12/02/2026

‘Kurti 3’ apo ‘Republika e Tretë’ e Albin Kurtit?!

0
Florim-Zeqa1

Shkruan: Florim Zeqa

Fillim i mbarë i Legjislaturës së X-të filloj me betimin e deputetëve, vazhdoj me seancën konstituive të Kuvendit, përkatësisht me zgjedhjen e znj. Albulena Haxhiu për kryeparlamentare dhe pesë nënkryetarëve të Kuvendit.

Seanca e dytë e radhës pas disa orëve vazhdoj suksesshëm me zgjedhjen e ‘Qeverisë Kurti 3’, përkatësisht të votimit në Kuvend të kryeministrit dhe kabinetit qeveritar (pa votat e opozitës).

“Zajednica” e Isës dhe Hashimit, patate e nxehtë në duart e Albin Kurtit

Marrëveshjet ndërkombëtare për Asociacionin të viteve 2013 dhe 2015 të nënshkruara nga dy ish kryeministrat e Kosovës (Hashim Thaçi dhe Isa Mustafa), janë marrëveshje të plotfuqishme ndërkombëtare. Na pëlqeu apo s’na pëlqeu “Zajednica” u projektua në Beograd, u nënshkrua në Bruksel dhe u miratua në Kuvendin e Kosovës!

Marrëveshja e parë, e 19 prillit 2013 e nënshkruar nga Hashim Thaçi është miratuar edhe në Kuvendin e Republikës së Kosovës. E dyta, e 25 gushtit 2015 e nënshkrruar nga Isa Mustafa, për shkak se Gjykata Kushtetuese e shpalli antikushtetues me shkelje të 23 neneve të Kushtetutës mbeti e pa aprovuar në Kuvend, megjithatë vlerëshmëria e saj mbetët e njëjtë tek ndërkombëtarët!

Edhe përkundër dëshirës së Isa Mustafës për ta shfajësuar veten për nënshkrimin e marrëveshjes së 25 gushtit 2015 për “Zajednicën” apo Asociacionin e Komunave Serbe (AKS), një gjë e tillë është e pamundur!

Albin Kurti me dëshirë do ta anashkalonte çështjen e Asociacionit në dialogun e Brukselit.

Obligimet ndërkombëtare në të cilat e kanë futur Kosovën qeveritë paraprake, jo ‘Qeveria Kurti 3’, por asnjë qeveri tjetër nuk mund t’iu ikë pa pasoja fatale për shtetin e Kosovës, për shkak se Kosova ka marrë zotime për zbatimin e marrëveshjeve të Asociacionit edhe në marrëveshjen e Washingtonit në fund të vitit 2020 mes Aleksandër Vuçiqit dhe Avdullah Hotit, dhe në Aneks Marrëveshjen e Ohrit të 19 Mars 2023, të cilën kryeministri Albin Kurti e kishte cilësuar si “njohje de facto” të Kosovës nga Serbia!

Të gjithë kemi të drejtë t’i bëjmë presion Albin Kurtit që të mos e pranoj Asociacionin, por këtë të drejtë nuk e kanë ish kryeministrat që e nënshkruan “Zajednicën” dhe as ish deputetët që e miratuan në Kuvend.

Agresioni politik i Serbisë ndaj Kosovës vazhdon edhe pas “Zajednicës”

Zajednica” nuk është OJQ, siq po mundohen ta minimizojnë rolin e saj liderët e dështuar politik të Kosovës. Zajednica shënon kurorëzimin e ndarjes etnike të territorit të Kosovës.

Për “Zajednicën” antikushtetuese, antishtetërore dhe antikombëtare e futur në marrëveshje ndërkombëtare, të miratuar nga deputetët shqiptarë në Kuvendin e Kosovës edhe pse nuk është fajtorë, Albin Kurti me prolongimin e kësaj çështje mund të bëhet përgjegjës për zgjatjen e vuajtjve të qytetarëve!

Na mbetët të presim përfundimin e dialogut me Serbinë, për ta nxjerrur konkludimin përfundimtar të shtetit të Kosovës; Republika e Hashimit, Republika me Zajednicën e Isa Mustafës apo Republika e Tretë e Albin Kurtit?!

Cila është ‘Republika e Tretë’ që e pretendon Albin Kurti?!

Ka më tepër se një dekadë që kur Albin Kurti e ka permendur ‘Republikën e Tretë’, të cilën e ka përseritur edhe më 07.09.2025, duke theksuar se Kosova ka nevojë për “Republikë të Tretë”.

Sipas Albin Kurtit, Kosovës i duhet një republikë për barazi sociale dhe për shtet të së drejtës. Ai ka thënë se kjo nuk nënkupton “një republikë të re” por një republikë “të rinuar e të përtrirë”, e cila frymon sipas idealeve përparimtare të rilindasve shqiptarë. “E kemi thënë disa herë që Kosova ka nevojë për një republikë të tretë, por jo si një republikë e shpallur në Kuvendin e saj prej 120 deputetë, pra jo si një republikë e re por si një republikë e rinuar, si një republikë e përtrirë, e cila frymon sipas idealeve përparimtare të rilindasve shqiptarë; që zemrën dhe mendjen i ka te demokracia dhe përparimi, sikurse edhe synimet gjeopolitike që i ka të drejtuara kah integrimet euro-atlantike, në rrugën e saj për anëtarësim në Bashkimin Evropian dhe në NATO”.

Si do që të jetë, Kosova e humbi kot një vit për inate personale të liderëve partiakë. Është mirë që u arit ujdia për votimin në pako të pesë nënkryetarëve të Kuvendit për formimin e institucioneve të reja të Kosovës. Mbetemi me shpresën, se e njëjta gjë do të ndodhë edhe me zgjedhjen e presidentit dhe vendi të merr të mbarën drejt zhvillimit ekonomik dhe prosperitetit në rrugën drejt integrimeve ndërkombëtare.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

error

Nese e pelqyet ket artikull? Ju lutemi përhapni fjalën :)

YouTube
YouTube
Tiktok