21/12/2024

Kujtime nga një kohë jo fort e largët- 500 vjetori i vdekjes së Skënderbeut

0
500vjetori-Skenderbeu

”Rilindja për fëmijë” 16. Kallnor 1968

Nga: Fahri Xharra

17 janari 1968 , 500 vjetori i vdekjes së Skënderbeut . Një jubile që e kanë rastin vetëm fatbardhët të kremtojnë vetëm ata që qëllojnë në atë kohë . Në Kosovë , Maqedoni dhe Malin e Zi shqiptarët filluan të frymonin lirshëm shqiptarisht ; ishte koha e ri zgjimit të madh shqiptar . Si me qenë nga natyra e porositur : zgjimi kombëtar në një pjesë të kombit që ishte i ndrydhur me shekuj mu në 500 vjetorin e rikujtimit të madh e shuarjes së Skënderbeut të Madh , por edhe fillimi i degradimit të unit shqiptar . E kishim turkun mbi krye mbi 500 vjet , e kishim serbin mbi krye gati 100 vjet .

Por edhe koha , edhe erërat çlirimtare të shpirtit të robëruar por edhe fryma e ngritur nga një udhëheqje shqiptare e këtyre anëve qe e mundësonte shijimin e të vërtetës sonë. Dikush u viktimizua ,; ashtu e paska natyra ligjin e saj , nuk ka fitore pa sakrifica.

Ishte koha kur u ngrit flamuri kombëtar në këto anë të tokave shqiptare; ishte koha e burgosjeve të atdhetarëve ; ishte koha e sundimit të RSFJ-së ; por ne prapë ia arritëm të kemi një dritë në ardhmërinë tonë . ishte koha kur shqiptarët mendoni pas ca e ca shekujsh ,vetëm shqip .

Ishte koha kur edhe fetarët e feve të shqiptarëve mendonin vetëm shqip . U rralluan disa gjëra të mbrapshta , disa vizita të panevojshme , disa lutje që nuk përshkonin me aspiratat tona; ishte koha e shqipes , e shqiptarisë në tokat ende të pushtuara të cilat luftoni për një autonomi në arsim , në politikë ,në zhvillimin industrial. Ishte koha : Shqip !

Jubileu I Skënderbeut e zgjoi krenarinë shqiptare ; librat e rinj për shkollarët e rinj fliteshin për Skënderbeun . Një ëndërr e pa paraparë ; një ngritje morali në caqet e saja , një shpresë për diçka më të madhe.

Edhe unë si 16 vjeçar që isha në kohën e rikujtimit të epokës së Skënderbeut , i dola krah me mundësit e mia që ma lejonte mosha dhe të la një gjurmë në gazetat e kohës ; për Skënderbeun dhe Shpatën e tij.

Po sot , po flas prapë për ato toka të 1968-ës , për Kosovën si shtet i pavarur , për Maqedoninë me “Marrëveshjen e pa zbatuar të Ohrit “, për Malin e zi që për ditë qenja shqiptare po zvogëlohet.

Kush e kishte menduar që me 17 janar 2016 , do ta kemi Kosovën shtet të pavarur me të gjitha atributet e një shteti të njohur ndërkombëtarisht.?

Kush e kishte menduar që do ta harrojmë Skënderbeun, do të mundohen t`iu falim serbëve me arsyetimin “shkencor “ ai nuk “ishte shqiptar”?

Kush e kishte menduar që më me guxim flisnim si të robëruar pas vitit 1968 , se sa sot në Kosovën e lirë.

Kush e kishte menduar që edhe më 17 Janar 2016 mundohemi ta ri sjellim të kaluarën e largët prapë në mendjen tonë të lire , të pa varur dhe t ‘ashtuquajturën mendje sovrane?

Zot , të kërkojmë ndjesë ,se edhe ti po e sheh se nuk jemi ata të kohës së 500 vjetorit të vdekjes së Skënderbeut .(170116 )

Fahri Xharra, 10.11.21

Gjakovë

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

error

Nese e pelqyet ket artikull? Ju lutemi përhapni fjalën :)

Follow by Email
YouTube
YouTube
Tiktok