16/07/2024

Kur kryqi bie në duart e djajve

0

Nga Gani Mehmetaj

Kur e shohin shqiptarët katolikë e myslimanë kryqin gjigant pravosllavë në Tetovë e në Shkup, s’ ka si të mos ua kujtoj rrëfimet e prindërve për masakrat e ushtrisë serbe e bullgare, ndërsa u prinin “popat” me mjekra të zeza dhe me shpirt edhe më të nxirë. Ata që nuk pranonin të bëheshin shki, popi sllav urdhëronte t’i thernin ose t’i pushkatonin.

Popat shki kanë urdhëruar pushkatimin e mijëra shqiptarëve myslimanë e katolik që nuk pranuan të puthnin kryqin pravosllavë, të vënin “shajkaqe” serbe, “shubare” bullgare e “kapica” cërnagore.

Në Mavrovë ushtria bullgare e serbe ka pushkatuar dhjetëra priftërinj ortodoks shqiptarë që nuk pranuan të mbanin meshën në gjuhë sllave.

Në Dardani e kanë rrjep për së gjalli priftin katolikë që u tha besimtarëve shqiptarë: “Mos e puthni kryqin e shkive, mos u pagëzoni në fenë e shkaut”.

Pushoi ky pagëzim me kryq e me bajonetë, u zvogëluan vrasjet, kur Vatikani e informoi botën.

Por duhet ta dimë se një kohë të gjithë shqiptarët në Dardani e në Maqedoni, i pagëzuan me dhunë në fenë e shkaut, u dhanë emra sllavë dhe i detyruan të mbanin “shajkaqe”, “shubare” dhe “kapica”. Edhe emrat ua ndryshuan në Zhivorad, Millorad, Milena, Mileva etj.  Kush fliste shqip e vrisnin.

Jemi mësuar që kryqin ta shohim në filma si armë kundër djallit. Por kur ra kryqi në duart e popave djaj, u bë armë e masakrës e frikësimit.

Armë e djallit po bëhet edhe ky “kryq” gjigant në Tetovë dhe ai që u vendos pas vitit 2000 në Vodno të Shkupit.

Ata me kryqin gjigant duan ti rikujtojnë shqiptarët për pagëzimet me hekur e me zjarrë. Janë nipat e shkive  që masakruan shqiptarë.

Por njëkohësisht për ata që nuk e dinë keqpërdorimin e kryqit, të thonë, ja si reagojnë shqiptarët dhunshëm ndaj simboleve fetare të krishtera.

Është mirë që burrat e gratë me mend në kokë të sqarojnë para subjekteve ndërkombëtare e ambasadave në Shkup se ne nuk kemi asgjë kundër simboleve të krishtera, por jemi kundër  keqpërdorimit për qëllime të nxitjes së trazirave e mos durimit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

error

Nese e pelqyet ket artikull? Ju lutemi përhapni fjalën :)

Follow by Email
YouTube
YouTube
Tiktok