22/12/2024

KUJTIME QË MBETEN NGA “ALBA”

0
u1_Petrit-Aliaj-Alba1

Sigurisht, mjaft prej nesh Albën e personifikon me lindjen e diellit në orët e para të mëngjesit, përtej vijës së horizontit, tutje në det të hapur. Dikush mund të ndodhet ta shikojë daljen e saj në një shpat apo grykë mali e, jo rrallë, na ka qëlluar të kënaqemi edhe me fashën shumëngjyrëshe të një ylberi magjepës mbas kësaj Albe.  

Lëre pastaj të tejkalosh imagjinatën me kapërcime ylberore, duke menduar “sikur të isha djalë” apo “sikur të isha vajzë”. Por “Alba” jonë për një pjesë emigrantësh që jetojnë në provincën e Brescia-s ka tjetër,kuptim për faktin se Shoqata kulturore e cila lindi në Calcinato një vit më parë, u pagëzua me këtë emrër.

Ndërsa sot sot është e njohur përtej provincës së Brescia-s me praninë e saj në takime me konsujt e Rep.së Shqipërisë e atë të Rep.së Kosovës në Milano për të trajtuar depolitizimin e shoqatave, hapjen e Institutit të Kulturës Shqiptare,shkollave shqipe e kremtimin e vitit jubilar të Skënderbeut si edhe shumë aktivitete artistiko-kulturore të përbashkëta me Lidhjen e Shkrimtarëve dhe Artistëve Shqiptarë në Itali (L.SH.A.SHI.) e organizatën vullnetare internacionale ”InterAction”me qëndër në Brescia.

Tashmë Shoqata Alba  ka bërë të mundur hapjen e shkollës shqipe me tre mësues; Arjeta Kola, Marjana Shabaku e Ndue Shabaku, të cilët me datë 28 tetor 2018, me ekzekutimin e himnit tonë kombëtar,shpalosën flamurin tonë kuq e zi në praninë e dhjetra fëmijve me prindërit e tyre. Pa tjetër ishte një sukses sigurimi i lokalit për shkollën në sajë të përpjekjeve të presidentes së kësaj shoqate zj, Alma Marku,si edhe organizimin e mbrëmjes familjare me rastin e festave të nëntorit e mbylljes së fundvitit nën përkujdesjen e kryetarit të komisionit për veprimtaritë e kësaj shoqate, të riut Artelis Dedndreaj. Brezi më i ri në mbrëmjen e datës 2 dhjetor,përfaqësohej nga nxënësit e shkollës të cilët me recitimet e tyre i ngazëllyen prindërit e të gjithë sallën, mbushur plot e përplot të lokalit “La Stella dell Garda”.

Një mbrëmje hareje me ritme vallesh e këngë tradicionale, në të cilat rinia e pranishme në numër të  konsiderueshëm e më se shembullore, e përcjellë nga zëri i bukur i një të riu premtues, këngëtarit Gentian Deda, nuk mund të merrte kuptim tjetër. Pa dyshim, në krye të këtij aktiviteti të përbashkët qëndrojnë, si përherë, edhe Durim Moli(i cili i përshëndeti të pranishmit) e Dedin Paci, së bashku me rolin e pa zëvendësueshëm të zonjueshës Denisa Gjetja si drejtuese e spikatur.

Takimin e përshëndeti edhe presidenti i Lidhjes së Shkrimtarëve dhe Artistëve Shqiptarë në Itali z.Skënder Lazaj, duke vlerësuar bashkëpunim e kësaj shoqate në organizime festash e aktivitetesh social-kulturore ka ditur të paraqitet denjësisht përballë komunitetit të saj. Me këtë rast, në përshëndetjen time falenderova aktivistët e mësuesit e kësaj shoqate të cilët arritën të hapnin shkollën shqipe në kohë rekord së bashku me urimet për lumturi e begati familjare e arritje për të pranishmit.  Në bisedë e sipër me miqtë e mi Ndue e Skënder për rininë e fëmijët që ishin në festë, natyrshëm lindi pyetja se kush janë kujtimet që mbeten nga “Alba”. Në unison më dhanë një përgjigje; rinia e fëmijët të cilët gjejnë njëri-tjetrin, zhvillojnë gjuhën shqipe, mësojnë, kërcejnë, këndojnë e përcjellin tek brezi më i ri traditën dhe pasurinë tonë kulturore, identitetin tonë kombëtar.

Petrit Aliaj

Desenzano del Garda,(Italy) 03.12.2018.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

error

Nese e pelqyet ket artikull? Ju lutemi përhapni fjalën :)

Follow by Email
YouTube
YouTube
Tiktok