22/12/2024

Kur ELBSANI ushtoi në TIRANË

0
u1_Perparim-Hysi

(ese)

Nga Përparim Hysi

Nuk qe”Pylli i BRINJËS” që marshoi  drejt “Malit të DUSINJËS” si tek drama”MAKBETHI” të SHEKSPIRIT, por qe një”marshim artistiko-letrar” që filloi nga ELBASANI dhe demonstroi artitikisht, në kuadrin  e MUAJIT TË LETËRSISË, mu në TIRANË në RRugën”MINE PEZA” tek”VILA TAFA”. Them ELBASANI “marshoi” se en-bloc  si “dekori” dhe gjithë aksesorët e tjerë që duhen për një”demmonstrim” të tillë qenë nga ELBASANI dhe, përjashtim,  bënim veç ne, të tjerët,  që me prezencën tonë, për gati dy orë shijuam këtë demonstrim kaq të bukur.

*     *   *

Qe një promovim i bukur letrar, të cilin që nga a-ja deri tek zh-ja,  e organizoi, POETJA e MADHE, ILIRIANA SULKUQI.

Tha me gojën e saj, POETJA:”…unë jam nga ELBASANI.Librin e kam botuar në ELBASAN, skenograf është FATBARDH MARKU që është nga ELBASANI;përkthyese në gjuhën angleze MIRA ÇELA që është nga ELBASANI dhe kemi ardhur, enkas, për të festuar me ju.”

Një sallë e mbushur me ftesa nominale dhe tek”Paneli Qendror” fekste me prezencën e saj, NDERI I KOMBIT, MARGARITA XHEPA; ARTISTJA Ikonë e TEATRIT dhe Kinematografisë, ROZA ANAGNOSTI;ARTISTE e MERITTAR dhe MJESHTËR i MADH; Valltarja e madhe e ANSAMBLIT TË KËNGËVE dhe VALLEVE POPULLORE, NDERI I KOMBIT, LILI CINGU. Këtej, nga “plateja”, gjithmonë prezent dhe i madh edhe në thjeshtësinë e tij, ARTISTI i POPULLIT, LUFTAR PAJA.Çdo  pjesëmarrës i nderuar që nuk gjen emrin e tij, në këtë shkrim modest, të më falë se mungesa vjen vetëm nga mosnjohja ime.

*   *  *

Poetja, foli në vija të trasha, për poezinë e saj; për librat që sapo ka botuar dhe priti, mandej, diskutimet nga pjesëmarrësit.Po kush më shumë dhe kush më bukur, mund të fliste për POETEN se sa,  i kudogjeturi në sa e sa promovime të tilla se sa ALBERT ZHOLI.ALBERT ZHOLI  , me fjalën e tij shumë profesionale, e bindi auditorin se, në një farë mënyre, ai ka qenë si”hija” e POETES në gjithë veprimtarinë e saj krijuese. KY”surverim” kaq miqësor i ALBERT ZHOLIT i ka patur fillesat qëkur POETJA shërbente si oficere në USHTRINË POPULLORE (ajo është liruar me gradën NËNKOLONELE duke patur statusin e një USHTARAKU me gradë MADHORE) dhe miqësia e vjetër konvergon edhe sot në fushën e KRIJIMTARISË CILËSORE, ku për ILIRIANËN nuk ke se si i numëron çmimet,  Atmosfera në sallë, pothuaj, u bë inkadeshente me recitimet aq të ndjera të dy IKONAVE TË MËDHA TË SKENËS:MARGARITA XHEPA dhe ROZA ANAGNOSTI. MARGARITA na përloti me poezinë e autores për nënën dhe ROZA ANAGNOSTI (të dyja duhen përgëzuar për kujtesëën extra) përmendesh recitoi një poezi dashurie për nënën nga HENRIK HJANE. Për  të “thyer” pak këtë ceremoni kaq festive, vëllai i POETES, një nga VIOLINISTËT më të mirë të vendit, NDERI I ELBASANIT, ZEQIR SULKUQI, tregoi se sa të lidhur janë ata si vëlla e motër. Pastaj, për ta bërë më të plotë atmosferën e bukur dhe për të treguar”se kemi ardhur nga ELBSANI”, përkthyesja  e poezive të autores nga shqipja në anglisht, ZONJA ERMIRA ÇELA,  recitoi shqip dhe anglisht poezi të ILIRIANËS. Dhe për t’i dhënë ç’i takon, kësaj ZONJE TË NDERUAR nga ELBASANI, pasi pashë CV-n e saj, kemi të bëjmë me një poliglote:ajo zotëron, anglishte, italisht, greqisht e rusisht.Jo vetëm kaq:poliglotja shkruan poezi dhe është duke përgatitur një vëllim.

*   *   *

Dhe çfarë thashë unë  në këtë promovim:

” Në  historinë e letërsisë  së vjetër hebraike, kurrë nuk ka patur një dallim themelor midis PROFETIT dhe POETIT, – thotë nobelisti  Isaak Bashevis Singer. Poetja, duke ardhur nga AMERIKA ku  jeton familjarisht,  ka vënë mbi supe një mision të shenjtë:pas promovimeve në qytetin e ELABASANIT, e vazhdon misionin e saj, këtu në TIRANË, ku një përkushtim i veçantë i saj si krijuese, organizon këtë”meshë ringjalljeje” për tre POETË që njëri, pas tjetrit janë ndarë nga jeta. Enkas POETJA kujton POETËT QAZIM SHEME;BAJAZIT CAHANI dhe FLUTURAK GËRMENJI.

Dhe ja vargjet e mi për secilin pre tyre:

“…erdhi VJOSA e tronditur

Dhe më dha lajmin e hidhur:

Iku QAZIM QESARATI

Ai që shkruante vargje mjalti

IKu, iku QAZIM SHEME

Vargjet “malakste me qumësht vjeshte”

Kështu për të thoshte DRITËROI

Kaq tha VJOSA dhe me mua lotoi.

***************************************************

“Kaloja tek parku”Rinia”

Pashë që qante poezia

More vesh, – më tha sykaltra

Iku-iku, tek PARAJASA.

Shkoi e iku, HASIANI

Ai, zemëroqeani!

Iku BAJAZIT CAHANI

Bukuroshi, befas, iku

Më i lartë se PASHTRIKU

___________________________________

Ndjeu që zemra bëri”trak”

FLUTURAK! FLUTURAK!

Fluturon drejt e në re

Dhe si yll mbete atje

Mu atje ku është ZOTI

Ti, me shkrime:më i ploti!

Në çdo promovim, unë e thyej protokollin dhe, ngaqë libri”meshë” qe futur në botim dhe, papritur, vdes një nga lirikët më të bukur, unë recitova aty për aty, për të ndjerin PETRIT RUKA.

Ike, ike PETRIT RUKA!

O i miri si buka!

Nëpër vargje, sa i shijshëm

Vargu yt si ujë i pijshëm!

Lajmi i hidhur seç më theri

Ligjëroi me mua DHËMBELI

Ca më shumë TEPELENA

I pavdekshëm si legjenda!

______________________________________

Dhe tani? Bakllavaja, a nuk hahet në fund?

Vargjet për ILIRIANËN

Vajzërisë ti ke qenë MISS

Tash je MISS i poezisë

Përzë natën dhesjell ditën

Dëbon errësirën

Dhe sjell dritën

Zemëroqeane me shpirtin e brishtë

Në mëngjes si lule

Në darkë trëndafilishte!

T’i gëzosh vargjet, moj mike kaq gjeneroze dhe të uroj vetëm suksese!

P.S.Auditorit aq festiv i kërkoj ndjesë, për shkelje protokolli,  për vargjet, të aty për atyshme dhe veçanërisht ndonjë që nuk kam lakuar me emër.Është veç për shkak të kujtesës.

Tiranë, 21 tetor 2021

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

error

Nese e pelqyet ket artikull? Ju lutemi përhapni fjalën :)

Follow by Email
YouTube
YouTube
Tiktok