mbështetjen e vetëm 18.7 përqind të shqiptarëve, të 7.5 përqind të anëtarëve të LSI-së dhe 3.4 përqind të anëtarësisë së partive të tjera. Vetëm zgjedhësit e PS-së e mbështesin atë me 19. përqind, ose 5.4 përqind më shumë se sa Berishën. Çka dëshmon aleancën e pandryshueshme Brava-Rama!

Se Lulzim Basha do ta çonte veten të ndërronte mbiemrin e tij pas ndërrimit të bravave, këtë askush nuk e kishte çuar ndërmend. Që një i vetëquajtur kryetar i PD-së të mbyllet në bunker dhe të mos guxojë të shkojë as në fushatë elektorale te anëtarësia, kjo nuk besoj  të ketë ndodhur në historinë e ndonjë partie politike në Europë! Prandaj demokratët nuk besojnë më te brava, por te çelësi që rikthen demokracinë! Luli është Brava, çelësi është Berisha!

Çfarë nuk i ban burrit vaki, kish pasë thanë një Zenel Marku në Kalis të Kukësit!

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

error

Nese e pelqyet ket artikull? Ju lutemi përhapni fjalën :)

Follow by Email
YouTube
YouTube
Tiktok