04/10/2024

Kur kryeministri shqiptar e lidh fatin e tij me presidentin e Serbisë!

0

Nga Enver Bytyçi

Ti nuk je kryeministër! Së paku nuk je kryeministër i shumicës dërmuese të shqiptarëve! Madje je kryeministër i pakicës së pakicës. Ti këtë e di. Prandaj dhe ke vendosur që t’ua bësh varrin të tjerëve shumicë dërmuese! Ti nuk ke atdhe. Po të kishe atdhe do mbroje Kosovën përballë rrezikut të Serbisë! Por jo. Ti mbron Vuçiçin përballë Albin Kurtit dhe Vjosa Osmanit!  Ti je unik, thoshte para shumë vitesh një gazetare e DW. Ajo donte të thoshte se je unik në sensin pozitiv. Edhe sot ke plot bythëlëpirsa që të bëjnë lavde e të quajnë unik!

Edhe unë po them se je unik e i papërsëritshëm! Por jo në sensin pozitiv. Ti nuk ke shoq në këtë botë e në atë botë sa i përket perversitetit anti-kombëtar! Vetëm ti mundeshe që vetëm dy ditë pasi kryeministri i Kosovës e “tmerroi” vëllëin tënd Aleksandër Vuçiç, t’i bëje qokë presidentit të Serbisë e ta ngushëlloje për atë që i ndodhi në Bruksel! Nuk e ka bërë e nuk do ta bënte asnjë shtetar tjetër shqiptar, përfshirë Rrahman Morinën a  këdo që ti dëshiron ta nomunoj në këtë antikosovarizëm dhe anti-shqiptarizëm.

Kosova të thotë “Jo Edi, minishengeni është thikë pas shpine për ne”! Ndërsa ti vazhdon dhe komploton me presidentin serb dhe me kryeministrin kukull të Maqedonisë së Veriut. Kosova i thotë mikut të tënd të çmuar në Beograd se “Serbia ka bërë së paku tri genocide kundër shqiptarëve në 150 vitet e fundit”! Ndërsa ti i thua presidentit “të lënduar” të Serbisëe “Mos u mërzit, vëlla, jam unë këtu e të mbroj prej akuzave të një politikani si Albin Kurti në Kosovë”!

Ti nuk ke masë! Nuk di të ndalesh. Nuk ke stacion. Je unik edhe në këtë aspekt. Edhe trenat e shpejtësisë së lartë kanë disa stacione ku ndalojnë. Gjithçka në galaktikë është formësuar në ekuilibër. Vetëm ti në këtë galaktikëm tonë të çmendur nuk ndalon, nuk ruan asnjë ekuilibër dhe nuk pushon së punuari kundër interesave të vendit të cilin beson se e drejton! Ti nuk njeh asnjë kufi në të keqen që nis! Do ta çosh deri në fund atë. Ti mbetesh pa gjumë derisa ta arrish atë që nis në perversitet anti-kombëtar!

Po bëhen disa vite që ke nis të zbatosh projektin e Serbisë së Madhe për ta zhbërë Kosovën dhe ende nuk jep ndonjë shenjë se mund të ndalosh e të reflektosh! Ti je përbindësh në të keqen! Nuk ke shok as satanain! As Budën! As Brutin! As Hamzain e Kastriotëve! As Esatin e Toptanëve! Madje ky i fundit mbahet mend për nja dy a tri vepra patriotike. E mbrojti Shkodrën nga invazioni malazez! Ndërsa ti nuk ke asnjë shenjë patriotizmi në qenien e në veprimtarinë politike e drejtimin shtetëror! Ti i ke hapur të gjitha portat, të gjitha kanatat dhe je nguju në frengiinë e Aleksandër Vuçiç për të qëlluar Shqipërinë, Kosovën dhe shqiptarët!

Pasi nxite dhe ngarkove Hashim Thaçin që ta udhëhiqte projektin e Beogradit për ndryshimin e kufijve dhe për ta ndarë Kosovën. Pasi dështove në këtë përpjekje të parë, ke vendosur të mos tërhiqesh në planet tua e të Aleksandër Vuçiç! Je bërë njësh me Beogradin në iniciativën e minishengenit. Se ty dhe presdientit serb u duhet minishengeni si alternativë anti-europiane. Prandaj nise sulmet kundër Europës! Nuk duhej ta lije vetëm vëllain tënd, Sandrin, në aventurën anti-Perendim! Edhe Amerikës ia dredh, po s’ta mban bytha! Madje duke e ditur se aventura anti-Europë është goditje për interesat e shqiptarëve!

Ti dëshiron ta bësh Serbinë lidere të Ballkanit. Dhe pse? Për ta bërë atë më të madhe. Për ta forcuar prezencën ruse përmes Beograditt në rajon. Për të izoluar gjithashtu Kosovën. Për ta ndrydhë atë. Ti nga Jugu e Aleksandër Vuçiç nga veriu i Ballkanit doni ta bëni Kosovën sanduiç. Doni ta zhbëni atë! E më pas doni ta krijoni Serbinë e Madhe. Ndërkaq me ndonjë copë të mbetur të Kosovës do të propogandosh “Shqipërinë e Madhe”!

E di. Ti je unik edhe në mohimin e asaj që bën e që thua! Je unik në mashtrime e në rrokopujën që krijon. Nuk e ke për turp që një ditë pasi ke ngushëlluar presidentin e Serbisë për dështimin e tij në takimin me kryeministrin e Kosovës, të presësh në takim Dua Lipën e të shkruash për “çikën” e Kosovës! Nuk e ke për turp që pasi ke mpreh thikën kundër Kosovës, ta cilësosh Distrian e artë si “luaneshë”! Ti u thua shqiptarëve të Kosovës “vëllezër” vetëm në mort! Duhej të vdisnin nja dhjetë prej tyre në aksident e të përmendje vëllazërinë tonë me Kosovën!

Por ti nuk pranon të vëllazërohesh me kryeministrin dhe presidenten e Kosovës! Se ata i konsideron armiq të Serbisë dhe armiku i mikut tënd është edhe armiku yt! Asnjë politikan të Kosovës nuk e ke konsideruar vëlla, nëse nuk të ka mbështetur ty në zbatimin e planeve të Aleksandër Vuçiç. Përkundrazi i shpalle armiq e “gomerë”! Për ty ishin e mbeten vëllezër vetëm ata politikanë të Kosovës që kanë bashkëpunuar ose bashkëpunojnë me ty për ndarjen e territorit, për krijimin e asosacionit të komunave serbe ose për krijimin e zonave extraterritoriale serbe në këtë vend!

Ti vazhdon të lutesh e të bësh thirrje që “Kosova të mos merret me të kaluarën”! Sepse e kaluara i djeg mikut e vëllait tënd në Beograd! Në të kaluarën ti shpesh herë ke qenë kundër Kosovës, madje hapur. Por krimet serbe nuk rëndojnë mbi ty. Megjithatë të shqetëson këmbngulja e Albin Kurtit dhe Vjosa Osmanit për të kërkuar llogari për genocidin serb në Kosovë! Madje je shumë aktiv. Ti ke frikë se mbetesh pa vëlla Vuçiçin. E ke lidh fatin tënd me fatin e presidentit të Serbisë! Çfarë dalldie politike e paparë e unike!

Ti nuk di të ndalesh. Ti nuk njeh kufij, Ti nuk ke stacion! Ti nuk ruan masë e as ekuilibër në asgjë. Madje ti në prezencë të gjashtë kryeministrave ballkanikë përqafohesh e puthesh me Aleksandër Vuçiçin e Brnabiqin, ndërkohë që e refuzon Albin Kurtin dhe Vjosa Osmanin! Prandaj në rracën shqiptare ti je monstër! Je unik! Nuk ke të dytë! As në varrezat e shqiptarëve nuk gjendet një tjetër si ti!

E megjithatë ne “të votojmë”! Ne “të përkrahim”! Ne thërrasim “Rroftë Edi Rama”! E nuk është çudi të thërrasim një ditë “Rroftë Baba Rama”! Po edhe kjo sindromë e amnestezisë sonë nuk ta jep të drejtën të mos njohësh kufij, të mos kesh stacion ku të ndalesh, të mos ruash masën dhe ekuilibrin! Për këtë arsye të quaj monstër! Të papërsëritshëm në të keqen që po i bën kombit shqiptar!

_______

Sot ne Shkup u be tentativa e katert per krijimin e Jugosllavise se re nen sundimin e Serbise. Ka shume detaje ku fle djalli. Por po vecoj vetem dy:

Aleksander Vucic tha se ne vitin 2015 (ne fakt ishte tetori e nentori i 2014-es) ne u takuam me Edin si armiq. Duke e theksuar kete presidenti i Serbise tha se atehere e beme kete per konsum te brendshem. D.m.th per te fituar kapital politik Edi te shqiptaret dhe Vucici te serbet.

Kete konstatim e kam theksuar nje dite pas takimit Rama-Vucic ne Beograd ne fund te nentorit 2014. Madje kam thene se te dy jane dakorduar qe te reagojne ne ate menyre, sepse ne fillim u duhej te rrisnin prestigjin, per te realizuar plane te tjera kunder Kosoves!

Edi Rama tha se Europa eshte nje Jugosllavi e madhe, ndersa minishengeni eshte nje Jugosllavi e vogel. Edhe ky pranoi se deri tani e ne vazhdim me minishengenin synon krijimin e nje Jugosllavie, qe ne fillim i duket e vogel, por qe shqiptareve do t’u dali guxhe, sic thote i madhi Cun Lajci!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

error

Nese e pelqyet ket artikull? Ju lutemi përhapni fjalën :)

Follow by Email
YouTube
YouTube
Tiktok