13/02/2026

Kur drejtësia harron logjikën – UÇK-ja dhe padrejtësia e Hagës

0
Blerim-Latifi5

Nga Prof. Blerim Latifi

Nga eseja e famshme e Carl Schmitt “Teoria e partizanit” e deri tek veprat e David Galula e John Nagl, studiuesit e kryengritjeve popullore e lëvizjeve guerile pajtohen rreth thelbit të tyre: gueriljet janë forca të çrregullta luftarake, që nuk janë pjesë e një ushtrie të rregullt shtetërore dhe zakonisht përbëhen nga vullnetarë ose luftëtarë lokalë.

Ato kanë strukturë jo të ngurtë dhe komandim të decentralizuar, ku njësitë veprojnë me autonomi.

Tjetra: dallohen për fleksibilitet të lartë, duke ndryshuar shpejt taktikat dhe zonën e veprimit sipas rrethanave.

Duke qenë zakonisht të armatosura keq, me armë të lehta, gueriljet nuk janë në gjendje të kontrollojnë territore në mënyrë të qëndrueshme dhe, kësisoj, ato detyrohen të veprojnë me njësi të vogla e të lëvizshme, duke shmangur përplasjet frontale dhe duke u tërhequr shpejt pas sulmeve.

Krejt këto karakteristika i gjejmë në kryengritjen e UÇK-së, por sot në Gjykatën Speciale ajo po trajtohet si të ishte një ushtri e rregullt, e cila, sipas vetë konceptit të saj, është atribut i shteteve.

Kështu, sot në Hagë jo vetëm që po shkelen normat themelore të drejtësisë, por po shkelen edhe ligjet themelore të logjikës.

E aty ku s’ka logjikë, aty nuk mund të pritet të ketë edhe drejtësi. Në fakt, aty mund të vijë në shprehje vetëm ajo që Platoni e quante formën më të tmerrshme të padrejtësisë: padrejtësinë e bërë në emër të drejtësisë.

Prandaj, me 17 shkurt, të gjithë në shesh në Prishtinë.

Për të mbrojtur të vërtetën dhe nderin mbi të cilat qëndron Republika e Kosovës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

error

Nese e pelqyet ket artikull? Ju lutemi përhapni fjalën :)

YouTube
YouTube
Tiktok